17/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 maj 1996

Ja kush ishte Sigurimi i Shtetit shqiptar

Ish zv. ministri i Brendshëm, Zylftar Ramizi, për mbi dy orë rrëfen ingranazhet e makinës së tmerrit Për herë të parë gjithçka mbi organizimin, strukturën, objektin, numrin e bashkëpunëtorëve të sigurimit, agjenturën shqiptare jashtë shtetit, zbulimin e agjentëve të huaj në vendin tonë dhe detyrat e Sigurimit për Internim - Dëbimet Ministria e Brendëshme Sigurimi i Shtetit Drejtoria e I - Kundërzbulimi Drejtoria e II - Kundërzbulimi Drejtoria e III - Zbulimi Dega 1 Zbulimi i veprimtarisë të agjentëve të huaj Dega 2 Zbulimi i zbulimit të ambasadave të huaja Dega 3 Pastërtia e ofiçerëve të M. Brendëshme Dega 4 Administrimi i dokumentacionit dhe materialeve operative Dega 5 Teknikë operative Dega 6 Sigurimi ushtisë [?] Dega 7 Zbulimi i krimeve ekonomike Dega 8 Veprimtaria e elementëve armiqësor Rrjeti sekret informativ Rezidenca Agjentë Informator Strehuesi 1 Oficeri i drejtimit të internim dëbimeve 2 Oficeri i drejtimit të kampeve e burgjeve Ka qenë një seancë e lajmëruar si mese e zakonshme, ajo e dëgjimit në procesin e Genocidit, kundër të quajturve "5 krerët e Internim-Dëbimeve", Cela, Mino, Ramizi, Myftiu e Lleshi. Dje ata kane patur radhën për të dhënë shpjegimet rreth provave të dhëna deri tani. Pas të parit, Aranit Çela, është ngritur dhe për afro 120 minuta ka dhënë shpjegime ish zv").Ministri i Punëve të Brendshme, Zylftar Ramizi. Për herë të parë deri tani, ai ka shpjeguar me detajet më të hollësishme, gjithçka mbi Sigurimin e Shtetit Shqiptar. Dje është parë të zbulohet arkitektura e plotë, deri me detaje të hollësishme e "pallatit të ëndrrave", mermis [?] 50 vjeçar i shqiptarëve. Kreu i kundërzbulimit shqiptar, nga 1 Nëntori 1982 e deri në 7-8 Korrikun e 1990, ka nxjerrë nga kasaforta tepër sekrete kafkës së tij, për të zbërthyer rrënjëshem, kodin e padeshifrueshëm deri më tani të lojës së agjentëve e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Pjesa më e errët e 50 viteve të kaluara, dje për herë të parë ka filluar të ndriçohet, e një nga sallat e katit të parë të Gjykatës së Faktit në kryeqytet. (Vijon në faqe 2)

Shqiptarët dëshirojnë humbjen e PD

Të gjithë ata që janë në prag të pushtetit, janë të prekur nga e kaluara Dje gazeta britanike “The Independent” shkruan për zgjedhjet në Shqipëri faqe 5

Shkelësit e ligjit do shkojnë në burg

Në Shqipëri sundojnë kriminelët dhe hajdutët Konferencë shtypi e PAD për incidentin e Divjakës faqe 4

Masakrohen njerëzit e Dhjetorit ‘90

Rrihet egërsisht deputeti Peshkëpia, Ceka, Pashko, Zogaj, Keko, Çupi, Fevziu, etj, ndalohen të zhvillojnë takimin elektoral Dje, dhunë policore në takimin e Blendi Gonxhes në Qytetin Studenti Gonxhe: “Skenë e denjë për arkivat e dhunës fashiste në Amerikën Latine” Shefi i Rendit Publik të Komisariatit numer 1 Tiranë, Lulzim Sallaku, i ndihmuar nga lakejtë e tij, përdor dhunën mbi Blendi Gonxhen, Ridvan Peshkëpinë, Blendi Fevziun, Arben Hasanin dhe Skënder Minxhozin të gjithë nismëtarët të Lëvizjes së Dhjetorit, të cilët ndalohen dhe shoqërohen me sharje në të ndyrë për në komisariatin e policisë. faqe 3 Dhjetor ’90, Blendi Gonxhe mbi supet e studentëve gjatë demonstratave antikomuniste

Ndjekje penale për kreun e Bashkisë

PS: Kelmendi po manipulon zgjedhjet Socialistët akuzojnë Sali Kelmendin faqe 5

Buka e dritat shqetësojnë fushatën

Kërkohet normalizimi i gjendjes para 26 majit Korçë, prefekti thërret krerët e pushtetit lokal faqe 7

Fatos Nano mëson arabisht

Gjuha e gjashtë për liderin e burgosur socialist Rrëfime nga qelia e sigurisë së veçantë në Bënçë faqe 6

SHIK - u kundër politikanëve: “Do t’u hedhim në gjyq”

Luftë deklaratash mes partive dhe institucionit shtetëror SHIK - u kundër politikanëve: “Do t’u hedhim në gjyq” Nuk jemi ne që ju kemi prishur fushatën Luftë deklaratash mes SHIK-ut dhe partive shqiptare. Institucioni i shërbimeve sekrete shqiptare akuzon ashpër liderë të disa forcave politike dhe hedh poshtë hipotezat e ngritura për prishje të mitingjeve nga ana e punonjësve të tij, faqe 3

Kjo është luftë e gjithë shqiptarëve

Reuter: Tranzirat në Kosovë shkaktojnë alarm në Maqedoni faqe 10