Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Diel 26 Janar 1997

Mos shkatërroni!

Tashmë ajo që pritej ndodhi. Durimi ka marrë fund dhe, dy javë pas fillimit të protestave të para, askush nuk dëshiron të mbajë mbi shpinë peshën e poshtërimit, mashtrimit, vjedhjes, prepotencës, korrupsionit dhe dallkaukllëkut. Mijra e mijra qytetarë të indinjuar si asnjëherë, nëpër qytetet e Shqipërisë, kanë dalë në rrugë dhe me parrullat “poshtë hajdutët”, “Poshtë Berisha!”, “Duam paratë tona”, etj. Është një kundërpërgjigje legjitime, e cila shpreh qartë gjendjen shpirtërore të kombit shqiptar dhe një moment historik kthese në rrugën e Shqipërisë për t’u vendosur përfundimisht demokracia, shteti ligjor dhe ekonomia e tregut. Manifestimet, protestat popullore janë veprime më se të ligjshme, janë të drejta që tashmë edhe shqiptarët i kanë fituar në letër. Më në fund, pas tre vjetësh shqiptarët e “rrembyer” këtë të drejtë që u takonte sepse regjimi nuk ja lej[on]te. Ata kanë dalë tani dhe tensioni i madh nervor, indinjata e tejskajshme, pakënaqësia e grumbulluar nga viti në vit, po shpërthen duke kaluar caqet e protestave të qytetëruara. Siç bëhet e ditur në Lushnje janë djegur ndërtesa publike, në Berat, sipas njoftimeve me telefon, demonstruesit u kanë vënë flakën Bashkisë, prefekturës dhe Komisariatit të policisë. Ndërkohë lajme të tjera vijnë për viktima nga dy palët, madje është mbajtur peng edhe zv/kryeministri dhe kryetari i PD, Tritan Shehu. Du[ku] shënuar do të thotë se jemi shqiptarë dhe kështu do të sillemi. Por opinioni publik shqiptar ka të drejtë ta hedhë poshtë këtë thënie denigruese. Populli kurrë nuk ka faj. Atij i ka ardhur shpirti në majë të hundës dhe reagon. Atij i takon të grumbullohet, i takon të bllokojë rrugët, të hedhë parrulla, të kërkojë. Por, ndërkohë, na takon të gjithëve të kujtojmë njeri-tjetrin se nuk duhet të biem në filozofinë e regjimit në fuqi, që njeh vetëm kërbaçin. Dhuna është e papranueshme, manifestimet duhet të jenë paqësore. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë justifikim. Le të përshëndesim nxjerrjen e atyre policëve të Lushnjës që hoqën skafandrat në shenjë solidariteti me popullin dhe u japim atyre në vend të armëve. Shqipëria sot ndodhet në një situatë kthese dhe i ngjan fillimeve të proceseve demokratike. Por, këtë herë nuk duhet lejuar si atëhere, kur provokatorë pa fytyrë dogjën Shqipërinë dhe vranë shqiptarët. Pasuria kombëtare është e të gjithëve dhe nuk është e pesë apo dhjetë krerëve të PD-së. Veprimet e dhunës në favor vetëm të atyre që nuk duan zgjidhjen e problemeve, atyre që do të dëshironin ta fusnin Shqipërinë në luftë civile. Por shqiptarët nuk e duan këtë. Ata po ushtrojnë të drejtën e tyre për t’i treguar këtij pushteti hajdut se durimi ka mbaruar dhe duhet gjetur medoemos zgjidhja dhe kthimi i pasurive të vjedhura. Këto protesta po u tregojnë hajdutëve në pushtet dhe gjithë politikaneve shqiptare se kjo rrugë përfundon gjithmonë kështu. Këto manifestime tregojnë se nuk jemi manovrinë bajate dhe se duhen urgjentisht bërë zgjidhje politike. Protestat paqësore, manifestimet e qytetëruara, do të tregojnë të gjithë klasës politike, qeverisë apo opozitës se kjo situatë nuk është për të ndërmarrë kalkulime, por për të marrë përgjegjësi. Zgjidhja, mënyrën si precipitoi gjendja, nuk mund të rregullohet me ndërrimin e krerëve apo të njëjtat qeveri, por me bashkim politik në interes kombëtar. Dhuna ndodhi, por ajo nuk duhet të vazhdojë. Më të humbur, më të humbur. Protesta paqësore është jetike për demokracinë, për pasojë edhe për popullin që kërkon realizimin e shpresave të marra nëpër këmbë. VLADIMIR PRELA
Vladimir Prela Tritan Shehu Meksi Shqipëri Lushnjë Berat

