27/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 shtator 1996

Mocion numër 2 në PS

Sot mblidhet Komiteti Drejtues i socialistëve. Pritet mesazh nga Nano . Mocion numër 2 në PS. Pëllumbi, Meta, Poçi etj, kërkojnë shkarkimin e kryesisë.

Berisha militant

Është e pamundur t’i mbushësh mendjen presidentit tonë se të jesh president i një shteti ka disa norma, të cilat me ligj është e nevojshme t’i respektosh edhe sikur të jesh Buda i demokracisë. Megjithatë z.Berisha vazhdon me një këmbëngulje admiruese të sillet si një udhëheqës partíe militant. E bën këtë megjithëse çmimi që paguan është i konvertuar me humbjen e pikëve si demokrat. Duke qenë president i një vendi të vogël, duke qenë presidenti i parë i një Shqipërie demokratike, ai pavarësisht nga e kaluara e tij, i kishte të gjitha mundësitë të konvertohej në një Havel shqiptar, natyrisht jo ish-disident, jo ish i burgosur, jo si dramaturg, por një si mjek që, natyrisht nuk shkruan drama, por i ka premtisat për të qenë human, i kulturuar dhe me horizont të vërtetë politik e sidomos social. Mirëpo z.Berisha duket se i është mbushur mendja top se po nuk qe në krye PD ai ka marrë fund dhe bashkë me të edhe Shqipëria. Këtu fillojnë edhe mangësitë e tija si politikan. Së pari, i pozicionuar kështu, ai dashje pa dashje vepron si sekretar partie. Nuk e mbledh të PD pa shkruar, nuk le rival partiak pa stigmatizuar, nuk le rast pa i mbyllur shtigjet vetes për të treguar se është president i të gjithëve. Kështu që ai detyrimisht nuk mund të lerë ligj- en dhe lëndinë pa shëtitur për të bërtitur: “Proftë PD”. Për këtë të shkretë parti po prishet me të gjithë, me popullin e tij që ai me sinqeritet mendon se i takon, me partitë që nuk dinë si të veprojnë kur e kanë përpara, me Europën që është shumë cinike kur ve nota dhe me Amerikën, që nuk të fal për ca gjëra që ajo i quan të shenjta. Kështu z.Berisha luan, sa herë ka rast, me reputacionin e tij, pa u mërzitur se ka edhe një të nesërme.

Dje në Tiranë

Që nga 14 Prilli “KJ” pa telefon

Sapo filloi fushata elektorale e 26 majit u ndërprenë të dy numrat e telefonit të gazetës “Koha Jonë” nga Telekomi. Dhe që nga 14 Prilli e deri sot asnjë prej numrave të telefonit 28781 dhe 28796 nuk funksionon, megjithëse Telekomi ka kemi bërë pagesat gjithnjë në rregull. Interesimi tonë për lidhjen e sinjalit telefonik përfaqësueses të tij i përpjekjen me “kësh-tu na kanë urdhëruar që “Koha Jonë” të jetë pa telefon”! Gazetarëve të huaj kur iu kemi shpjeguar se redaksia e gazetës “KJ” punon pa patur asnjë mundësi për të komunikuar me korrespondentet e saj, ato janë habitur dhe janë përgjigjur se “edhe në Serbi gazetave nuk iu ndërpritet telefoni, bile edhe në kohën e Pinoçetit redaksive iu lejoa telefoni për të punuar”. “Nuk të lila kushe punon edhe “KJ” që nga data 14 Prill. Lequesi të na falë për mungesën e informacionit të shpejtë që vërehet herë pas here në faqet e gazetës, pasi korrespondentët tanë i dërgojnë me taksi ose me tren shkrimet dhe lajmet për t’i botuar. REDAKSIA

faqe 3 Luftë gueriljesh në Daıt faqe 2 Do të privatizohet Industria e armëve faqe 10 KQZ shkel vetën dhe ligjin faqe 5 Luli Kapurani mbyllet në burg faqe 13 A do të bëhet Shqipëria me kurorë Europe? faqe 19 foto G. SHKURLAKU