Berisha zbulon armig në PD
Banka e Shqipërisë po prodhon lekë të reja. Së shpejti 1 USD -200 Lekë
Faqe 5, 8
Vefa dhe politika shqiptare
Kompania më e madhe rentiere Vefa Holding ka bërë publike para tre ditësh formulën më të fundit për shlyerjen e klientëve të saj.
Ndërprerje interesante, kundrejt fillimit të kthimit të kapitaleve në 5 mijë dollarë. Bosi i kompanisë Alimuçaj e komentoi si shenjë korrektese të Vefa-s vendimin në fjalë, ndërkohë që mijëra shqiptarë spejtuan të gjejnë emrin e tyre në listat e publikuara në sportelet e arkave të kompanisë. Në Tiranë gjithçka ka ndodhur nën presionin e një turme të madhe njerëzish, kurse në rreth e ende nuk dihet sesi ka filluar shpërndarja. Radiot e huaja thanë dje se në Vlorë filiali i Vefa-s ka mbyllur dyert, duke mos kryer asnjë veprim financiar. Mes ankthit dhe shpresës, kreditorët që ia kanë besuar kursimet “gjigandit të kapitalizmit shqiptar”, siç shprehet shpesh Alimuçaj, presin të shohin sesi do të përfundojë dhënia e saponisur e kapitaleve të vogla. Ndërkohë të tjerë, ata që kanë shitur shtëpitë ose që kanë depozituar shuma të mëdha, duhet të kënaqen me lajmërimin e shkruar të Eurovefa, se dhënia e parave të tyre do të fillojë “më vonë”.
Kolapsi i përlulur i Vefa-s duket se përbën aktin e fundit të rënies së fajdeve dhe më të rrezikshmin. Një falimentim i Vefa-s do të thoshte shpërthim i kordonit të fundit të sigurisë që mban lidhur protestën popullore. Megjithëse Vehbi Alimuçaj dhe stafi i tij janë kujdesur më shumë se një herë që të japin një imazh sa më qetësues tek klientët e tyre, presioni mbi kompaninë ka ardhur në rritje bashkë me shembjen e piramidave të vogla. Automatikisht ky presion, që në krye ka pasur si shkak një krizë financiare, është shndërruar në protesta rrugësh dhe kërkesa jo më ekonomike, ndër të cilat ajo për largimin e qeverisë duket më e përsëritura. Në të vërtetë, problemi i fajdeve ka pasur që në fillimet e tij brenda vetes ngjyrën e fortë politike, ashtu siç e ka patur këtë ngjyrë edhe heshtja katërvjeçare e qeverisë ndaj këtij fenomeni. Në gjithë këtë vorbull interesash, ku jo gjithmonë është folur për para dhe huamarrje, Vefa ka qenë shtylla e fortë e një modeli ekonomik të imponuar nga pushteti i PD si më i efekts[h]mi për Shqipërinë. Vefa ishte deri pak muaj më parë modeli për t’u ndjekur fushën ekonomike dhe në lançimin e kësaj ideje shteti shqiptar nuk mungoi t’i përfshijë të gjitha bateritë që kishte në dispozicion. Institucionet financiare heshtën, segmente të caktuara politike u identifikuan me sistemin e fajdeve, kurse mediat shtetërore bënë pjesën e tyre, duke reklamuar potencialin e firmës.
Kësisoj, mbijetes[a] ose rënia e Vefa-s, nuk mund të jetë sot një problem i thjeshtë financiar për Shqipërinë. Me Vefa-n janë të lidhura shumë interesa të shqiptarëve, që gjithçka të mund të quhet e mbyllur me zgjidhje teknike. Fati i Vefa-s përcakton në fakt sot ecurinë e proceseve politike që po përgatiten ose kanë filluar të shfaqen në vend. Në këtë pikë të gjithë e kanë të qartë se Vefa përbën kartën që mund të përmbysë rezultatin e lojës politike. Mbetet të shihet se çfarë ngjyre do të ketë kjo kartë.
Vlorë: 10 mijë vetë para VEFA
Dje tek sportelet e VEFA
Foto Reuters