Mbërrin shkresa e Prokurorisë në Kryesinë e Parlamentit
“T’i hapet rrugë hetimit për ish ministrin e Brendshëm, për ngjarjet e 2 Prillit, zhdukjen e dosjeve në MB dhe vrasjet në kufi”
“Anti-Genocidi” godet përsëri. Nga burime brenda Prokurorisë së kryeqytetit mësohet se është firmosur së fundi kërkesa drejtuar Kryesisë së Kuvendit Popullor për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetit socialist Gramoz Ruçi. Ndërkohë që dokumenti zyrtar ka mbërritur në kancelarinë e kreut të legjislativit shqiptar, mësohet se masakra e dy prillit, zhdukja e dosjeve dhe vrasjet e ndodhura në kufi në periudhën që Sekretari i Përgjithshëm aktual i PS ka qenë me detyrën e Ministrit të Brendshëm, janë edhe akuzat ndaj të cilave ai duhet të mbrohet, në rast se merret parasysh kjo kërkesë. Veç kësaj mësohet se së shpejti do të zhvillohet edhe seanca parlamentare ku do të diskutohet imuniteti i liderit socialist.
faqe 2
Vrasje në anijen “Arbëria”
Një marinar shqiptar mbetet pa jetë
Mbërrin lajmi për incidentin në Detin e Zi
faqe 7
Dosje e re “Antigjenocid”
Tani denoncojnë antikomunistët e Fierit
Arrestohen ish funksionarët lokalë për internim dëbimet
faqe 6
Shtyhet vendimi për ligjin elektoral
Do të jepet një ditë para shpërndarjes së Parlamentit
Dje në Gjirokastër Kushtetuesja
faqe 2
Nuk dihen emrat e kandidatëve
Për 115 zona, 351 kandidatë për deputetë
Përfundon kongresi i dytë i socialistëve
Në përfundim të Kongresit, janë miratuar rezolutat e kongresit, komisioni qendror elektoral për zgjedhjet, lista e përgjithshme me 351 propozimeve për kandidatë në zgjedhjet e reja, etj. Ndërkaq, mësohet se në listën e 351 propozimeve socialiste janë edhe emrat e të gjithë kandidatëve që pritet nga ligji i kontrollit të figurave. Rezolutat janë miratuar unanimisht, por e drejta e miratimit të listës së 115 kandidaturëve u dha se do t’i delegohej kryesisë dhe komitetit drejtues.
faqe 3
Opozita do të fitojë shumicën absolute
Gjinushi: Vetëm në Iran kontrollohen politikanët nëse janë bërë synet
Liderat e PSD në Universitetin e Shkodrës
Partia Socialiste 35 %, Partia Demokratike 25 %, Partia Socialdemokrate 15 %, Lidhja e Djathtë 10 %, Aleanca Demokratike 7%, Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut 6 % - kjo ka qenë skedina e liderit socialdemokrat shqiptar për zgjedhjet e ardhshme. Parashikimin e tij ai e ka bërë publik në një takim ditën e djeshme në një nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
faqe 4
Ndalohet 11 ushtarakë - Fillon hetimi
Ndërhyrja e zjarrfikëseve eviton tragjedinë që mund të shkaktonte djegia e lëndëve helmuese
Digjet magazina e mjeteve kundërkimike