23/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 korrik 1996

PS “kopjon” ligjin e genocidit

Ndryshimet statutore në Partinë Socialiste, refleks i mocionit Nano Jashtë partisë të gjithë ata që: “janë të implikuar me krimet apo kanë marrë pjesë në procese gjyqësore politike” Rilindja e bashkuar Numri pari: 11 Maj 1991 Nr. licensës 036967, Dega TTI. Viti i gjashtë i botimit 172(981) Çmimi 30 Lekë, 300 Dr. E Martë 23 Korrik 1996 Partia Socialiste do t’i referohet ligjit “Për genocidin...” menjëherë pas Kongresit. Një pikë e shtuar në kushtet e pranimit dhe zgjedhjes në parti me të madhe të opozitës, përcakton të gjithë ata që “janë të implikuar me krimet apo kanë marrë pjesë në procese gjyqësore politike”. Kjo pikë shumë e ngjashme dhe ndoshta e huazuar prej ligjit “genocid”, padyshim që do të ketë mjaft reagime brenda kësaj partie që ka trashëguar drejtues dhe elektorat të ndjeshëm nga ish-PPSH. Këtë shtesë e konfirmon anëtari i kryesisë dhe i grupit të punës për ndryshimet në statut, Et’hem Ruka. Ai nuk e pranon që kjo shtesë është aplikim i ligjit të famshëm dhe të kritikuar nga PS: “Nuk bëhet fjalë për të introduktuar ligjin e genocidit në statutin e Partisë Socialiste, as nuk është bërë një propozim i tillë dhe nuk ka se si të bëhet, kur dihet se qëndrimi i PS në parlament ka qenë i prerë kundër këtij ligji, i cili rrezon në bllok njerëzit pa e vërtetuar fajësinë e tyre në Gjykatë”. Por kjo shtesë ekziston, megjithëse jo brenda statutit të Partisë Socialiste. “Megjithatë, - tërhiqet Ruka duke e konfirmuar lajmin e dalë nga burime të kësaj partie - në kriteret, ose në frymën me të cilën ne punojmë është e domosdoshme që në forumet e PS, nga nivelet më të ulëta në nivellet më të larta të zgjidhen njerëz kredibël, njerëz të cilët janë të paimplikuar me krime, ose që kanë bërë procese gjyqësore të provuara që kanë marrë në qafë njerëz”. Por kjo është edhe një nga nenet e ligjit kundër genocidit dhe ligjit “Për kontrollin e figurës...”, ligje që skualifikuan mjaft politikanë socialistë para zgjedhjeve të 26 majit. Për këte u ngrit edhe një Komision prej shtatë vetësh, i cili ndoshta do të aplikohet edhe në PS. Të interesuarit për të hyrë në këtë parti apo për t’u zgjedhur në forumet e saj, menjëherë pas Kongresit do t’i nënshtrohen një kontrolli të trepte të drejtuesve përkatës. Mënyra e përzgjedhjes nuk do të jetë e njëjtë si për ligjin e genocidit. “Mënyra kryesore e verifikimit është curriculum i të interesuarit”, shpjegon Ruka, “e ka cilësuar këtë si një mënyrë që në PS të mos hyjnë njerëz me ‘ngarkesa të tilla’”. Kështu siç paraqitet ky udhëzim është një formë e moderuar e ligjit që elimi-noi shumë politikanë të PS. Por grupi i punës për ndryshime në Statutin e PS, ka propozuar edhe ndryshime të tjera, të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes. I parapranuar mbeti propozimi që ka lidhje me formimin që do të zgjedhë kryetarin. Këtë propozim e ka konfirmuar dje Ruka, por pa pranuar të dekonspirojë autorin. Sipas burimeve të brendshme, mësohet se autori ka qenë nënkryetari socialist që drejton grupin e ndryshimeve statutore, Luan Hajdaraga. Propozimi i tij ka qenë që kryetari të zgjidhet nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues dhe jo nga Kongresi. (vijon në faqe 3) Dje në Varna, Bullgari: Njeri nga 100 tanket ruse që Moska ia akordoi Ushtrisë Bullgare REUTERS

Mësoni gjuhë të huaja

“Jap autorizime edhe për juridik” Arbnori fton deputetët Kryetari i parlamentit shqiptar, Arbnori u ka komunikuar dje deputetëve të rinj se kryesia e parlamentit do të shpërndajë këto ditë autorizime për të ndjekur juridikun me korrespondencë, për të gjithë ata deputetë që nuk e kanë kryer ende këtë fakultet. Njekohësisht, Arbnori njoftoi për të gjithë deputetët, së nevojat e kryesisë do të hapen kurse trainimi për gjuhët e huaja. “Kemi mungesë të risteresh dhe parlamenti ka shumë nevojë për to. Prandaj, të gjithë deputetët e rinj, të të gjitha partive, pa përjashtim, të vijnë tek unë për të marrë autorizimin për ndjekjen me korrespondencë të juridikut”, tha dje Arbnori dhe “ftoi deputetët që të ndiqnin seriozisht këshillën e tij. ‘Kjo është sakrificë e vlefshme për ju dhe për parlamentin, prandaj ndiqeni me seriozitet këtë shkollë’ - thotë me tej Arbnori. ‘Do t’ju ndihmojë edhe në kurse të gjuhëve të huaja. Ju dini, por do të jetë i praktikoni edhe më pas do t’ju duhen në marrëdhëniet me parlamentet e huaj’, iu tha dje Arbnori rreth 127 deputetëve, 90% të cilëve kanë shënuar në karakteristikat personale se njohin përmbi një gjuhë të huaj. Por, Arbnori, që duket i ka velit edhe përvoja e komunikimit me jashtë të parlamentarëve të kaluar, me hapjen e këtyre kurseve të trainimit synon mësimin e gjuhëve të huaja, për rreth 11 deputetë aktualë të cilët rezultojnë ‘të varfër’ në komunikimin me kolegët e huaj. B.V

Meksi: Ju kërkoj edhe një herë votën

Qeveria e re: ja se ç’do të bëjmë faqe 6 Sot mbledhja e KPD të PS Kryesia: Jo raport nga Bënça faqe 9 Ambasada: “Ja ku prehen gjermanët e vrarë” faqe 5 Tirana dhe Athina lidhen me Traktat Ratifikoi Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë faqe 3