01/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 shkurt 1997

1000 vjet burg për fajdet

Protestuesit grumbullohen në gjykatën e Tiranës. Afro 100 të akuzuar nga Tirana, Lushnja dhe Berati Faqe 2, 7 K. LUNIKU: Shpërndarja e parave të Xhaferrit dhe Popullit do të zgjasë 1 vit

Piramidat e harruara

Buzëqeshjet e zotit Berisha në RTV janë drejtuar të mërkurën drejt disa dhjetra mijë depozituesve të fondacioneve Xhaferri e Populli. I sjellshëm me shtypin, sidomos me atë të huaj, kreu i shtetit ka ofruar një skemë që nuk dihet sesa u ka pëlqyer viktimave të “bamirësisë” së gjeneral Xhaferrit dhe të Bashkim Drizës. Libreza si fillim, më pas, edhe paratë. Sigurisht plus interesat bankare për kohën që do të rrinë mbyllur në arkën e shtetit. Berisha ka nxjerrë nga xhepi konceptin e “shpërndarjes graduale”, rezultatet e të cilit mbeten për t’u verifikuar. Ndërkohë, presidenti ka heshtur për një ushtri edhe më të madhe të mashtruarish. Tani që Sudja zuri burgun dhe Grumasi u arratis, depozituesit e këtyre firmave janë më të pashpresët. Ata, së bashku me viktimat e një numri biznesmenësh të vegjël të zhdukur pa lënë gjurmë, mund t’i konsiderojnë të humbura përfundimisht paratë e futura me fajde. Nëse kësaj liste do t’i shtohej edhe Gjallica, e cila ka premtuar kthimin e parave në datën 6 shkurt, numri i klientëve të pashpresë do të ishte frikshëm më i madh se ai i atyre që morën sigurinë e kryetarit të shtetit për rikthimin e shumave. Po bëhet një zhurmë e madhe për 300 milion dollarët e ngrira të Popullit dhe Xhaferrit. Zhurma është aq e madhe saqë duket hapur se me “boritë” festive të shpërndarjes së këtyre parave, po tentohet të mbulohet e qara e të humburve në piramidat e harruara që kanë zënë tashmë nen vete një shumё që i afrohet 500 milion dollarëve. Ndërkohë që posteri elektoral i kryetarit të bashkisë së Vlorës po bën xhiron e botës në kanalet e mbarë botës, PD vazhdon të deklarojë se me përjashtim të “frigoriferizimit” të parave të dy fondacioneve, nuk ka më asnjë zgjidhje për të ofruar dhe përgjegjësi për të marrë përsipër për tragjeditë paralele të shkaktuara nga kolegët e Popullit dhe Xhaferrit. Presidenti nuk harroi të përsërisë leksionin rreth “intimitetit” të fajdes, por vështirë që ky shpjegim t’i ketë rritur pikët e tij në radhët e shqiptarëve. Të ish-klientëve të Sudes për shembull. K. J

Dollari fluturon në 135 lekë

Dje në qendër të Tiranës Foto: Reuter Dje në qendër të Tiranës. Foto: Reuter

Sa më shpejt me 3 % interes

Prononcohet presidenti i kompanisë “Kamberi” Lidhur më nismën që ka lindur për dhënien vetëm 3 % interes në muaj kreditorëve, pavarësisht se me çfarë përqindje e ka lidhur kontratën, në mënyrë që kreditorët të mos humbasin edhe depozitat, presidenti i “Kamberi” zoti Ferdinand Kamberi tha: “Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë ne. Pra kreditorët sigurojnë depozitat (me një interes të pranueshëm) dhe kompanitë nuk rrezikohen të përfundojnë si ‘Sudja’...”

Të dielën miting i madh i sindikatave dhe studentëve

Në aneksin e stadiumit “Dinamo”, ora 11.00 Me datë 2 shkurt, ditën e dielë, ora 11.00 në aneksin e stadiumit “Dinamo” në Tiranë këshilli koordinues i Lëvizjes Sindikaliste të Shqipërisë organizon një miting paqësor, ku do të protestohet ndaj qeverisë për të mbrojtur interesat ekonomike dhe sociale të shtresave të pasojës e rënimit ekonomik nga firmat e fajdeve. Të gjithë në miting, pa dallim influence partiake! Këshilli Kordinues i Lëvizjes Sindikaliste shqiptare AZEM HAJDARI HIQMËTE DAJA V.O. I pyetur nga gazetari ynë se në qoftë se policia do të përdorë dhunë apo nuk do të lejojë mitingun, zoti Hajdari iu përgjigj: “Ta provojnë, se pastaj do të marshojmë drejt sheshit ‘Skenderbej’, shesh ku zakonisht rrëzohen diktatorët”

Shorti i llotarisë së Kryqit të Kuq

2 mijë çmime nga 500 lekë biletat që përfundojnë me 55 200 çmime me nga 2 mijë lekë biletat që përfundojnë me 201 20 çmime me nga 5 mijë lekë biletat që përfundojnë me 9591 1 çmim me 50 mijë lekë bileta me numër 15/7995 1 çmim me 150 mijë lekë bileta me numër 12/6672 1 çmim me 800 mijë lekë bileta me numër 2/7995 Çmim suplementar prej 200 mijë lekësh bileta me numër 9/5075