Fajdet në kaos. FMN ikën
Dështon marrëveshja me FMN. Fati i fajdeve në dorë të qeverisë. Arrestime për Grunasin
Fajdet në kaos. FMN ikën
Radhë tek Sudja, ndërhyn policia. Paratë bllokohen deri më 18 dhjetor
faqe 7-9-10
Qeveria përgjegjëse e fajdeve
Para një jave “Grunjasi” nëpërmjet arratisjes deklaron falimentimin duke groposur rreth 13 milion dollarë të 30 mijë fajdexhinjve.
Në mes të panikut presidenti Berisha i deklaron FMN-së se paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë dhe se fajdetë janë të garantuara në investime. Parlamenti bie dakort të ngrejë një komision hetimi për këto firma. Sudja arrin të premtojë 170% në pesë muaj, por dje ka shpallur pezullimin e aktivitetit. Ndërsa numri 1, i ekonomisë shqiptare, Ministri Financave Bode, si një fëmijë i pafajshëm dje deklaroi: “Është kapitalizëm. Firmat edhe falimentojnë”. Mbrëmë një grua e ve në shkallët e Sudes, filloi funeralin e shtëpisë së “ngujuar” me fajde. Pyetja janë por dhe e qytetarëve të thjeshtë prej disa ditësh është: Kush e ka radhën? . Deri tani vetëm Si mundet një qeveri të kalojë kaq lehtë tragjedinë ekonomike të qytetarëve të vet? Dhe a është vërtet qeveria duarlarë para kësaj që po ndodh? Ministri i financave në parlamentin e javës së kaluar kërkoi të tallej keqas me shqiptarët. Ai deklaroi se “fondacionet bamirëse nuk janë objekt kontrolli i Ministrisë së Financave”. Sipas kësaj deklarate, në bazë të ligjit që njeh Bode, çdo mashtrues mund të ngrejë një firmë bamirësie dhe të marrë para aq sa të ngopet. Por Bode gënjen rëndë dhe me zarar. Bode e di shumë mirë se bamirësit, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë, janë të detyruar të deklarojnë pasurinë. Në këto kushte, Bode ose paraardhësit e tij duhet t’i kishin kërkuar në bazë të ligjit Sudes, Xhaferrit, Popullit dhe të gjithë bamirësve deklarimin e pasurisë. Nëse kjo do të ishte bërë, njerëzit do ta kishin bërë vetë hesapin e riskut. Por Bode dhe shtetai janë dy herë mashtrues. Ku kanë parë ministrat tanë bamirësi për milionere? Vetëm një nga klientët që dje ishte gozhduar tek dera e Sudes, kishte depozituar 150 milion lekë. A mund të quhet tahmaja e këtij njeriu objekt bamirësie? Së dyti bamirësitë sipas ligjeve shqiptare nuk kanë qëllim përfitimin ekonomik. Bode dhe qeveria e dinë shumë mirë se thuajse askush nuk ka marrë para në dorë duke treguar barkun bosh ose trupin me plagë. Bode dhe qeveria janë tre herë mashtrues. Po në parlamentin e javës kaluar, Bode deklaroi se edhe në kompanitë fajde, shteti nuk e njeh gjendjen e tyre, pasi “fajdet nuk janë të përfshira në bilanc”. Në ligjin shqiptar mbi kontabilitetin është e përcaktuar qartë se “firmat janë të detyruara që në bilanc të pasqyrojnë të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet”. Pavarësisht nga ajo që Bode thotë sot, një gjë është e qartë; pas përfundimit të afatit ligjor me fajde ose Bode do të hedhë në gjyq drejtuesit e firmave të falimentuara për “mashtrim në bilanc”, ose qytetarë do t’i kërkojnë paratë qeverisë duke e akuzuar për “moszbatim ligji”. Sipas analistëve ekonomikë, në skemat piramidë janë mbyllur rreth 2 miliard dollarë. Në cilën nga historitë: në atë të Çamërisë apo në atë të Kuvajtit baba i ka treguar Berishës 2 miliard dollarë brenda një viti mund të bëhen 4, 6 apo 8? Gjithsesi ai e garantoi FMN-në. Por FMN nuk e lidh edhe këtë herë besën me të.
Dje në sportelet e Sudes
foto G. SHKULLAKU