14/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 janar 1997

Zhduken 130 milionë dollarë fajde?

Banka Kombëtare zhgënjen firmat rentiere: S’ka bankë për fajdetë “Zëri i Amerikës” lajmëron se paratë e një kompanie të madhe janë zhdukur nga Vlora me skaf. Burimi mbahet sekret faqe 2,7

Opozita dhe fajdet

Pas dështimit në zgjedhjet lokale të 20 tetorit, opozita shqiptare e shkëputur i ka varur tashmë shpresat vetëm tek rënia e institucioneve të fajdeve. Në fakt fajdet janë bërë përcaktuese dhe njëkohësisht kanë bllokuar politikën shqiptare, por kjo nuk ka pse të pengojë opozitën dhe kryesisht Partinë Socialiste të riorganizohet dhe të reformohet për t’i bërë ballë sfidave të reja. Kanë kaluar tre muaj dhe akoma nuk është bërë një analizë bindëse e humbjes në zgjedhjet e fundit. Asgjë nuk lëviz nga kënetat PS, asnjë sugjerim, asnjë manovër politike qoftë dhe me fjalë, asnjë përpjekje për të ribashkuar elektoratin e përcarë pas mocionit të Nanos dhe ndryshimit në kreun e partisë. Këtë përcarje po e përjeton akoma elektorati socialist, i cili për shkak të pozitës së keqe ekonomike në krahasim me elektoratin e kios(k)ave të PD-së, tashmë e ndërron fare kollaj portretin e Nanos me atë të Xhaferrit apo të Drizës. Edhe vetë Nano hesht dhe thotë një anis? i PS-së, “ngurron të japë dhe fjalë me fajde”. Elektorati socialist pas dy zgjedhjeve të fundit nuk e ka më përkushtimin e parë ndaj PS-së dhe nuk është më një elektorat me hap reshtor. Gjithashtu ngjarjet e fundit në Bullgari e Serbi ku homologët socialistë janë në pozitë tejet të vështirë, janë në disfavor të opozitës socialiste, pavarësisht nga imazhi i keq i PD-së pas zgjedhjeve të 26 majit. Si për të mos mjaftuar këto, në vend që të përfitojnë nga ky imazh i keq, socialistët bëjnë dhe “gafa të tilla të vogla”, siç ishte përpjekja për të emëruar në postin e zëvendëskryeredaktorit të Zërit të Popullit një komunist të vjetër. Edhe këtë herë, ashtu si herët e tjera, socialistët i kanë varur shpresat vetëm tek gabimet e PD-së dhe konkretisht tek rënia e fajdeve. Ndërkohë, gërryerja e PS-së dhe e opozitës në përgjithësi vazhdon edhe për arsye të tjera më të thjeshta. Shumë anëtarë dhe simpatizantë të saj të lodhur nga qenia në opozitë dhe të persekutuar nga pushteti në të njëjtën kohë, për arsye mbijetese apo thjesht për një jetë më të mirë, kanë filluar të afrohen me pushtetin duke e parë këtë si e vetmja mënyrë për të jetuar. Në këto kushte edhe në rast të zgjedhjeve të parakohshme, opozita zorr se do të mund të sigurojë në parlament karriget që ëndërron. Ndërkohë që opozita vetëm pret nga rënia e fajdeve, PD i shfrytëzon fajdet ashtu siç i shfrytëzoi para zgjedhjeve të 20 tetorit. Sistemi piramidal i fajdeve po dobësohet dita ditës, po me sa duket apokalipsi nuk do të ndodhë në një ditë ashtu siç dëshirojnë kundërshtarët e PD-së. PD e ka fare të qartë se kapitulli fajde do të mbyllet një ditë, por ajo po kujdeset që ky kapitull të mbyllet me tërë meritat të vogla dhe të shtrira në kohë, për të zbatuar në këtë mënyrë sa më shumë revolta e popullit shqiptar, gradacioni i të cilit historikisht ka qenë i ulët edhe në rastin kur i është hequr buka e gojës. Partia në pushtet po mundohet që gjithçka të rrënohet gradualisht për të lënë në fund vetëm dy tre gjigandë fajdesh, që në rastin më të keq t’i bëjë shqiptarët aksionarë objekt, me vlerë të shtuar artificialisht. Edhe vetë Berisha vazhdon lojën e tij. Ai mundohet të shpërndajë vëmendjen në pika të tjera dhe kryesisht mbi Kosovën, duke i dëshmuar Perëndimit dhe sidomos SHBA-së se Shqipëri nuk ka alternativë tjetër përveç tij. E vetmja dritë shprese vjen nga Shkodra, ku e djathta po i zgjan gjithnjë e saj dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Megjithatë kjo do të jetë një betejë e gjatë me letrat e djathta të Berishës, i cili aktualisht kontrollon gjithë Shqipërinë, duke pasur përpara vetëm një problem moral: si do të rizgjidhet President nga një parlament legjitim?!

Studentët qetësohen. Qeveria premton

Dje, auditorët e boshatisura të fakultetit Histori-Filologji Foto: G. Shkullaku

Njoftim i zëdhënësit të Kompanisë “Kamberi”

Lidhur me intervistën “Kamberi brenda janarit 5% interes” zëdhënësi i Kompanisë “Kamberi” deklaron: “Nëntitulli i botuar në “Koha Jonë” në intervistën e ditës së dielë “F. Kamberi: “Nuk merrem as me aeroplan dhe as me vapour transoceanik” nuk përputhet me frymën e intervistës. Në intervistë theksohet tekstualisht “Investimet tona të mëdha dhe moderne nuk merren dot as në aeroplan dhe në anije transoceanike”, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse presidenti Kamberi jeton familjarisht në Vlorë apo i ka nisur jashtë shtetit pjesëtarët e familjes së tij.

KAH?LIA Saris