Doktor, shko tek doktori
Vehbi Alimuçajt i refuzohet viza amerikane së bashku me gruan
Faqe 7, 11
Doktor, ky është fundi!
PD nuk dorëzohet. Tre të vrarë, disa qindra të plagosur, dhjetra mijë demonstrues që mbushën rrugët e qyteteve të Shqipërisë dhe dy miliardë dollarë të humbura, nuk kanë mjaftuar që në partinë në pushtet të triumfojë arsyeja në vend të pasionit.
Bashkëfajtorë në dramën e madhe shqiptare, në PD duket se kanë vendosur të mbeten edhe bashkëvuajtës në një fund që tani është më afër se kurrë, megjithëse Berisha, Meksi dhe Shehu nuk kanë më sy për të parë. Mbrëmë Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur “të dalë në bazë” për t’u shpjeguar me popullin. Kontakti me njerëzit, ashtu siç ka bërë partia paraardhëse e PD në pushtet për 50 vjet rresht, është formula e re që ka shpikur “alkimia” e dy mjekëve dhe një arkeologu. Asgjë më qesharake se kjo nuk mund t’i thuhej shqiptarëve në momentin kur kanë lënë shtëpitë dhe kursejnë nën kulmet e piramidave të rrënuara. Asgjë më e papërgjegjshme nuk mund të dilte nga forumi më i lartë i një partie që kontrollon ligjërisht çdo metër katror të këtij vendi. Ne shqiptarët e kemi dëgjuar më shumë se një herë zgjidhje të tilla dhe nga eksperienca jonë e kuptojmë se sa herë që shteti është ndodhur në prag të humnerës, ka bërë thirrje “për të folur me njerëzit, për të shpjeguar vështirësitë dhe hallet”. Kështu ka ndodhur gjithmonë me Partinë e Punës, e cila u fshi nga memoria jonë kolektive, përballë qeverisjes katërvjeçare të Partisë Demokratike. Duke deklaruar se duhet punuar me njerëzit, Tritan Shehu nuk e sqaron ndërkaq nëse do të dalë edhe vetë në bazë, në Lushnje për shembull. Dënia e besimit qeverisë Meksi, të cilës sot i ka çuar ultimatum për t’u dorëzuar “brenda 24 orëve” madje edhe mbreti Leka nga Johannesburgu, nuk është më një problem politik në PD. Mbajtja e kabinetit të Lekës (Meksit) është tashmë një problem patologjik i një numri personash të papërgjegjshëm që e kanë marrë peng demokracinë shqiptare, duke bërë të zhduken 3 miliardë dollarë, duke urdhëruar 3 vrasje në Vlorë dhe duke burgosur opozitën. Qëndrimi në këmbë i një qeverie me një bilanc të tillë mbi shpinë, i jep të drejtën morale opozitës të kërkojë hapjen e kartelave mbi mjekësore të atyre që drejtojnë tani partinë në pushtet, përfshirë presidentin dhe kryeministrin. Zëra brenda PD kanë deklaruar se fundi se Berisha mund të ketë probleme shëndetësore. Berisha, Shehu dhe Meksi nuk duan të kuptojnë se duke mos ndalur vrapin, po shpejtojnë fundin e tyre. Megjithatë, ai po vjen, duan apo nuk duan në PD. Vendimet tani nuk merren më vetëm aty. Fjalën e kanë shqiptarët. Megjithatë duke se këta të fundit do ta paguajnë me shumë sakrifica vendosjen e demokracisë, sepse tashmë fati i tyre nuk varet më nga politika apo ekonomia, por ndoshta nga një sëmundje. K.J
PD ose “Në ju vjedhim paratë”
“Koha Jonë” ka qenë në gjurmët e “Ditari” të Ana Frankut por të Presidentes së Kompanisë “Gjallica”, Shemsie Kadria. Pas vetëdeklarimit të kësaj kompanie, për sponsorizimin e fushatës elektorale të deputetëve të PD në qytetin e paqetë, suksesi në Vlorës, Gëzim Zija, duket se po hapet dera e gurtë për hyrjen në piramidën më të madhe të rënë deri tani, “Gjallica”. Me këtë rast, pas pështjellimeve pafund, mbasa i ka ardhur radha të hidhet dritë në brendësinë e labirintheve të errëta dhe sekretëve të frikaturës së ndërtimit të piramidave shqiptare në Vlorësi. Shqipërimi i dy faturave të botuara me sipër, për sponsorizimin me nga 60 milionë dollarë të PD, duket se i ka bërë thirrje deklaratat e liderëve të partisë në pushtet se “nuk kemi përfituar nga skemat piramidale”, të cilët pas kësaj duhet e përgjigjen juridikisht në bazë të ligjit për financimin e partive politike. PD duhet të japë llogari rreth mënyrës së përdorimit të këtyre fondeve, që janë para të gjakut dhe djersës së shqiptarëve. Ajo duhet shpjegojë perse i ka gënjyer shtetasit e vet, duke deklaruar më shumë se një herë se nuk ka vënë dorë mbi paratë e piramidave masive, gjë që është dokumentuar me fakte e bujshme, fillon pas sqarimit të “koincidencave” të datave të fundit të akuzimit të “Gjallicës”. Ar-Tesonët Drejtori filialit të Vlorës i kësaj kompanie, Fitim Gërxhaliu, cili shkon në TVSH ...
