12/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 nëntor 1996

FMN nis hetimet për fajdet

Delegatët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kalojnë në revistë ministrat shqiptarë King: “Do të interesohemi edhe për kompanitë piramidale” Delegatët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kalojnë në revistë ministrat shqiptarë FMN nis hetimet për fajdet King: “Do të interesohemi edhe për kompanitë piramidale” fage 9

Xheka kërkon të fitojë me patericat e shtetit

Ndryshimi i rrufeshëm në Gjykatën e Faktit në Tiranë, lidhur me padinë e zotit Azem Hajdari kundër Xhekës, ka shënuar fillimin e ofensivës së këtij të fundit për të vënë në shpatulla pas muri, liderin e lëvizjes së djathtorët dhe liderin aktual të BSPSH, pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sindikatave të Pavarura. Xheka, i ndërgjegjshëm për shërbimet që i ka bërë pushtetit aktual prej një kohe të gjatë, mbi të gjitha duke përgjumur lëvizjen sindikaliste, drejtimi i së cilës jo rastësisht iu besua atij, po synon të çlirohet prej Hajdarit, duke kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore dhe atyre që ndodhen nën kontrollin e shtetit. Dhe, në këtë drejtim mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se zoti Xheka nuk është aspak i gënjyer. Që në takimin e tij me presidentin Berisha, ai siguroi prej këtij një mbështetje të hapur, mbështetje, e cila vazhdoi edhe nga ana e PD-së, drejtuesit e së cilës, jo vetëm u distancuan nga themeluesi i saj, po nuk munguan ta qortonin rëndë këtë. Tashmë, duke parë që edhe drejtësia, ndodhet në anën e tij, por për të qenë edhe më i fortë ditën e 25 nëntorit, kur do të ndeshet me Hajdarin përballë trupit gjykues, zoti Xheka ngre një padi kundër rivalit të tij Hajdari, duke e akuzuar për fyerje dhe shpifje publike, të bëra në mjetet e ndryshme të informacionit publik, në adresë të tij, duke kërkuar deri dhe ndjekje penale kundër atij, që vetë zoti Xheka e cilëson si të mbuluar me “vello pushteti”, pavarësisht se ky është ndodhur në çdo hap në anën e Xhekës. Ky hap i zotit Xheka, duket se ka si qëllim të vetëm spostimin e duelit me Azem Hajdarin në një terren ku ai e ndjen se gëzon mbështetje, pikërisht aty ku është sferta e veprimit të institucioneve të shtetit. Lideri i deritanishëm i BSPSH-së i akuzuar nga zoti Hajdari si “spiun sigurimi”, si “mi birucash” etj, fare mirë mund të kërkonte mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sindikatës, të cilën e ka drejtuar që në fillimet e saj. GAVROSH LEVONJA (Vijon në faqen 5)

Azem Hajdari: Xheka i korruptuar

fage 5

Urim Ismail Kadaresë

Është një moment i volitshëm për të kërkuar ndjesë Kadaresë së madh lidhur me akuzat e bëra përmes disa shkrimeve jo shumë të verifikuara, të botuara në muajin maj të këtij viti. Vetëm në raport me figura të tilla si ajo e gjenit tonë Ismail Kadare, ndodh që të kërkuarit e ndjesës të vijë njëkohësisht me urimin e redaksisë për pranimin si anëtar i Akademisë Franceze, që që përbën një nga vlerësimet më të larta për të dhe për kombin shqiptar. Redaksia e “Koha Jonë”