25/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 shkurt 1997

Evropë: Shqipëri në grupe

Studentët e Tiranës bojkotojnë mësimin. Forumi: Jo mandatit nr.2 të Berishës Mbrëmë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, kanë vendosur t’i japin edhe një herë dorën Berishës dhe qeverisë së tij të diskutuar, ndryshe nga parashtikimet dhe deklaratat e diplomatëve të Brukselit tre ditë më parë. Mbledhja e cila pritej të vendoste kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme, ka marrë një rrjedhë tjetër, duke u kanalizuar në sloganet e zakonshme që institucionet europiane duket se kanë vendosur t’i përdorin deri në fund me Shqipërinë. Ministrat e jashtëm kanë kërkuar vazhdimin e dialogut dhe të ndihmës për vendin tonë, por janë kufizuar në prononcimin rreth sanksioneve për qeverinë shqiptare. Ata janë shprehur për “respektimin e parimeve të demokracisë dhe fillimin e dialogut”, megjithëse është e paqartë se për çfarë parimesh bëhet fjalë dhe rreth cilës temë duhet përqëndruar dialogu. Megjithatë mësohet të jenë vendosur kushte rreth dhënies së mëtejshme të ndihmës dhe ato konsistojnë kryesisht në mënyrën sesi do të komportohet pushteti ndaj lirive të kërcënuara politike. Zgjatja e dorës europiane mbërrin në momentin kur pushteti aktual ndodhet i vetmuar në kullën e tij. PD është braktisur krejtësisht nga forcat politike që e mbësh- mbështetën në 26 majin e shkuar dhe që ndanë me të përgjegjësinë në qeverinë Meksi II. Brenda partisë u përvijua një fraksion i qartë personash, ndërkohë që opozita e bashkuar në Forumin për Demokraci dhe të Djathtën Shkodrane kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Partia në pushtet po përbalte me një valë grevash dhe protestash masive që kanë përfshirë të gjithë jugun dhe një pjesë të veriut. Një situatë e tillë ka bërë që idea e një zgjidhjeje politike të grupo­jë rreth vetes gjithnjë e më shumë forca. Por, nëse shqiptarët po e bëjnë zgjedhjen e tyre me shtetin që i drejton, vendet e Evropës Perëndimore kanë vendosur dje të vazhdojnë të luajnë me Berishën një lojë, kostoja e të cilës për Shqipërinë mbetet për t’u verifikuar në të ardhmen. Në këto rrethana merr jetë edhe një herë hipoteza e hedhur se në raport me vendin tonë, po luhet një lojë force mes SHBA dhe Evropës, lojë në të cilën një pjesë e shteteve evropiane kanë vendosur të mbështesin PD dhe zotin Berisha. Ballafaqimi euro-amerikan është diçka që kancelaritë perëndimore nuk e fshehin dhe nuk përfshin vetëm problemin shqiptar. Madje ai nga më perëndimorët. Dihen kontradiktat mes dy palëve përsa i përket qëndrimit ndaj Kubës, SHBA kërkojnë një politikë të ashpër ndaj Fidel Kastros, çka nuk e pranojnë vendet e BE. Perëndimi ka njohur qysh herë këto probleme, të cilat rrjedhin nga interesa historike dhe lufta për influencë. Për të parë tendencën euro­piane ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të mjaftonte të shihej momenti dhe mënyra e ftesës që i ka bërë Berishës presidenti grek Stefanopulos. Vizita e kreut shqiptar në Athinë do të duhet të zhvillohet në muajin maj, ç’ka do të thotë se atje do të shkojë presidenti i ri i Shqipërisë që do të zgjidhet nga parlamenti para datës 9 mars. Autoritetet greke mund ta kenë njohur letërsisht se presidenti aktual ka shanse më të mëdha për të fituar mandatin, por nga ana protokollare për të ftuar një shtet më zyrtar të... Në një moment kur presidenti i ka një ftesë të tillë nominale në momentin kur presidenti i skadon afati, s’është gjë tjetër veçse një gafë diplomatike. Pozicioni evropian ndaj Shqipërisë është se fundi, një provë e mungesës së alternativës që kancelaritë e huaja shohin në klasën politike të vendit tonë. Nuk janë vetëm gjynahet e Berishës dhe të partisë në pushtet që ste­pin synimet e Bashkimit Evropian. Është edhe dobësia e theksuar e opozitës për t’u afirmuar si kundërshtare e një partie që tashmë nuk gëzon më mbështetjen e askujt. Por, që për të rënë nga pushteti duket se do të kërkojë ende kohë dhe sakri­fica nga të gjithë ne. K.J

Vlorë, ngushtohen venat. 7 në spital

Blerim Çela, “Albania” dhe “Koha Jonë”

Në grevën e urisë të studentëve të Vlorës Foto Reuters Pas deklaratës në TV të kryekontrollorit të shtetit Blerim Çela, “Albania” dhe “Koha Jonë” Parbrëmë dhe dje në TV kryekontrollori i Shtetit, Blerim Çela tha ndër të tjera se nga kompania “Gjallica” janë sponsorizuar në formë reklame edhe gazetat “Java”, “Koha Jonë” dhe “Albania”, duke lënë të kuptohet se dollarët e paguara janë në shifra mjaft të larta. Përderisa zoti Çela u detyrua të përmendë edhe gazetën presidenciale “Albania” merret me mend se sa mijëra dollarë ka përfituar “Albania” nën hijen e të qenit presidenciale. Ndërsa “Gjallica” ka kontraktuar me “Koha Jonë” për reklamimin e filialeve të saj në këto data: 20/04/1996 në shumën lekë 50000. Reklama është për llogari të fabrikës së kripës Vlorë; më datë 26/04/1996 në shumën lekë 600000 për llogari të reklamës së Adi Petrol Gjirokastër; me datë 15/06/1996 në shumën lekë 420000 për reklamimin e “Gjalllëçës”. Shuma gjithsej 1520000 lekë ose 1500 dollarë, në një kohë që redaksia vetëm për shtypjen e gazetës i paguan shtypshkronjës në një muaj afro 200 mijë dollarë. Ndërsa në gazetën “Albania” dhe “RD” shifrat kapin mbi 50 mijë dollarë në vit. Për gazetën e “KJ” bëhet për të krijuar një imazh të keq dhe edhe duke rezultuar me e madhe shqiptare ka marrë dollarë luk “Gjalllëçës”. Po të kishte rakorduar një shumë tjetër për “Koha Jonë” me siguri që prokuroria do kishte troki­tur në dyert e gazetës sonë. Por të bën përshtypje se kur Çela u detyrua të pranojë se PD-ja ka marrë 50 mijë dollarë sponsorizim faktet tregojnë se PD-ja ka përfituar 20 herë me tepër vetëm gjatë fushatës së 26 majit të vitit të kaluar. Mjafton të theksojmë se vetëm gazetari i “RD” Edi Paloka ka përfituar 31 mijë dollarë, deputeti Gëzim Zyla 10 mijë dollarë, ish-ministri i PD-së Osman Shehu mbi 2 milionë dollarë, etj., shifra këto të dhëna nga televizioni shqiptar. Me vonë opinioni do të mësojë edhe për emra, të cilët bëjnë mitingje gjatë këtyre ditëve në Veri të Shqipërisë. REDAKSIA Në grevën e urisë të studentëve të Vlorës — Foto Reuters

Bashkimi Evropian tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të reja. Apel për dialog. Në pikëpyetje ndihmat