Koha Jonë
20 dhjetor 1996
Sudja zhduket... kërkon Meksin
Fajdexhesha shlyen vetëm 15 persona. Të tjerët kërcënojnë me mina
faqe 2-3-4
Dje Sudja duke iu hakërryer kreditorëve: “Flini të qetë do t’i shpërndajë paratë me grafik”
Me ne fitojnë të gjithë
Dje në Tiranë u demonstrua për herë të parë pas 28 majit.
Sërish pa lejen përkatëse nga autoritetet e policisë. Radiot e huaja, të vetmet që e thyen heshtjen e medias zyrtare, trumbetuan me zë në kronikat e tyre atmosferën e tendosur të krijuar para zyrave të firmës së Sudes, ku qindra njerëz kërkonin paratë e depozituara dhe shanin qeverinë. Tashmë askush nuk mendon më si të fitojë, por si të mos humbasë. Deri tani në grackën e mekanizmit të fajdeve kanë rënë një numër jo i vogël shqiptarësh, çka nuk i ka ngadalësuar megjithatë ritmet e depozitimit. Përtej guximit të njerëzve që fusin para me fajde, përtej guximit të firmave që i marrin ato pa pasur sigurinë se do t’i kthejnë, ka qëndruar në këto katër vjet “pala” e tretë - shteti, i cili ka qenë aktor në këtë lojë zare sh. Një deklaratë e numrit një të financave në prag të zgjedhjeve, një ligj formal pas 20 tetorit dhe sigurimet e përsëritura të presidentit rreth pastërtisë së parave të depozituara - ja cila është deri më sot ndërhyrja shtetërore në një problem tejet delikat, që autoritetet e kanë cilësuar rregullisht si “çështje private mes shtetasve dhe firmave”. Duke paralajmëruar nën zë se fusësh para me fajde është e rrezikshme dhe duke bërë thirrje për të depozituar në bankat shtetërore, shteti shqiptar e ka quajtur të mbaruar detyrën e tij. Por, nëse Pilati i lau duart, kjo s’do të thotë se ai ishte i pafajshëm. Qeveria shqiptare dhe PD kanë përfituar nga fajdet para dhe pas zgjedhjeve të majit. Të gjendura përballë një situate financiare të pashpresë ndërkohë që mandati po i vinte fundi, demokratët e kanë pranuar me shumë dëshirë kompromisin e fajdeve. Në 20 tetor opozita u ankua për abstenimin dhe mungesën e madhe të elektoratit në kutitë (vijon në faqen 24)
Dje Sudja duke iu hakërryer kreditorëve: “Flini të qetë do t’i shpërndajë paratë me grafik”
Foto G. Shkullaku
Kryeministri refuzon të takojë Suden
Sondazhi i përvitshëm NJERIU I VITIT ’96
Kush është për ju personaliteti më i shquar i jetës publike shqiptare në këto fusha:
Koha Jonë
Independent Newspaper
Rruga: “Qemal Stafa” nr. 226
Tel&Fax 27871
26796
1. Politikë
2. Ekonomi
3. Shkencë
4. Sport
5. Kulturë
6. Spektakël
Shënim: Lexuesi i cili dërgon në redaksi zarfın përkatës dhe gjen të gjashtë personalitetet fiton 300 USD.