VEFA në gjyq për fajdet
Dhjetëra kreditorë kërkojnë prishjen e kontratave nga kompania. Gjykata nuk i pranon paditë
Parlamenti miraton ligjin për shpërndarjen e parave të ngrira nga fondacionet
Dhjetëra kreditorë kërkojnë prishjen e kontratave nga kompania. Gjykata nuk i pranon paditë
VEFA në gjyq për fajdet
Faqe 2, 9
Parlamenti miraton ligjin për shpërndarjen e parave të ngrira nga fondacionet
Të gjithë kundër PD
Në shesh dolën Mejdani dhe Imami, Ceka dhe Apostoli, Gjinushi dhe Majko. Disa dhjetra mijë protestues u mblodhën nën thirrjen e partive të tyre në të gjithë vendin. Deri këtu demokratët thanë se nuk kishte asnjë problem. Në këtë luftë politike, makina e propagandës zyrtare i kishte sulmuar tashmë disa dhjetra herë politikanët e mësipërm, duke i futur ata nën cadrën e “ekstremit të majtë”. Demokracia shqiptare në pushtet deklaroi se nuk shqetësohej as kur qendra e Tiranës u pushtua nga 40 mijë vetë që kërkonin paratë. Në podiumin e Pallatit të Kulturës qëndronin “ekstremistët”, të cilët pas disa orësh nuk vonuan të akuzohen si autorët e shkatërrimeve në mbarë vendin.
Por pardje ka ndodhur diçka që as zoti Berisha dhe as repartet e propagandës që drejton, nuk mund ta etiketojnë më me termat e konsumuar të luftës së ftohtë. Një njeri që ka kaluar dy të tretat e jetës së tij në burgjet e komunizmit, ka marrë përsipër të bashkojë partitë politike të të gjithë spektrit, nga e majta në të djathtë. Kurt Kola është bërë pardje iniciatori i Forumit për Demokracinë që ka grupuar Shoqatën e ish të Përndjekurve Politikë, PS, PA, PD, PSD, Lëvizjen e Legalitetit, PDD, PDR dhe Idealin Demokratik. Shtatë parti dhe një shoqatë politike kanë formuar grupimin më të gjerë në historinë pluraliste të Shqipërisë, që synon “daljen nga kriza ekonomike dhe politike”, siç shprehen iniciatorët. E bashkuar me të Djathtën e Bashkuar shkodrane përbën aktualisht kërcënimin politik më serioz për PD dhe presidentin.
Kërkesa e parë e Forumit për Demokraci është dorëheqja e qeverisë Meksi. E njëjta kërkesë ka ardhur ditë më parë edhe nga Shkodra. Opozita kërkon që procesi i shërimit të plagës dy miliardëshe të fajdeve, të fillojë me largimin e një qeverie tashmë krejtësisht të diskretituar në sytë e shqiptarëve. Më pas Forumi propozon qeverinë teknike si formulën më të pranueshme.
(Vijon në faqe 5)
S. MINXHOZI
Tiranë, ushtarët vishen policë
Foto: R. Taho
Vetëm 3 % interes dhe shpëtojmë të gjithë
Prononcohet presidenti i kompanisë “Cenaj”, zoti Lefter Cenaj
Lidhur me iniciativën që ka lindur nga disa kompani, të cilat merren edhe me fajdet, presidenti i kompanisë “Cenaj”, Lefter Cenaj përgjigjet: “Në këtë mënyrë se si po venë punët mes kredituesve dhe kompanive huamarrëse, ku edhe ato kompani që kanë siguri dhe kapital janë venë në tronditjet që ka përfshirë Shqipërinë, mendoj se zgjidhja që është ofruar është pa dyshim më e mira për të gjithë kredituese dhe huamarrës. Pra dhënia vetëm 3 % interes në muaj për çdo kreditor, (pavarësisht se sa janë lidhur kontratat me 6 % apo edhe më tepër) si dhe kthimi i depozitës së kreditorit mund të jetë zgjidhja më e mirë që mund të ofrohet në këtë situatë katastrofike për të gjithë. Kompania ime nuk ka probleme të ngutshme, porse rënimi i të tjerëve nuk lë pa prekur nga epidemia edhe të shëndoshët. Por duhet që të katër presidentët e katër kompanive: “VEFA”, “Kamberi”, “Silva” dhe “Cenaj” duhet të ulen për të vendosur përfundimisht për këtë ofertë zgjidhjeje. Pas kësaj duhet që qeveria ose një ingranazh tjetër të vendosë një masë detyruese për 3 % interes në muaj. Kështu shpëtojmë të gjithë: Ne vazhdojmë investimet, ndërsa njerëzit marrin paratë e tyre. Rrugë tjetër nuk ka”.
“Kamberi” bllokon sportelet, pasi arriti komisioni
Ka mbi dy ditë që kompania “Kamberi” ka pezulluar përkohësisht dhënien e depozitave dhe interesave, pasi kompania po kontrollohet nga komisioni parlamentar dhe ai qeveritar. Me mbarimin e kontrollit kompania do të rifillojë aktivitetin e saj të dhënies së parave.
INTERNET
“HOME PAGE” NË SHQIPËRI
AMC ofron për institucionet dhe firmat private shërbimin
INTERNET “HOME PAGE”-aa
Të interesuarit mund të publikojnë informacione në formë teksti,
figure, fotografi, mesazhe zanore dhe video, mbi aktivitetin e tyre
Këto lexohen nga përdoruesit e Internetit në të gjithë BOTEN
Kontratat për kryerjen e shërbimit bëhen pranë AMC sh.a.
Rruga “Gjergj Legisi” Laprakë Tiranë