21/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 dhjetor 1996

Nuk paguhet asnjëri. Fajdexhesha premton pagesat për datën 10 janar Sude, sa shumë infarkte!

Fajdet sëmurin shqiptarët. Shtohet konsumi i qetësuesve në farmacitë e Tiranës faqe 2-3-4

Sude, mijft [?] mashtrone

Duket se mijaf [?] gëlltitëm lotët e kripur të fajdeve, ka tre ditë që mijëra njerëz, basti i të cilëve me Suden dështoi, qajnë dhe ulërijnë duke kërkuar paratë. Sudja del në dritaret e pallatit të saj dhe nuk thotë asgjë. “Kopetenti” që ajo pret prej disa javësh është e qartë se tashmë e ka tradhtuar. Sudja e cila patjetër e di këtë, nuk tregon drejtimin dhe fatin e parave. I ka mbetur vetëm të shtyjë datat e shlyerjes në varësi të konsultave që bën përditë me emisarë të pushtetit. Ajo është thirrur në zyrat e policisë dhe atje ka treguar se ku janë paratë. Qeveria dhe organet e kontrolluara prej saj edhe ato nuk thonë asgjë. Të gjitha palët e dinë që paratë, pasuritë dhe shlyerjat e shitura nuk do tu kthehen më dhe po ashtu e dinë se ku janë paratë. Pas këtij tmerri të stimuluar nga heshtja e qeverisë ndoshta nuk duhet patur më asnjë dilemë për ta quajtur Suden mashtruese. Sado bujare të ketë qenë ajo katër vitet e fundit, skenat e katër ditëve të shkuara nuk ia pastrojnë dot më fytyrën e nxirë nga mashtrimi dhe tallja. Ajo bën sikur fle kur e marrin në telefon gjë që ia shton dozat komike tragjedisë me emrin Sude. Farmacitë e Tiranës po japin shifra dëshpëruese të përdorimit të qetësuesve ditët e fundit, ndërsa Sudja në telefon thotë se po fle e qetë dhe pa valium. Të tillë gjumë japin përshtypjen se bëjnë edhe qeveritarët, duke nisur nga Berisha deri tek Mek-s(i). Berisha tha dy javë më parë se paratë e faj-deve janë më të pastrat në botë. Fatkeqësisht mjaftoi një anonime e cila emrin e Meksit e shqipton Meskin, për t’ia rrëzuar të gjitha tezat dhe hipotezat për pastërtinë e fajdeve. Por në rast se Berisha nganjëherë nuk e kontrollon veten, ai gjithmonë ka dhënë shenja se kontrollon të tjerët. Ka ardhur koha pra që ta bëjë këtë për të mirën e vetes dhe të të tjerëve. Dhe kjo duhet bërë shpej-t, sa kohë që nuk ka filluar seria e dytë e Sudes. Ngjallon që të tregojë se ku janë paratë. Në rast se ai nuk e di, ka rreth vetes shumë njerëz që dinë të pyesin dhe të përgjigjen... K.J

Dje tek sporteli i Sudes foto G. SHKULLAKU Dje tek sporteli i Sudes — foto G. SHKULLAKU