Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 21 Maj 1996

Socialistët: Ja si do t’i mbrojmë votat tona

Kryetarët e 37 rretheve gati për çdo të papritur më 26 maj Dje krerët e PS japin udhëzimet e fundit në të gjithë Shqipërinë Kryesia e PS ka mbledhur të gjithë kryetarët e PS në rrethe, lidhur me procedurat e zgjedhjeve dhe masat që duhet të marrin socialistët për të shmangur manipulimet e mundshme nga ana e PD-së. Kryetarët e rretheve edhe njëherë kanë mësuar të gjitha veçoritë e formularëve të votimit dhe të rezultateve të tij. Zyra elektorale e PS u ka treguar të parëve të rretheve konkretisht një nga procedurat e hapjes së qendrës së votimit, kutisë së votimit, sigurimit të dhomës së fshehtë, regjistrimit të votuesve e deri në plotësimin e procesverbalit kryesor. Mësohet se këta kryetarë do të mbledhin të gjithë anëtarët e tyre në qendrat e votimit dhe do t’u shpjegojnë atyre të gjitha hiletë e mundshme që pritet t’i përdorë pushteti për manipulimin e votimeve. faqe 3
Shqipëri

Brozi: Votoni anti PD

Po të veprohej në Shqipëri si në shtetet demokratike, Berisha, Meksi dhe të tjerë pushtetarë të lartë do të duhej të kalonin shumë kohë nëpër gjykatë Ish-kreu i Kasacionit shkruan nga Amerika Shqiptarët, për të keqen e vetes së tyre, vazhdojnë të kenë frikë si në kohën e diktaturës; frikë nga të ligjtë, frikë nga pushtetarët, frikë nga SHIKU, frikë nga njohurit, frikë nga të panjohurit, frikë nga makinat pa targa, frikë nga makinat me targa shtetërore, frikë edhe nga miku, frikë...frikë edhe nga vetja. Popull, për të mirën tënde, hiqe frikën më 26 Maj dhe në gjithë jetën tënde. Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqinj, sepse ata nuk mund të flenë po të mos kenë bërë të keqen, gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë. faqe 9
Brozi Berisha Meksi Shqipëri SHBA

Zbulohen eshtrat e Fiqerete Shehut

I biri: “Nënën time mund ta kenë vrarë në qeli” Dje, nga varrezat e fshatit Gajush të Lezhës në Kombinat të Tiranës Pas tetë vjetësh nga vdekja, gjendet varri i gruas së ish kryeministrit Mehmet Shehu. Afro 70 km larg kryeqytetit një varr pa emër, vetëm me numërin e të burgosurit, së bashku me të vdekurit në kampin e Zejmenit Vetëm tre orë pas rivarrimit të së ëmës, Bashkim Shehu tregon për “KJ”... Pasi u lirova nga burgu në marsin e 1991, vetëm dy muaj më pas fillova kërkimet lirid e ndërprera vetëm pak ditë më pas. Një urdhëresë e firmosur 40 vjet më parë, nga Ministri i Brendshëm (ndoshta dhe nga babai im), nuk lejonte kthimin e eshtrave të të vdekurve në burg. Pas 22 marsit 1992, në kohën e Qeverisë së PD, kërkova takim me Ministrin e Brendshëm, Kopliku i cili urdhëroi një varrës te tij për kontrollin e arkivës dhe gjetjen e proces - verbalit të varrimit. Dokumenti që shtiva në dorë ishte i zyrtar i dhe i saktë, kështu nuk kisha arsye që të ngutesha. Ndërkohë i bëra kërkime për gjetjen e vendvarrimit të babait, që ishte edhe më e vështirë. Pasi nuk munda të bie në gjurmë dhe konkludova që shkova disa kohë jashtë shtetit. Para pak muajsh u ktheva dhe rifillova kërkimet. Pasi rashë në gjurmë e varrit të babait, tre javë më parë shkova në Lezhë dhe verifikova vendin e prerjes së sënes. Vetëm dje, arrita që të konkretizoja kërkimet e disa viteve me shpresën e madhe të gjeja shumë shpejt edhe eshtrat e babait................. faqe 5
Fiqerete Shehut Mehmet Shehu Bashkim Shehu Kopliku Gajush Lezhë Kombinat Tiranë Zejmenit

Pasnesër në Rubik miting i madh në qendër të qytetit

Pasnesër, me datë 23 maj ora 18.00 në qendër të qytetit të Rubikut do të zhvillohet mitingu i madh për mbylljen e fushatës elektorale në komunën e Rubikut, të kandidatit për deputet Nikollë Lesi. Do të marrin pjesë kryetari i PSD Skënder Gjinushi, presidenti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka si dhe zotërinjtë Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Teodor Keko, Frrok Çupi. Ftohen të marrin pjesë të gjithë simpatizantët e kandidatit dritalid Lesi.
Nikollë Lesi Skënder Gjinushi Neritan Ceka Gramoz Pashko Preç Zogaj Rubik Rubikut

Përsëri “Koha Jonë” pa telefon Drejtori Hekuran Cenku ndërpret telefonat

Përsëri “Koha Jonë” pa telefon Drejtori Hekuran Cenku ndërpret telefonat U bënë mbi 8 ditë që redaksia e “Koha Jonë” punon pa telefon, pasi drejtori i telekomit të Tiranës, Hekuran Cenku si dhe SHIK-u i Tiranës kanë urdhëruar ndërprerjen e sinjalit telefonik për të dy numrat 28781 dhe 28796. Në këto kushte redaksia ka qenë dhe është e detyruar të punojë në kushte jo normale, duke mos pasur mundësinë për të siguruar informacion të plotë nga të gjitha rrethet. Edhe numrat privatë të gazetarëve të “KJ” janë ndërprerë sapo janë përdorur për nevoja të redaksisë.
Hekuran Cenku Tiranë

EURO-LINES Athinë njofton

Në kuadrin e zgjedhjeve në Shqipëri, zyra turistike EURO-LINES Athinë, organizon, udhëtime direkte për në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me autobusa të rinj, Nënvizojmë se asnjë udhëtar nuk do të ketë probleme me policinë greke në kufi. Adresa: Odhos Ermu 64, kati i dytë. Tel:33 11 792, 33 11 793, 093 415 983
Athinë Shqipëri Odhos Ermu 64

GoldStar AUDIO VIDEO

GoldStar AUDIO VIDEO Global Sponsor Of The United Nations ANNIVERSARY 50 Lexoni në faqe 10