Koha Jonë
23 shkurt 1997
Berisha “zgjohet” nga zinxhirët
Faqe 5
Boriçi: Ishte miting elektoral, ftesa më erdhi nga PD dhe u la në sekretari
Zonat e lira nuk zgjedhin Berishën
Për të tretën herë në harkun kohor të një viti, presidenti shqiptar u premton shkodranëve krijimin e zonës së lirë. Ashtu si ua premtoi tre herë edhe elbasanasve. Në 26 maj, në 20 tetor dhe tani, Sali Berisha po shet Shqipërinë duke tundur në dorë premtimin e krijimit të zonave të lira, me shpresën se mungesa e njohurive ekonomike tek shqiptarët i thjeshtë do të bëjë që të gëlltjallësh “zonë e lirë” të ketë efektin e magjisë. Mes shfaqjeve na hesap dhe toneve të shfrenuara, presidenti shqiptar ka nxjerrë nga xhepi një premtim të pluhurosur që nuk e di as vetë se çfarë do të thotë, duke kujtuar se edhe tani si në maj njerëzit do të kthehen të qetë para sporteleve të kompanive të falimentuara.
Karta e zonave të lira duket se ka komprometuar plotësisht turin presidencial, jo vetëm për efektin zhgënjyes në elektoratin shqiptar i cili tani pret t’i ofrojnë para të thata dhe sa më shpejt që është e mundur, por edhe për përsëritjen për të disatën herë të të njëjtit premtim, duke bindur elektoratin në demagogjinë lakuriqe të presidentit shqiptar. Për këtë arsye, premtimet e presidentit për “zona të lira nga Kukësi gjer në Gjirokastër”, siç u shpreh ai dje në Shkodër, nuk mund të kenë efektin e shpresuar tek shqiptarët e lemeritur nga zhgënjimi i madh i humbjes së të gjithë pasurisë së tyre në piramidat mashtruese të ngritura gjatë sundimit të PD.
Të krijosh zona të lira sipas “hartës së presidentit” do të thotë në fakt të vesh në praktikë një projekt që edhe për ekonomistin më mediokër tingëllon si një çmenduri banale. Në vend i kthyer në “zonë të lirë” është një vend me një qeveri që nuk vjel asnjë qindarkë taksa, pra, pa arkë, pa financa. Të premtosh zona të lira nga jugu në veri do të thotë të prishësh krejtësisht ekuilibrin ekonomik të vendit, duke privuar pjesët e tjera territorit nga tutela minimale e domosdoshme e shtetit. Në premtimet e papërgjegjshme të Sali Berishës, akordimi pa hesap i zonave të lira merr përmasat e një zgjidhjeje që automatikisht sjell zgjidhjen e problemeve ekonomike të shtetasve. Ai nuk sqaron se para shpalljes zonë e lirë, një territor duhet të plotësojë disa kushte që vështirë t’i disponojë Shkodra apo Vlora e vitit 1997.
Nga ana tjetër, hartat e zonave të lira sipas presidentit do të shkaktonin probleme serioze sociale. Duke u nisur nga fakti që investitorët seriozë nuk mund të investojnë në ato zona ka nuk mund të shohin suksesin e investimeve të tyre të paktën në hapësirë e kohë, ka të ngjarë që harta presidenciale e zonave të lira të mos u pëlqejë atyre.
Tashmë është thellësisht e qartë se karta e zonave të lira, e shndërruar në një slogan elektoral, është e lidhur me pozitën e vështirë politike të presidentit shqiptar. Fushata e Berishës nëpër salla të mbushura është shndërruar në një fushatë përrallash para kamerave, për të treguar “mbështetjen popullore” që gëzon ai. Kjo është pak e besueshme edhe për kameramanë amatorë, aq më tepër për politikanët dhe opinionin ndërkombëtar. Zonat e lira për të cilat premton presidenti nuk mund ta shpëtojnë atë nga problemet e shumta me të cilat ai po përballet. Aq më tepër nuk mund të zgjidhin krizën e thellë shumëdimensionale që ka mbërthyer Shqipërinë. As lufta me “të kuq”, as lufta “me armë” në një tjetër radhë e PD, as premtimet joracionale nuk mund të bindin opinionin për zgjedhjen reale të krizës. Një situatë e tillë e rëndë kërkon angazhimin real të forcave politike. Vërtet partia e civilizim politik, gjë që me së shumti i mungon pushtetit aktual dhe vetë presidentit. Sa për zonat e lira, le të shpresojmë që Berisha të mos e shesë të gjithë Shqipërinë, përndryshe do të mbeten pa u shitur si të tilla vetëm Kosova me Çamërinë.
MARTIN LEKA
Shkodra: President, shko në Vlorë
Dje në Shkodër, britma për Berishën
Foto Reuters
Mbrëmë, mblidhet me urgjencë kryesia e PD Berisha-Shehi, 40 minuta sherr
Dje në mbrëmje, është mbledhur në mënyrë urgjente kryesia e Partisë Demokratike. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe presidenti Sali Berisha.
Problemi qendror që është diskutuar gjatë rreth 40 minutave, ka qenë premtoria o 14 deputetëve dhe anëtarëve të udhëheqjes së PD. Gjatë gjithë kohës, “uk udhëheqësit e lartë të PD ka mbizotëruar nervozizmi, gjë që është pasqyruar edhe në akuzat dhe replika të ndërsjellta mes pjesëmarrësve. Tepër i ashpër ka qenë Berisha kundër monogjistëve të rinj, duke i akuzuar ata me të njëjtin fjalor që ai kishte përdorur edhe në Shkodër, pak kohë para se ai të mbërrinte në Tiranë. Replika të shumta janë bërë mes anëtarëve kryesorë për presidentin Berisha dhe njërit prej nënkryesuesve të promemorios, Dashamir Shehi, i cilësuar si “koka” e mocionistëve. Gjatë fjalatos që po zhvillo[?] Berisha këto ditë, nuk i ka kursyer shokët e tij të PD dhe akuza dhe epitetime nga më të ashprat. Mësohet gjithashtu se nuk është thënë dakord rreth datës në të cilën do të mblidhet Këshilli Kombëtar. Mesa duket Berisha prent të shohë rezultatin e mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE të hënën e ardhshme.