Nexhmija: Më burgosi Partia e Punës
Enveri nuk ka qenë dakord me heqjen e fesë dhe luftën e klasave
Nexhmije Hoxha flet pas lirimit nga burgu. Dua të shkoj në varrin e Enverit
faqe 2
Sudja mashtron përsëri
Ashtu siç pritej, Sudja i la edhe një herë me gisht në gojë klientët e saj të shumtë.
Të grumbulluar në oborrin e banesës së saj, rreth një mijë veta kanë pritur dje më kot të hapeshin sportelet dhe të fillonte tërheqja e depozitave. Gjithçka ka mbetur si më parë, kurse fajdexhesha ka komunikuar një datë të re për kthimin e parave: 15 janarin. Megjithatë, qysh tani në radhët e klientëve të zemëruar, shpresa po fillon t’ia lerë vendin pesimizmit. Në dyert e pallatit të Sudes kanë nisur të dëgjohen kërcënimet e para. Sudja dhe Grunasi janë dy falimentet më të bujshme që bota e fajdeve ka njohur deri tani në Shqipëri. Fillimisht ato shkaktuan një zhgënjim të përgjithshëm në radhët e qindra mijë shqiptarëve që kishin besuar me sy mbyllur tek magjia e pasurimit të lehtë dhe pa punuar që siguronin fajdet. Rënia e këtyre firmave shënoi edhe fillimin e humbjes së besimit tek kompanitë rentiere, të cilat duhet të luftojnë tani me listat e gjata të klientëve që duhen shlyer dhe derdhjet që pakësohen sa herë që njëra prej tyre njofton falimentimin. Në këtë kuptim viti ku po hyjmë do të vendosë, siç duket përfundimisht, fatin e fenomenit më të bujshëm financiar të postkomunizmit shqiptar. Ndërkaq, Sudja dhe Grunasi do të mbahen mend si të parët mashtrues që luajtën me fatin e mijëra familjeve që tani enden rrugëve në kërkim të një strehe. Të intervistuar dje nga radiot e huaja, një pjesë e klientëve të Sudes deklaronin se shpresonin tek ndërhyrja e shtetit dhe buxheti i ri që pritet të aprovojë parlamenti. Pozita e vështirë ku ata ndodhen mund t’i justifikojë të tilla naivitete. Tani ata ndodhen në gjendjen e të mbyturit që kërkon të kapet pas flokëve të tij. Por e vërteta është se qeveria nuk mund të bëjë asgjë. Madje as të gjejë kompetentin, i cili flitet se është në radhët e saj. E vetmja gjë që këta njerëz mund të bëjnë, për të qenë në rregull me ndërgjegjen e tyre, është që ta denoncojnë ish-bamirësen e tyre në gjykatë, duke pritur që në adresë të saj të hapet një çështje gjyqësore. Ky akt i thjeshtë, i cili nuk i ka shkuar ndër mend asnjërit prej klientëve, duhet të ishte bërë me kohë, qysh atëherë kur Sudja tallej me megafonin e saj nga athere kur Sudja tallej me megafonin e saj nga katii i tretë në pritje të shefit me emrin misterioz Kopenent. K.J K[o?]petent.
Dje pas lirimit, e veja e Hoxhës me të bijtë Ilirin dhe Sokolin dhe nipin
Foto: G. Shkullaku
Dje pas lirimit, e veja e Hoxhës me të bijtë Ilirin dhe Sokolin dhe nipin. Foto: G. Shkullaku