22/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 dhjetor 1996

Padronët drogojnë lypësat

Mbyllet Shtëpia Bamirëse “Nënë Tereza” në Tiranë. Pritet urdhër nga Italia Misionaret: Fëmijët që ushqejmë na vijnë të alkolizuar dhe të droguar Mbyllet Shtëpia Bamirëse “Nënë Tereza” në Tiranë. Pritet urdhër nga Italia Padronët drogojnë lypësat Misionaret: Fëmijët që ushqejmë na vijnë të alkolizuar dhe të droguar faqe 11 Një lypës i mitur në trotuaret e Tiranës

Sudeja: 100 mijë klientë, 60 milionë $

faqe 2

Shehi: Po rri më kot në Parlament

faqe 3

Maliq, në grevë punëtorët e sheqerit

faqe 13

Gjimnazistët: Në shkollë apo tek bordurat

faqe 9

Festivali: Lot për “Pyes lotin”

faqe 17

Flamurtari dështon në Tiranë

faqe 23

Klientët i shkruajnë Sudes Eja me ne tek “Kopetenti”

Znj. Sude Ne klientët e tu kemi një muaj nën një terror psikologjik të paparë. E dimë që nuk është faj i juaj, prandaj të na sqarosh për: 1. Kush është ai që të komandon ty. 2. Kush ta ndërpreu aktivitetin. 3. Ku i ke depozituar paratë dhe kush të bllokoi. 4. A je e gatëshme të vish me ne tek kopetenti kur të të kërkojmë. Klientët nuk ta duan të keqen. Ne duam të luftojmë bashkë me ty që ti të na kthesh paratë tona dhe të qetësohesh ti edhe ne. Nëse nuk na sqaron këtu na ke ditë e natë. Faleminderit. Këto shkruajnë përfaqësues të 100 mijë klientëve të Sudes. Përballë sinqeritetit të kërkesave dhe dëshpërimit të skajshëm të tyre, nuk është vështirë të kuptohet qartë se 100 mijë vetët tashmë i kërkojnë paratë e tyre jashtë firmës së Sudes. Ata kërkojnë “komandantin” e saj, atë që i ndërpreu aktivitetin, atë që bllokoi aktivitetin dhe që është “kopetent” për të, siç edhe vetë Sudja e ka graduar me emrin e tillë: KOPETENTI. Fundja klientët kërkojnë ku janë depozituar paratë e tyre. Në një aktivitet të tillë gjigand nuk besojmë të jetë e vështirë të gjendet “kopetenti i Sudes”. Shteti nuk besojmë të jetë kaq i dobët në këtë fushë, përpos mosdashjes, gjë që përforcohet qoftë edhe nga vetë heshtja e shtetit. Klientët e dinë se në këtë shtet është SHIK-u që di edhe sa lekë kanë bërë hepa mijërat e njerëzve që qëndrojnë përtej perit të Sudes. Ata e dinë se në këtë shtet është Shërbimi i Kontrollit të Shtetit i cili është ngritur pikërisht për kontrollë të aktivitetit ekonomiko-financiare. Ku ishin deri dje këto segmente të shtetit? A e njohin kopetentin apo është mes tyre? Fundja, mijëra klientët duhet të gëzohen përfundimisht, tashmë ndoshta jo nga Sudja por nga shteti, jo përmes pyetjes; Ku janë depozituar paratë, por: A ekzistojnë paratë?!