Qeveria i “hipën kalit”
Meksi 2 merr votbesimin. Socialisti Rexhepi abstenon i vetëm
Arbnori: Qeverinë do ta rrëzojnë kioskat
faqe 3
Meksi 2 merr votbesimin. Socialisti Rexhepi abstenon i vetëm
Qeveria i “hipën kalit”
Arbnori: Qeverinë do ta rrëzojnë kioskat
faqe 3
Tri ditë zgjati “materniteti” parlamentar i qeverisë Meksi-2, derisa ajo lindi mbase pagëzimit të bujshëm që i ishte bërë më parë nga kryeministri real, zoti Berisha. Vetë mënyra e zvargjes së procesit të daljes në dritë të Qeverisë, përkon mrekullisht me një zënie peng. Por pengu nuk është vetëm një koincidencë; ai është thelbi i krijimit dhe ekzistencës së Qeverisë Meksi-2.
Nuk mund të dyshohet se këtë të vërtetë e njohin që të dyja bujtinat shtetërore të ndërtuara anash Bulevardit më të madh të kryeqytetit, të thirrura njëra Kryeministri dhe tjetra Presidencë. Në rastin konkret, kur mendon se mbas zgjedhjeve skandaloze të 26 Majit këto dy godina në njëfarë mënyre janë pengje të njëra-tjetrës, mendja të shkon tek këshilltarët Daneze aq të njohura për shkak të intrigës në letërsi. Çfarë do të thotë kjo; dmth., cila nga godinat është më shumë peng se sa tjetra!? Duke analizuar disa ndodhi të njohura politike në Shqipëri, mbase do të dalë se qeveria është më shumë peng se sa pengmarrëse.
1. Pengu i skandalit të zgjedhjeve.
Vini re se çfarë ndodh me një qeveri që për katër vjet radhazi u bë tabelë e kritikave të ashpra, si nga opozita, nga qytetarët ose edhe nga vetë Partia në pushtet: Ajo papritur rizgjidhet ime të njëjtin kryeministër, me të njëjtin emër, por duke shtuar vetëm numrin 2. Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë Presidenti i Republikës nuk e dinte se sa humbet të paktën në startin e pushtetit post-26 Maji, duke ardhur me të njëjtin ekip? Por detyrimi mes tij dhe të thirrurit kryeministër duhet të jetë i ndërsjellë. Pika e lidhjes është pikërisht 26 Maji. Zëra nga brenda PD dhe qeverisë, kanë treguar se Meksi, për një kohë të gjatë, i rezistoi kërkesës për dorëheqje, dhe e përballoi këtë vetëm duke përdorur kartën e Berishës se “Zgjedhjet janë të fituara, jo të manipuluara”. Por dihet se zgjedhjet fitohen aq bujshëm vetëm nga një qeveri e suksesshme. Të mos e përdorte Meksi këtë logjikë!? Në këtë sens kreu i shtetit u detyrua të pranojë kushtin, për të mos pranuar të vërtetën e kushtueshme të manipulimit në votime.
Ndërkohë, në anën tjetër, Berisha “ka marrë peng” vetë Meksin dhe qeverinë në emrin e tij. Sa kohë që Evropa, Amerika dhe opozita, ziejnë me kërkesën për zgjedhje të reja parlamentare, askush në qeveri nuk është i sigurt në karrike. Në këtë rast më i sigurti ndodhet Berisha. Po të vijë rasti për të shkuar në zgjedhje të tjera (gjë që është normale), atëherë “ja ku është qeveria që ka manipuluar, le të përgjigjet për atë që ka bërë”. Do të ishte ndryshe sikur ky çast ta zinte Meksin qytetar të thjeshtë.
FRROK ÇUPI
(vijon në faqe 3)