06/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 tetor 1996

Ambasadori italian thirret në Romë

“Marrëdhëniet e ambasadës sonë me qeverinë e Berishës janë të papranueshme” Një grup deputetësh të Rifondacionit Komunist i kërkojnë Dinit “kokën” e Forestit Rikthehen sloganet Presidenti shqiptar Berisha ka nisur turin e plotë elektoral, pa dyshim të ngjashëm me fushatat e 6 nëntorit apo 26 majit. Po ai stil i ashpër ndaj kundërshtarëve, i njëjti intonacion e të njëjtat slogane. E pranishme fuqishëm, ideja fikse: fitore e PD-së në mënyrë të thellë. Berisha ka ngjitur sërish në kampion podiumin me mbishkrimin “Presidenti i Republikës”, për të kontribuar në alibinë e përqindjeve që para e tij do të marrë në zgjedhje. Pavarësisht se në 26 maj ka arritur të ndajë për partinë e tij 90 përqind të vendeve në parlament. Presidenti i Republikës edhe këtë herë ka veshur xhaketën e punëtorit të partisë, duke lënë në kremastarin e zyrës së tij presidenciale atë të kryetarit të shtetit. Dhe në këtë xhaketë, premtimet më shumë se të fryra, ngjajnë si të një bote magjike. Veriu i premtohet shperngulja drejt ultësirave, jugut - toka e begatë e fqinjëve, ndërsa banorëve të Shqipërisë së mesme për herë të parë Metropoli. Dje në Fushë-Krujë, z. Sali Berisha ka kumtuar se kjo province në rreze të Malit të Kastratit do të bëhet një lagje e Tiranës. Ideja fantastike është duartrokitur gjatë nga banorët e hutuar, që çdo mëngjes zgjohen nga pluhuri që ngrejnë makinat në rrugën e tyre prej 600 metrash të gjatë. Atëre duke nxehur shuplakat ndoshta ju erdhen në mend parrullat e qemotit “Ta bëjmë fshatin si qyteti”, “Tu qepemi maleve, ti bëjmë ato si fushat”, etj. Kështu, pallatet e kësaj rruge të shtruar me qysht do të kenë një status tjetër: do të jenë parajra e lagjes së Metropolit të premtuar nga Berisha. Presidenti Berisha ka shumë të ngjarë që me të tilla premtime të shuajë çdo argument politik jo vetëm të kundërshtarëve të tij por edhe të politologjisë së imponuar në fushatat elektorale. Pasi në kohë rekord ai mund të afrojë qytete me fshatra, të bashkojë hapësira demografike dhe gjeografike. Mund të bëjë që Shqipëria të mos jetë më një shtet me ndarje administrative lokale, por një qytet i madh, ku lagje e tij mund të jetë edhe Saranda apo Tropoja e largët. Pas kësaj gjithçka do të jetë e ndryshme pasi si hap i parë nuk do të bëhen më zgjedhje lokale, prej të cilave i ka lindur ideja e metropolizimit të Shqipërisë. ARBAN HASANI Tiranë, ambasadori italian Foresti kërcen me një femër. foto AFSH

Berisha: Fushë-Kruja lagje e Tiranës

faqe 3

“PS: 30 % e listave nuk janë publikuar”

“PS: 30 % e listave nuk janë publikuar faqe 3

Meksi flet për Koha Jonë

Inflacioni do rritet, por pa problem faqe 13

Alibali: Tirana, rajon autonom

faqe 4

Për kë votojnë femrat e Tiranës

faqe 7

Rreth 20 mijë meshkuj çdo natë në bingo

faqe 19

Nesër fillon anti Poliomieliti shqiptar

faqe 2

“KJ” ende pa telefon

Që nga data 14 prill 1996 tek “Koha jonë” pa pasur asnjë telefon në punë, redaksia e gazetës “Koha Jonë” papunë? paur asnjë telefon në punë, redaksia e gazetës “Koha Jonë” papunë? ... [teksti i imët pjesërisht i palexueshëm] [fragment i lexueshëm:] ... Telekomit të Tiranës ...