Kallëzohet protesta e PS, PAD, PSD dhe PUK kundër manipulimeve të zgjedhjeve
Opozita në grevë urie
Mbi 150 kandidatë për deputetë të ngujuar
“Sakrificë kundër grabitjes së votës” është koduar greva e urisë që kandidatët për deputetë të PAD, PSD, PS dhe PUK filluan dje paradreke. Kjo është greva e parë e urisë e politikanëve shqiptarë. Ora 14.00 shënoi fillimin e grevës së urisë të opozitës. Ishte kandidatë për deputetë të AD dhe PSD, që në këtë orë u futën në një grevë urie 72 orëshe. Në drejtimin e Neritan Cekës, Paskal Milos, Arben Imamit etj Poli ka vendosur që të demonstrojë vullnetin e mirë, për ta rikthyer demokracinë e fituar në dhjetor 1990. Në selinë e PSD, deputetët e ngujuar të Polit të Qendrës, u bënë shembull nxitës dhe për kandidatët e PS. Mbi 50 kandidatë e kësaj partie, prej orës 17.00, nën drejtimin e dhjetoristit Pandeli Majko dhe me pjesëmarrjen e nënkryetarëve Namik Dokle, Ilir Meta e Luan Hajdaraga, janë futur në një grevë urie pa afat.
Dje në minutat e para të grevës së urisë së kandidatëve të Polit të Qendrës (PAD, PSD) foto Reuter
faqe 3
Shqipëri, abuzime të paturpshme
“The Guardian” shkruan
Shqipëri, abuzime të paturpshme
BE gati të braktisë planet për Shqipërinë
faqe 7
Presidenti i Internacionales Socialiste denoncon votimet shqiptare
“Zgjedhjet, farsë elektorale”
Morua: “T’i japet fund sa më shpejt tentativës së një diktature të re në tokën europiane”
faqe 3
Deklaratë e Presidencës së Bashkimit Europian mbi zgjedhjet në Shqipëri
BE: Kujdes vazhdimin e procesit elektoral
faqe 4
Deklaratë e kryesisë së organizatës OMONIA
“Zgjedhjet u manipuluan”
faqe 4
Sterjo dhe fikë në radhët e qytetarëve pas zgjedhjeve
Shkodër, bulevardi bosh
faqe 4
Ndaj dhunës mbi gazetarët
Dje, takim i përfaqësuesve të shtypit me Presidentin e Republikës
Berisha: Denoncoj çdo barbarizëm të gazetarëve. Berisha i dha alarmin e tij për ngjarjet që kanë rrezikuar kriminalisht
Është shkaku për djegien e dosjeve të Sigurimit të Shtetit
Ish kreu i SHIK: Më lini prangat
faqe 2
Komuniteti ndërkombëtar duhet të zhvlerësojë zgjedhjet
Të krijohen kushtet për të shkuar sërish në votime
Deklaratë e fortë e Human Right Watch Helsinki për ngjarjet në Shqipëri
faqe 5
Të gjithë kundër Melos
Makariadhi: Qëndrim qesharak dhe i papërgjegjshëm i Vasilit
Tërhiqen nga votimet kandidatët e PBDNJ
Flirti me Berishën po i kushton shumë liderit të partisë së grekëve të Shqipërisë. Melo dje ka mbetur i vetëm në aventurën që ndërmori kur vendosi se do të merrej pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kandidatët për deputetë të PBDNJ kanë kundërshtuar deklaratën e Melos dhe kanë depozituar në komisionet elektorale dorëheqjen e tyre, ndërkohë që Melo ka mbetur i vetëm edhe në kryesinë e partisë së tij.
faqe 4
Në grevë urie për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar
Kërkojmë anulimin e zgjedhjeve
Flasin të ngujuarit e grevës së urisë në ditën e parë
faqe 4
Lotaria e Kryqit të Kuq Shqiptar datë 31.05.1996
Fitojnë çmimin prej 500 lekë biletat që mbajnë me numër 35
Fitojnë çmimin prej 2000 lekë biletat që mbajnë me numër 129
Fitojnë çmimin prej 5000 lekë biletat me numër 4428
Fitojnë çmimin prej 50.000 lekë biletat me numër 3/3233
Fitojnë çmimin prej 150.000 lekë biletat me numër 7/7580
Fitojnë çmimin prej 800.000 lekë biletat me numër 13/0249