Fillon “Dimri i Madh”
SHBA: Marrëdhëniet janë vështirësuar pas 26 majit
Opozita lëvë e pozitës?
Steve Coffey, zëvendës ndihmësi i nënsekretarit amerikan të shtetit për të Drejtat e Njeriut, është shprehur dhe ashpër për zhvillimet politike në Shqipëri.
Pa dyshim që në opinionin e tij kanë ndikuar edhe largimet e fundit të këshilltarëve dhe pedagogëve amerikanë nga institucionet ushtarake dhe kulturore shqiptare, por Coffey i është referuar kryesisht qëndrimit të Qeverisë shqiptare ndaj përfaqësuesve të SHBA në Shqipëri. Pas vizitës në Shqipëri, të bërë rreth një muaj më parë, Steve Coffey është bindur mesa duket se fajin nuk është i përfaqësuesve të SHBA, por i autoriteteve shqiptare. Ai është shprehur hapur dhe ashpër për qëndrimin e opozitës në Shqipëri. Ende opozita shqiptare nuk ka folur asnjë fjalë për të gjitha zhvillimet e fundit politike. Partia Socialiste, më e madhja e opozitës, jo vetëm që nuk ka reaguar vetë, por ka refuzuar të flasë edhe pas insistimit të shtypit për largimin e këshilltarëve dhe pedagogëve amerikanë nga institucionet shqiptare. Një mendim i hedhur nga dikush nuk përbën qëndrimin zyrtar të opozitës, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm, Rexhep Mejdani, i fshihet shtypit, nuk pranon të flasë për dëbimin e amerikanëve. Mejdani nuk pranon të flasë për vizitën e Berishës në OSBE menjëherë pasi Presidenti e ka përzënë këtë organizatë nga Shqipëria. Këtë nuk e ka bërë asnjë parti tjetër e opozitës, duke mos humbur shansin e madh të shfrytëzimit të gabimeve të pushtetit. Qëndrimi pasiv i opozitës nuk është shfaqur vetëm këto ditë. Kjo opozitë, nuk ka mundur të vlerësojë asnjë nga zhvillimet e fundit në Shqipëri. Fajdet që gjithmonë e më tepër po bëhen problematike për shqiptarët dhe që po goditen nga FMN nuk kanë tërhequr aspak vëmendjen e partive në opozitë të cilat nuk dihet se ç’mendim kanë për depozitat e elektoratit të tyre. Asnjë nga këto parti nuk denjoi të kërkonte takim me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë kohës që ky delegacion ishte në Shqipëri. Askush nga partitë e opozitës nuk ka kërkuar garancimin e parave të njerëzve të futura me fajde nëse firmat mund të shkojnë drejt falimentit. Për më tepër asnjë nga këto parti nuk e mbështeti nismën e Hajdarit, i cili e takoi FMN për këtë qëllim. Më tej, opozita shqiptare nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze në Europë për paraqitjen reale të gjendjes politike në Shqipëri. Ndërsa liderët e PD dhe ministrat e kësaj partie, po shpenzojnë të gjitha energjitë dhe fondet për të përmirësuar imazhin e tyre në perëndim, opozita nuk shkon as deri në denoncimin e këtyre shpenzimeve për ruajtjen e statuskuosë së krizës politike. Ardhja e majtë përfaqësuesve të shteteve në Shqipëri nuk është shoqëruar me ndonjë ftesë të opozitës për takim. Kjo gjendje u bë e tillë sa zv.Sekretari i Shtetit për politikën e jashtme të Polonisë pothuajse të ankohej që opozita nuk i ka bërë ftesë për takim. Ai ishte i majtë, këshilltar i Presidentit Kvasnjesvki, zgjedhjen e të cilit në postin e presidentit të Polonisë, PS e ka përshëndetur së tepërmi dikur. Duket qartë se pozita e vështirë ndërkombëtare të pushtetit opozita nuk di ta shfrytëzojë. Ndërkohë që pozita po bën të kundërtën, qëndrimi i opozitës duket në rezonancë me të, sikur të ishte levë e saj.
Paratë e Sudes në Bankën Arabe
Prononjësit e fabrikës së këpucëve në mbrojtje të fajdexheshës
faqe 9
“Furia Brojka” mbi kioskat
Bashkia shkul 11 kioska në një lulishte të Tiranës
Tiranë, punëtorë të firmës së ndërtimit “Fratari” dje në pallatin e bombarduar
SHBA këmbëngul në përmirësimin e demokracisë. Kushtetutë dhe më shumë të drejta për shqiptarët
Brojna mor kionskat
Bashkia shkat 11 kioska në një lulishte të Tiranës
faqe 12
Elbasan, përdhoset Shën Thanasi
Nisën hetimet mbi sulmin ndaj kishës ortodokse
faqe 2
Danezët japin leksion në Gjermani
Përcaktohen çerekfinalistët e Kupës UEFA
faqe 23