27/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 mars 1996

Islami kandidon për President Republike

Sabit Brokaj: "Meqenëse Kastriot Islami do të kandidohet për President, unë po kandidohem për Kryeministër" Kandidatët e PS: Ja postet që synojmë pas zgjedhjeve Në PS të gjithë kërkojnë poste. Plotësimi i formularëve drejtuar Komisionit Shtetëror për kontrollin e figurave, ka zbuluar edhe postet ku synojnë të kandidohen disa nga drejtuesit e socialistëve. Në një nga kolonat e formularit të "pastërtisë", pikërisht atë ku shkruhet "Për çfarë kandidohesh", janë lexuar edhe detyrat shtetërore që kërkojnë të mbulojnë liderët e PS. Kështu në formularin e tij, deputeti i PS, Kastriot Islami ka shënuar se kërkon të kandidohet për President. Por mund të jetë i kënaqur edhe me postin e Kryeministrit, ose nga e keqja të pranojë atë të ministrit. Sabit Brokaj ka ngulmuar vetëm tek posti i kryeministrit. Ndre Legisi, duke qënë aktualisht anëtar i Komisionit Parlamentar për verifikimin e pasurisë, përveç se deputet ka kërkuar të kandidohet edhe si Kryetar i Kontrollit të Shtetit. Ndërsa Majko do të kandidohet edhe për portofolin e Kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Kështu bashkë me formularët, kanë mbërritur në Komisionin Shtetëror edhe "postet e ardhshme" të krerëve të PS. Pritet që në Komision të mbërrijë edhe formulari i kryetarit të socialistëve. faqe 3

Gjonaj: Mjekët mbulojnë krimin

Për 30 vrasje nuk është bërë autopsia e viktimave Protestë e kreut të Gjykatës së Tiranës faqe 2

Mbërrijnë listat e kandidatëve

Emrat janë ende sekret Mblidhet komisioni elektoral i PR faqe 4

Lideri lokal më i pasur se Presidenti

Pas deklarimit të pasurisë familjare Prefekti i Shkodrës "sfidon" Berishën faqe 7

Në pranga dy policë

Gjykata e Apelit prisi vendimin e parë Vlorë, grabitja e skafeve të sekuestruar faqe 6

Duam përsëri Rulin deputet

Forumi rinor i PD kërkon ish ministrin e Financave Mblidhet aktivi i PD në Gjirokastër faqe 3

TV lokal për Tiranën

Tirana me televizionin e saj. Lajmi për fillimin së shpejti të një programi televiziv që do të mbulojë të gjithë hapësirën e kryeqytetit është konfirmuar mbrëmë për TVSH nga drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës Leka Bungo. Duke folur për ndërtimin së shpejti të një diskoteke gjigante në ambientet e ish Muzeut Enver Hoxha, Bungo nuk ka përjashtuar të kritikojë edhe autoritetet shtetërore për zvarritje në realizimin e projektit për televizionin e Tiranës. Megjithatë, ai ka konfirmuar se drejtori i QNK pritët që valët televizive të re të përhapen së shpejti, kohë që përkon edhe me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Luftë "lopës së çmendur"

Do ndalohet eksporti britanik i mishit Takimi jashtëzakonshëm i BE faqe 12

Berisha: PS do të shpërndahet

Faza e dytë e kongresit do të jetë faza e shpërndarjes Presidenti përkujton 6 vjetorin e revoltës kavajase faqe 3