19/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 dhjetor 1996

Furma: Nga Sudja tek Saliu

Të shkojmë në presidencë. Ta rrëzojmë si Ramizin dhe Enverin Sudja shpërblen vetëm 20 vetë. Të tjerët thyejnë sportelet me gurë faqe 7

Fajdet. A kanë afat?

Mësohet se kanë qenë jo më shumë se njëzet, klientët e Sudes që kanë mundur t’i tërheqin paratë e tyre dje pranë zyrave të firmës. Pjesa dërrmuese e rreth një mijë të interesuarve është detyruar të kthehet duarbosh. Sipas njoftimit të dhënë dje në një klimë të irrituar, veprimet financiare do të vazhdojnë sot dhe në ditët që pasojnë. Megjithatë, problemi është se gjithshka pritet të vazhdojë ngadalë dhe për një kohë të gjatë. Kolapsi financiar i Sudes, njëra nga firmat e rëndësishme që kanë grumbulluar para, nuk mund të mos krijojë shqetësim. Rreth pesë vjet pas fillimit të aktivitetit, kur llogaritet që disa mijëra njerëz të kenë përfituar nga përnd… zgjasë pa afat dhe në disa raste afati nuk është i gjatë. Klientët e firmave rentiere shqiptare, të cilët llogariten në disa dhjetra mijë, presin që shoqëritë të garantojnë paratë me biznesin që pretendojnë se kryejnë, ose përndryshe të ndërpresin marrjen e fajdeve për të mos rritur borxhin. Për më tepër kur institucionet financiare kanë paralajmëruar se skemat piramidale përmbajnë rrezik jo të vogël për ata që depozitojnë para aty. Rasti i Sudes është një këmbanë alarmi. Për madhështinë dhe huamarrësit së bashku. Ai shënon falimentin e parë të rëndësishëm të një firme fajdesh. Të gjithë presin që ai të jetë sa më pak i dhimbshëm për klientët e firmës dhe të tjerat e tjera të marrin masa për të shmangur një katastrofë financiare. Përndryshe askush nuk mund të parashikojë pasojat. Njerëzit në oborrin e Sudes dje ishin të revoltuar. K.J

Xhaferri: 300 mijë dollarë për Mario Kempesin

Dje në Rinas, kampioni i botës në vitin ’78 argjentinasi Mario Kempes me presidentin e L.shnjes Pellumb Xhaferin foto G. SHKULLAKU

Dje në Rinas, kampioni i botës në vitin ’78 argjentinasi Mario Kempes me presidentin e L.shnjes Pellumb Xhaferin

Sondazhi i përvitshëm NJERIU I VITIT ’96

Kush është për ju personaliteti më i shquar i jetës publike shqiptare në këto fusha: Koha Jonë Independent Newspaper Regjistruar: Qemal [?] Fletorja nr. 226 Tel./fax: 28781 28796 1. Politikë __________ 2. Ekonomi __________ 3. Shkencë __________ 4. Sport __________ 5. Kulturë __________ 6. Spektakël __________ Plotësojeni dhe dërgojeni në redaksi zarfim privatës dhe gjeni të gjashtë personalitetet fiton 300 USD