Tritan Shehu nuk vlen as sa Xhaferri

Ajo që i ka ndodhur dje Tritan Shehut është padyshim e pa pranueshme dhe kriminale, dhe nuk mjafton të thuash që PD korri atë që ka mbjellë. Në këtë kontekst pavarësisht nga dhimbjet fizike dhe ato morale Shehu duhet ta kishte treguar të vërtetën për dhunën që ka parë me sy. Pastaj i gjithë rad[io]t e huaja kishin transmetuar minutë pas minute lajme rreth fatit të zotit Shehu, duke mos harruar të japin edhe hollësira rreth mbajtjes së tij forcërisht në dhomat e zhveshjes së stadiumit të Lushnjes, vete zoti Shehu i ka habitur shqiptarët me fjalët e tij në TV. Ndaj zyrtarit të lartë shqiptar dje është mbajtur një qëndrim i papajtueshëm me normat më elementare. Ai është keqtrajtuar nga protestuesit dhe është shtrënguar të qëndrojë në një nga dhomat e stadiumit. Kur e sheh gjithë këtë incident skandaloz, në të cilin kanë asistuar disa mijë demonstrues dhe të gjithë ne të tjerët me anë të radios, ai tregon shumë pak respekt për veten dhe pozitën që mban. Zevendëskryeministri tha në TV se ai “Pat njé bisedë me miqtë e tij lushnjarë”. Por në rast se lideri i PD quan miqësi rrahjen, poshtërimin e deri derdhjen e urinës në surat, atëherë është për të dyshuar shumë edhe për arsyen, si dhe për takimet e mëngjesit që ai aplikon me mikun e tij të madh Sali Berisha. Ky njeri edhe pas asaj që i ndodhi, ka guxim dhe kurajo të qëndrojë akoma në politikën e Sali Berishës, njeriun që për afro tetë orë refuzoi ta shkëmbente bashkëpunëtorin e tij të ngushtë me Xhaferrin, sidomos kur për ato tetë orë askush nuk e dinte nëse Tritani ishte ende gjallë apo jo. Edhe pas këtij turpi Tritani ia fal Berishës faktin se ky i fundit doli në TV shtetëror dhe nuk tha asnjë fjalë për të si dhe për lirimin e tij. Gjatë atyre orëve tmerri ministri i jashtëm duhet ta ketë kuptuar më në fund se sa e vlerëson Berisha... K.J
Tritan Shehu Xhaferri Sali Berisha Vladimir Prela Lushnjë

Meksi t[ie]mbet para “VEFA” dhe “Kamberi”

Rënia e vrullshme e sistemit piramidal brenda pak ditësh sidhe fronti[?]a e kompanisë “Gjiallica” kanë futur të dridhurat tek presidenti Berisha, i cili përdori dje Meksin për të tatuar pulsin e dy kompanive më të mëdha shqiptare “VEFA” dhe “Kamberi”. Duke ditur forcën e Alimuçajt si një “Shtet brenda shtetit” kryeministri aprovoi të gjitha kërkesat e “VEFA” me mënyrë që banka të mos e bllokojë linjën e aktivitetit të tij.Gjithashtu edhe “Kamberi” ka siguruar mbështetje dhe mospengese nga bankat, siduket kërcënimi i Alimuçajt se “parashë une bëj edhe Meksin me ber- lishën” ka bërë që të tronditen themelet e presidencës.
Meksi Vladimir Prela Alimuçajt