... timin. Ligji këtë të drejtë ia njeh vetëm pronarit, që në këtë rast është Shemsia Kadria. Por më pas, Gërxhaliu deklaron për “KJ”, se kurë nuk e ka bërë këtë deklaratë. Vetëm pak orë para datës 6 shkurt, të caktuar për kthimin e parave klientëve të “Gjallicës”, duke ardhur për në Shqipëri me kredinë 60 milionë $ në xhep, vendas ne një “aksident” automobilistik, partneri turk i kompanisë Saladin Disha. Ndërkohë që shtypi i majtëron gënjen “ilegale” të Kadries në Tiranë, policia shpall kërkimin, vetëm 30 minuta pas ajo ka lënë pistën e Rinasit. Avioni i shoqërisë shtetërore “Turkish Airlines”, i cili mbartëte drejt Turqisë Presidenten e “Gjallicës”, për “shkak të motit të keq”, ndërron itinerar. Kjo ndodhi ditën kur arrinin Fitim Gërxhaliu. Në vend të pistës së aeroportit të Stambollit, avioni ulet në atë të Izmirit. E ndërkohë që Kadria largohej së bashku me shoqin me një makinë që e priste në hyrje të aeroportit, të gjithë shqiptarët që udhëtuar me të si pasagjerë, janë bllokuar nga policia për mbi 2 orë. Një prej dëshmitarëve të udhëtimit fatal, tregon se në Rinas, Kadria ka mbërritur me një “Benz” tip 190 D, me targë zyrtare. Burime të Aeroportit të Tiranës pëshpërisin për qenien në makinë, të njerës prej krerëve të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike. Disa burime dëshmojnë për posadlimin nga ana e zonjës Kadria, të pasurisë së patundshme në Turqi, në shumë disa milionë dol...
Për Kadrien, Gjykata e Faktit e Tiranës ende nuk ka firmosur vendimin për arrestin në mungesë, por edhe në rast se kjo ndodh, duket se nuk përbën ndonjë shqetësim të madh për të. Neni për të cilin ajo akuzohet, si edhe krerët e firmave piramidale “Sudja”, “Xhaferri”, “Populli” e “Arkondi” – mashtrim të qytetarëve në bashkëpunim”, nuk është i asaj kategorie që të mund të vërë në lëvizje Interpolin për ekstradim.
Pra, gjithçka në lidhje me arratisjen e madhe, ka qenë e studiuar deri në detaj. Pak rëndësi ka se kush e thur dhe e realizoi skenarin e saj. Arkitektura e treni-mit të qytetareve të Vlorës e rretheve të tjera të vendit, bën amnistinë e “Gjallicës”, duket se nuk do të ndëshko-hat asnjëherë. Një gjë duket qartë te klientët e pashpresa të saj. Fatura në portretin e deputetit të tyre Zija: “Me nëftojë të gjithë”, nuk është kryer plotësisht në variantin real: “Me humbasim të gjithë”. Duket se paska edhe të fituar në këtë mes, me madh-në të cilave është vetë Partia Demokratike. Sponsori-zimi i Kadries është shpërblyer. Për ta kërkojmë të ndriçojmë brendësinë e piramidës, kur ajo me shka-limin e saj të zi, po na verbon të gjithëve.
Në dy nga të dhënat e Kadries, ose nga data 26 janar deri në 13 shkurt 96 PD ka marrë 100 mijë dollarë. Po në gjithë ditarin, sa para figurojnë në arkën e partisë në pushtet?
Gjallıca - 100 mijë dollarë Partisë Demokratike
Faksimile nga ditari personal i Shemsije Kadri-së
Data 26.01.1996 Plani - doktor 25 26 27 I marrën 50.000 $ për ... P. Demokratike [?] R. Demokratike 27 PARASHIKIM … 93.200 [?] … 103.800 [?] … 50.000 — R. Demokratike SABBATO Dt. 13.02.1996 presidentes së “Gjallica”, ditar i cili rastësisht ndodhet në duart e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”. Aty tregohet për sponsorizimet që “Gjallica” ka bërë për Partinë Demokratike me paratë e kreditorëve shqiptarë. Nëse redaksia e “Koha Jonë” do të botojë dokumente të tjera komentuese ku tregohet se ku kanë përfunduar milionat e qytetarëve shqiptarë.
Sot 20⁰⁰-20⁰⁵ protestë pa drita
Gazeta “Koha Jonë” në shenjë proteste dhe zëri i bën thirrje gjithë shqiptarëve që sot të fikin televizorët dhe dritat ora 20.00-20.05, pikërisht në momentin që fillon sjala e lajmeve të TVSH.