Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 13 Mars 1996

Godo i thotë jo Kalakullës

PDD propozon miting të përbashkët të së Djathtës “Nuk mund të bashkëpunojmë me PDD si partnere” “Populli shqiptar, ka ardhur koha t’i kthejë sytë nga e djathta e vërtetë” Kjo do të jetë motoja e mitingut të së djathtës që organizon PDD-ja. “Të gjithë subjektet që janë me të vërtetë të djathtë dhe të preokupuar për të ardhmen e vendit, duhet të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre”, thotë lideri i PDD-së Petrit Kalakulla. Në këtë miting PDD ka ftuar të gjitha subjektet e Lidhjes së Djathtë. Por pak shpresa ka që aksioni i Kalakullës të ketë sukses. Dje lideri i Lidhjes, Sabri Godo, lidhur me këtë propozim dhe ftesë tha: “E djathta është e bashkuar. Është vetëm Kalakulla që vazhdon të rrijë jashtë Lidhjes. Bashkimin nuk e bën me mitingje. E djathta mund të bashkohet vetëm brenda Lidhjes së Djathtë”. faqe 3 foto A. BABANI
Sabri Godo Petrit Kalakulla A. Babani

Kapet një tjetër sozi e terroristit

Fier, ndalohet një kopje e identikit Fshatari kishte dhe një makinë “Fiat” faqe 6
Fier

Grevë masive e futbollistëve italianë

Të dielën do të ndërpritet kryekampionati evropian Rrezikohet edhe “Totofutboll” shqiptar faqe 23
Itali

Lirohet një nga katër protagonistët e Arsidit

Bankieri Tartari, tani jashtë qelisë Arsyeja shëndetësore i ka hequr 6 muaj e 7 ditë burg
Tartari

Një mijë dollarë gjobë për Arban Hasanin

Një tjetër proces gjyqësor ndaj gazetarëve “Ka lejuar botimin e një shkrimi kundër kosovarëve” Ish kryeredaktori i të përavurës “Populli PO” për herë të dytë në dyert e gjykatës. Dje ka përfunduar procesi i nisur ndaj tij pas një denoncimi të shoqatës “Kosova”, për shkrimin “Dasitë janë të vjetra e të reja” ku thuhej se Kosovarët kanë sjellë në Shqipëri drogën dhe prostitucionin faqe 2
Arban Hasani Kosovë Shqipëri

Shkelja e kushtetutës, sëmundja e Berishës

Opozita reagon pas vizitës partiake të Presidentit në Francë Gjinuishi: Presidenti vazhdon të sillet si partiak Berisha ka vendosur të marrë pjesë në një Konferencë të Bashkimit Demokratik Europian, që të takojë aty mjaft liderë të partive të këtij spektri që mund të jenë ndihmë morale për fushatën e PD-së. Por ai gjithashtu është i vetmi kryetar Shteti që merr pjesë në një Konferencë partie. “Do të ishte shumë kurioz të shikoja një ftesë që i bëhet në emër të këtij organizimi partiak një Presidenti të kujtdo vendi qoftë”, vazhdon komenti Presidenti i PAD, që beson se asnjë nga krerët e shteteve europiane nuk është implikuar në veprimtari të tilla partiake. faqe 3
Gjinuishi Ylli Polovina Francë Europë

I hiqen prangat Ylli Polovinës

Përfundon procesi ndaj gazetarit të ndaluar ditën e aktit terrorist Pas dy javë burg, dënohet me 30 mijë lekë gjobë I pazakontë interesimi i gazetarëve dje paradite në Gjykatën e Faktit të kryeqytetit për ndjekjen e procesit ndaj gazetarit Ylli Polovina. “Akuza ndaj meje është absurde dhe nuk mund ta pranoj atë” - kanë qenë fjalët e para të gazetarit menjëherë pas heqjes së prangave nga duart dhe përqafimit mallëngjyes me të afërmit dhe kolegët. Polovina përqafohet me të afërmit menjëherë pas vendimit të trupit gjykues
A. Frangaj Gjykatën E Faktit Të Kryeqytetit

Sot, gjyqi kundër A. Frangajt

Do të vazhdojë sot në orën 12.00 në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore në ngarkim të ish kryeredaktorit të “Koha Jonë” A. Frangaj. I akuzuar për shpifje nga një punonjës i SHIK-ut për një lajm të botuar një vit e gjysëm më parë, sot Frangaj do të paraqesë provat që vërtetojnë saktësinë e lajmit, duke hedhur poshtë akuzën e pabazë ndaj tij. Lajmi për të cilin bëhet fjalë është botuar edhe në gazeta të tjera me po të njëjtat fakte dhe akuza rreth ish shefit të komisariatit të Gjirokastës, Ylber Merja, i cili sot është punonjës i SHIK-ut edhe pse peshq ndaj tij pak kohë më parë gjykata ka zhvilluar seancën [?]
Ylber Merja Tiranë Gjirokastës

KARELIA

AMERICAN BLEND KARELIA Special 100's KARELIA LIGHTS 100's LOW NICOTINE Më pakicë 50 lekë dhe 55 lekë