29/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 dhjetor 1996

Tirana ndez zjarre në Prishtinë

Ceka: Katër vite të humbur kot. Shehu: Beteja për Kosovën është din[?]… faqe 3, 5

Fajdeja takohem në shifrën pesë

Tre firmat më të fuqishme që marrin para, Vefa, Kamberi dhe Gjallica, kanë vendosur që të japin të njëjtën masë interesi për klientët e tyre - pesë për qind. Duke filluar nga ditët e para të janarit, përqindjet do të ulen në shifrat e mësipërme për të gjitha llojet e depozitave. Për depozitat e vjetra është premtuar që përqindja të mos ndryshojë. Në këmbim të kësaj tkurrjeje nga selitë e kompanive kanë ardhur deklaratat që qetësojnë qytetarët. “Do të merrni më pak, por do të jeni më të qetë”, ky është mesazhi të cilit shqiptarët duket se do t’i përgjigjen sërish si më parë. Të tronditur nga rënia e Sudes dhe mi[?]… klientët mbetura në piramidën e saj të mb[?]… pjesë të fitimeve janë të gatshëm të sakrifikojnë[?]… të tyre në këmbim të sig[?]… nga firmat është kuptuar tani. Ulja e përqind[?]… nga njerëzit si një veprim financiar për t’i shpë[?]… shpëtuar ato, bashkë me to edhe paratë e depozituara, ku shpesh gjendet puna e disa viteve në Greqi apo shtëpia e shitur. Të njëjtin precedent duket se kanë pasur parasysh edhe kompanitë, kur kanë vendosur të ulin interesat, të cilat, pas disa vjetësh aktivitet, kanë kapur tani shifra frikësuese. Një vendim i tillë i tre firmave që kontrollojnë aktualisht tregun e fajdeve, është marrë duke mos u konsultuar me partnerët e tjerë, të cilët jo të gjithë janë dakort me taktikën në fjalë. Presidenti i fondacionit Xhaferi deklaroi se nukdo të influencohet nga pakti i trojkës. Megjithatë duket se konkurrenca e firmave të vogla nuk u tërheqë shumë, për sa kohë që në plan të parë ka dalë siguria dhe jo fitimi i lartë. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, nëse mekanizmi funksionon ashtu siç është parashikuar, viti 1997 do të jetë më pak i pasur për klientët shqiptarë, por gjithsesi më i sigurt. Janë të gatshëm të kënaqen me pak, a do të të gatshme firmat të paguajnë deri në fund

Viti ’96 vdes nga të ftohtit. Viktima në Gjirokastër

Rusi, not në minus 25 gradë celsius

Opozita i frikësohet nacionalizmit të tepruar pas kërkesave të Berishës për Kosovën

Kreditorët: OK uljes së përqindjeve faqe 7 Viti i Ri në burg: Fëllule dhe hallvë faqe 11 Si do të jetë Koncerti i Vitit të Ri faqe 17 Telenorba blen shtëpi në Tiranë faqe 19 Lushnja triumfon në kryeqytet faqe 23