12/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 shkurt 1997

Meksi “mbytet” në Vlorë

Forumi i opozitës kërkon mitingje në gjithë vendin sot, ora 12⁰⁰

Vrasjet-tragjedia duhet të evitohej

Të vrarët akuzojnë qeverinë shqiptare. Gjaku që u derdh në rrugët e Vlorës në dy ditët e fundit ka zgjuar si asnjëherë më parë një qytet që tani e di se gjithçka mund të ishte evituar. Fare lehtë, nëse qeveria shqiptare dhe kryeministri Aleksandër Meksi do të kishin pasur ndjenjën minimale të përgjegjësisë dhe dinjitetin e nevojshëm, për të shpallur dorëheqjen kolektive. Shqipëria do të kishte kështu një dyzinë zyrtarësh të lartë të veshkarkuar, por tre të vrarë më pak në ndërgjegjen e saj. Tani është vonë, në Vlorë varrosen të vdekurit. Kryeministri Meksi ndodhet tani në pozitën më të vështirë që nga dita kur është zgjedhur për herë të parë në krye të ekzekutivit në vitin ’92. Ai ka mbajtur mbi shpinë javët e fundit, peshën kryesore të mëkatit 2 miliardësh të huamarrjes, me anë të të cilit kishte siguruar dhjetë muaj më parë qëndrimin në krye të një qeverie të re demokratike. Thirrja e dëgjuar më shpesh në Vlorë ka qenë ajo “Poshtë qeveria”, ndërkohë që në Tiranë kishte mbetur shumë pak të bënte për mijëra qytetarë që kishin lënë kursimet ... [?] tek Gjalliqa dhe piramidat e tjera. Meksi e pa veten të vetmuar edhe pardje, kur i kërkoi parlamentit të domin-uar prej partisë së tij, vendosjen e gjendjes së jashtëza-konshme në qytetin bregdetar. Deputetët u shprehën kundër një vendimi të tillë, shpesh me tone tepër të ash-pra. Ndërkohë, projektligji i rrëzohit të gjitha partitë e vogla parlamentare në referen e përbashkët për dorëheqjen e qeverisë. Megjithëse për kryeministrin Meksi nuk ka shumë rëndësi në këto momente, ai ka mbetur tani edhe pa zyrtarët e Partisë Republikane, që deklaru-an daljen nga koalicioni qeveritar. I gjendur në syrin e ciklonit, Meksi pati rastin megjith-atë të bëjë diçka që do ta kishte thjeshtuar shumë lëm-shin e ngatërruar keq të fajdeve: të jepte dorëheqjen. Duke mos e bërë këtë, megjithë prestigjin në fund të këmbëve të qeverisë që kryeson, ai ka dëshmuar se bën pjesë në grupin fatkeqësisht të madh të politikanëve shqiptarë që nuk janë larguar vetë, por që i kanë larguar të tjerët nga posti që mbanin. Historia e dorëheqjeve të padëna është tepër e gjatë për administratën shqiptare të katër viteve të fundit. Atëherë kur Shqipëria rrëzoi komunizmin, u mendua se bashkë me të kishte rënë edhe stili i udhëheqjes që e konsideronte veten të përjetshëm në krye të vendit. Por Meksi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ndryshuan vazhdimisht pa e prekur megjithatë atë vetë, i treguan shqiptarëve se asgjë s’kishte ndryshuar dhe se thënia e Luigjit XIV “Pas meje, hataja” mbetej ende e varur mbi podiumin e politikës. Tani, kur kokëfortësia qeveritare për të mos lënë kolltukun ka shkaktuar tragjedi njerëzore, edhe një herë ia vlen të theksohesh se ky vend ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që dinë të largohen atëherë kur e ndjejnë se është momenti për t’u larguar. Nëse qeveria shqiptare vërtet beson se mund të japë ende për këtë popull, le ta bëjë këtë duke dhënë dorëheqjen. Kështu fatura për t’u paguar do të ishte më e lehtë. S.MINXHOZI

80 mijë vetë përcjellin martirët

Mbrëmë para hotel "Rogner" Shoferi i drejtorit të “Albania” nxjerr pistoletën për të qëlluar mbi drejtorin e gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi

Kush i jep të drejtën shoferit Edmond Tufina për të mbajtur pistoletë kur "Albania" thuhet se është gazetë private?! Mbrëmë në një prej sallave të hotel “Rogner” u zhvillua takimi mes botuesve të gazetave shqiptare mbi situatën e rënduar të krijuar ndaj gazetarëve shqiptarë, pas rrahjes të gazetarëve nga civile të amatosur. Në mbledhje të gjithë drejtuesit e gazetave shprehen shqetësimin për rrahjet e gazetarëve, ndërsa Ylli Rakipi, drejtor i gazetës presidenciale “Albania” nuk ishte dakort me krijimin e një komiteti “Për mbrojtjen e gazetarëve” si dhe mbrojti qeverina dhe Berishën. Në një moment Rakipi fton drejtorin e gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi dhe kërkon ta qëllojë në mes të mbledhjes. Në mbledhje ndodheshin plot dëshmitarë: Shtjellim Nazarako, drejtor i “Dita Informacion”, Amand Shkullaku, kryetar i shoqatës së gazetarëve profesionistë, Preç Zogaj, gazetar i njohur, Dalip Greca, kryeredaktor i “Republika”, Armand Mero, kryeredaktor i “Gazeta Shqiptare”, Astrit Patozi, kryeredaktor i “Albania”, Luan Rama, kryeredaktor i “ZP”, Gjergj Pilika, gazetar “Albanian Observer”, Apollon Baçe, etj. Duke dalë nga “Rogner” shoferi i Ylli Rakipit, i nxehur për fatkeqësitë që kanë kapur Ylli Rakipin fyen N. Lesin dhe nxjerr pistoletën për të qëlluar. Në moment reagojnë truprojat e Lesit dhe i heqin pistoletën nga dora. Pas kësaj Rakipi lajmëron policinë, e cila mbërrin në çast në dyert e “Koha Jonë”. Bllokohet vetura e drejtorit të gazetës “Koha Jonë” si dhe shoqërohet për në polici Nikollë Lesi. Pas dy orësh lirohet nga komisariati nr.2 i policisë (ku shefi i tij Sali Shehu tregohet korrekt) dhe pas kësaj mbërrin në redaksi makina pa targa dhe të mbushura me civile me radio. Pas ngjarjes, e cila mund të përfundonte në gjakderdhje, lind pyetja ku e mori pistoletën shoferi i Ylli Rakipit? Përse gazetarët e pushtetit dhe shofertë e tyre janë të pajisur me pistoleta? Sa prej shoferëve të tyre janë agjentë të SHIK-ut? Megjithatë Ylli Rakipi akoma se është gazetë “private”) si dhe shofer dhe punonjës me pistoleta. Ky është pra Ylli Rakipi

Dje gjatë funeralit të Artur Rustemit vrarë nga policia Foto: A. Babani Dje gjatë funeralit të Artur Rustemit vrarë nga policia. Foto: A. Babani

Konflikt në PD. Shumë deputetë kundër ushtrisë në Vlorë. Sot pritet qeveri e re

Sot 20⁰⁰-20⁰⁵ protestë pa dhunë

Gazeta “Koha Jonë” në shenjë proteste dhe dije i bën thirrje gjithë shqiptarëve që sot të fiklin televizorët dhe dritat nga ora 20.00-20.05, pikërisht në momentin që fillon sigla e lajmeve të TVSH.