01/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 tetor 1996

Fajdetë bëjnë marrëveshje

VEFA dhe Kamberi në tratativa për tregjet. Pritet takim tjetër në Vlorë Vehbi Alimuca: Biseduam për ndarjen e zonave të influencës faqe 13 VEFA dhe Kamberi në tratativa për tregjet. Pritet takim tjetër në Vlorë Fajdetë bëjnë marrëveshje Vehbi Alimuca: Biseduam për ndarjen e zonave të influencës faqe 13

Politika me poliomielit

Midis poliomielitit dhe Miss Europës shqiptarëve po u qëndrojnë si një bezdi zgjedhjet lokale. Europa është e pranishme në të tre rastet, por përsëri Shqipërisë nuk po i gjendet ilaçi. Të gjithë flasin për zgjedhjet, por askush nuk e ka të saktë se përse realisht bëhen ato. Atë nuk mund tua sqarojë PD. Stafi elektoral i saj filloi avazin e vjetër. Hape fushatash me Komisione verifikimi figurash, me tullumbace, presidente e muzikë, panaire e seminare, emisione për diktaturën dhe plane perspektivë. Mjafton të ndjekësh një edicion lajmesh dhe e kupton se PD ka hapur e qetë sirtarët e vjetër të vizioneve dhe tmerrit televiziv. Tashmë ajo nuk është e aftë për gjë tjetër. Për hir të së vërtetës PD vepron kështu edhe sepse nuk po ndjen konkurencë. Ajo opozitën as e prek dhe as e dëgjon. Kjo opozitë nuk është në Parlament, por nuk është as jashtë tij, nuk ka sindikatat por, as edhe minutat në televizionin e vetëm shqiptar. Mbi të gjitha kjo opozitë nuk po gjen identitetin e vet dhe po kafshon vetveten në një luftë të pamëshirshme dhe të brendshme. Nga data e zgjedhjeve lokale kanë mbetur vetëm njëzet ditë e, megjithatë, Shqipëria duket sikur zgjedhjet do t’i ketë pas njëzet muajsh. PS, Poli i Qëndrës, e Djathta apo e Majta opozitare vetëm ankohen e merren i bëjnë thirrje popullit: “Na jepni para për të ardhmen tuaj”. Por populli për të ardhmen e tij i ka vënë paratë tek VEFA dhe Sudja, ndërkohë që po pret nga opozita se mos i ofron ndonjë alternativë më pak aventurore. Dhe jo vetëm kaq. Zgjedhësit shqiptarë janë skeptikë. Ata ende nuk mund ta kuptojnë “lojën” e opozitës. Optimizmi i tyre po thyhet dhe ata nuk po e marrin vesh nëse kjo opozitë do apo nuk do të shkojë në zgjedhje. Opozita shqiptare është bërë realisht si ata fëmijët handikapatë që duan të ishin si ata fëmijët handikapatë që duan të ishin si ata fëmijët handikapatë që duan të vrapojnë dhe nuk dinë se si. Nëse ajo do të donte realisht të hynte në zgjedhje atëherë nuk ka se si t’i ofrojë elektoratit të saj vetëm ankesa se si t’i ofrojë elektoratit të saj vetëm ankesa, deklarata për Perëndimin, qarje dhe sharje, deklarata për Perëndimin, qarje dhe sharje, dhe sharje, dhe sharje. Për hir të së vërtetës deri tani pushtetarëve u duhet të replikojnë vetëm për dy tema të opozitës: qendrat e kioskat dhe të shpresojnë se pas 20 tetorit kundërshtarët e tyre të hedhin përfundimisht poshtë tezën e vetëpërmbajtjes. Ata veçimit dhe të përqafimit janë të përfshirjes. Sigurisht shqiptarët e thjeshtë presin. Ata presin që një ditë të dalë një parti që nuk do të bëjë folklor politik, por t’u tregojë se si do të bëjë poliklinikën, krimin, korrupsionin, të zhdukë poligjelin, krimin, korrupsionin, të mbyllë dhe të heqë plehrat e dritat, të kenë ujë dhe të mos ketë plehra e kafe. Deri tani asnjë parti nuk po u del një parti e mirë, sepse politikën shqiptare e ka zënë politika.

Delegacion i lartë i KE në Shqipëri

Jemi kundër burgosjes së komisionerëve Harens: Ndarja e kohës televizive nuk është e drejtë faqe 3

Avokati i Nanos

Sanxhaku: Nuk jam takuar me Nehat Kullën faqe 2

Pas kuintave të Miss Evropës

Miset ikin të dehura nga Shqipëria faqe 7

Korfuzi: Shqiptarët ndiqen me forca speciale

Greqia do të përforcojë forcat e veta policore në ishullin turistik të Korfuzit duke dërguar 50 trupa speciale sigurimi pas vrasjes së turistit britanik nga një bandë që sulmoi jahtin e tij, deklaroi të hënën ministria e rendit publik. Vrasja ka bërë gjithashtu që Britania të paralajmërojë shtetasit e saj në ishullin e Jonit mbi rrezikun që paraqesin vjedhësit e varkave, që sipas gjasave vijnë nga Shqipëria fqinje. “Brenda ditëve të ardhshme 50 vetë nga forcat speciale të policisë do të dërgohen në Korfuz për të ndihmuar në ruajtjen e kufijve,” deklaroi një zyrtar i ministrisë. Ai tha se policët, të cilët do të kenë të veshur uniformat anti plumb si dhe pajisje të tjera speciale, do të patrullojnë tërë ishullin dhe do të bashkëpunojnë me rojet bregdetare. “Ata do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” shtoi ai. Qarqorja këshillimore e nxjerrë nga ambasada britanike në Athinë paralajmëron turistët që vizitojnë Korfuzin me anije të qëndrojnë në porte ku anijet e tyre të ruhen nga rojet dhe thotë se turistët duhet tu shmangen vendeve të pasiguruara nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit. Zyrtarët e ministrisë deklaruan se Greqia është duke punuar sëbashku me Interpolin në përpjekje për të ndaluar shitjen në Shqipëri të rreth 100 varkave të cilat mendohet se janë vjedhur nga portet greke, kryesisht në Korfuz. Ata thanë se aktualisht zyrtarët e Interpolit janë në Shqipëri, dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, në përpjekje për të penguar shitjen e varkave. Reuters

Ferdinand Kamberi dhe Vehbi Alimuça dje në Panairin Agro Ushqimor ’96. foto R. TASHO