08/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 maj 1996

Sukses i socialistëve, miting edhe në shesh

Incidente me policinë, dy vetë përfundojnë në spital Vlorë, manifestimi më i madh i PS, mbi 6 mijë vetë “pushtojnë” Pallatin e Sportit Ka filluar dje në ora 18.00 mitingu më i madh i socialistëve gjatë këtyre ditëve të fushatës. Në pallatin e sportit në Vlorë, janë futur brenda dyfishi i kapacitetit, rreth 6 mijë vetë. Banderola, flamuj kombëtar, parrula “Më 26 maj Nano është i lirë”, “PS do të fitojë” “PD dështoi me turp” dhe qindra foto të Nanos në duart e pjesëmarrësve. Në qytetin e jugut kanë “zbarkuar” krerët e PS, Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Ermelinda Meksi, Zabit Brokaj dhe Ndre Legisi. Entuziasmi i pjesëmarrësve ka bërë që mitingu të vazhdojë edhe në sheshin para pallatit të sportit ku ishin mbledhur qindra njerëz që brohorisnin parrulla socialiste. Dhe që nga sheshi, njerëzit janë derdhur në rrugët e Vlorës me thirrjet: “PS do të fitojë”. foto: G. Kalaja faqe 3

Brojka: Më jepni votën, do bëj të pamundurën

Do të mbroj rrugë, do të mësoj mijëra fëmijë dhe do heq papastërtitë Kryetari i PD për Tiranën takohet me votuesit

Hajdaraga: Dimrin e ardhshëm do ta kalojmë me drita

Do të hapen 80 mijë vende pune, do të kemi grante energjie elektrike Nënkryetari i PS deklaron para zgjedhësve faqe 3

Rrëzohet akuza për Zylyftar Ramizin

Prokurori: Ish kreu i Sigurimit të Shtetit nuk akuzohet për “Genocid” por vetëm për “krime kundër njerëzimit” Dje, seanca e deklarimeve për të akuzuarit për genocid “Ish Drejtori i Sigurimit të Shtetit dhe kreu i kundërzbulimit shqiptar për dhjetë vjet rresht, Zylyftar Ramizi, nuk akuzohet për “Genocid” por vetëm për “krime kundër njerëzimit”. Ky është pohimi i bujshëm dalë nga goja e prokurorit Arjan Sulstafa, falë këmbënguljes së avokatit të pandehurit. Pas kësaj, mbrojtja është hedhur në sulm, kur ka deklaruar se “dosjen e Prokurorisë, nuk ka asnjë për klientin tim. Hetimi për të, sipas një relacioni të prokurorit Ahmet Prenci, është bërë së bashku me Muho Asllanin dhe Sulejman Bushatin që akuzohen vetëm për “krime kundër njerëzimit”. faqe 6

Më 27 maj është vonë për autokritikë

TVSH sillet si rrugaç ndaj opozitës Opozita është e detyruar t’i bëjë thirrjen e fundit gazetarëve të Televizionit. Njoftojnë sot nuk tregoni të vërtetën ju nuk jeni profesionistë, ndaj mos pretendoni të punoni nesër në këtë institucion të shenjtë faqe 2

Këlcyr[a?] me tre fshatra shpallen Bashki

Programi i PD - Tre ura për qytetin Presidenti Berisha në Përmet - faqe 4

Dënohet ushtari me 6 vjet burg

Akuzohej për vrasjet të kufi në rrethin e Korçës Rikthehen episodet e përgjakshme të vitit ’90

Me fondet e koncerteve të shtrojmë rrugët

Ceka, Basha e Gonxhe në Kamës e Bathore PAD hap fushatën në Tiranë faqe 4

Kasacioni mbyll “dosjet” e 97 politikanëve

Fiton edhe Puto i PS Përfundon gjykimi për të eliminuarit nga Komisioni faqe 2

Anijet të kthehen urgjentisht në Atdhe

Vazhdon dita e 11 e grevës në Flotën Tregtare Apel i marinarëve drejtuar krerëve të shtetit - faqe 7