01/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 mars 1997

Vlora mbytet në gjak

Forumi merr lejen: Sot ora 14.00 miting në sheshin “Ali Demi” Faqe 2-9 Vlorë: Tre të vrarë, 20 të plagosur Vlorë, dje, dhjetëra mijëra njerëz e presin kështu rizgjedhjen e presidentit Foto Reuters Vlorë, dje, dhjetëra mijëra njerëz e presin kështu rizgjedhjen e presidentit. Foto Reuters

Ruaj paqen, o shtet

Nata e djeshme ishte e tmerrëshme. U gjakos populli i dashur i Vlorës, u lëjuan jetë njerëzish. Le të heshtim në nderim të përjetshëm para këtyre engjëjve që sot fluturojnë në qiell. Pas kësaj le të qëndrojmë para shtetit, sado pak që të jetë. T’i lutemi shtetit, kësaj makine të hekurt që për një sekondë përpin jetë njerëzish: Ndal dorën dhe ftoh mendjen! Gjithçka në betejën e përgjegjshme varet nga shteti. Shteti ka armën, shteti ka edhe forcën, shteti ka edhe gishtin e këmbëzës. Të gjitha këto njeriu i mirë ia ka dorëzuar shtetit me qëllim që t’i mbrojë jetën dhe jo t’i marrë jetën. Për fat të keq shteti shqiptar është zhndosur dhe po vret e torturon nënshtetasit e vet. Kjo është fatkeqësia më e madhe: Kur inkriminohet shteti, njerëzve nuk iu lihet aq kohë sa të flasin me Zotin. Është shumë vonë për të shkuar deri atje lart. Le të lemë filozofinë e mbajtjes së pushtetit me forcë. Le të flasim paqësisht dhe të bindemi. Në radhë të parë të bindet shteti. Bindu, o qeveri, që nuk të duan të qeverisësh, dhe largohu nga skena e qeverisjes. Mos u tkurr në atë karrike, sepse populli ta dha e populli ta merr kur e kërkon. Bindu zot President dhe hiq dorë nga ufi për të mbajtur pushtet me zor. Lere mandatin tënd që ta gjykojë populli. Mandatin që ke edhe sot e disa ditë, përdore për të mos derdhur gjak, por për të ruajtur jetë njerëzish. Mos e kthe mandatin në mandatë. A dëgjon, o Perëndi! Dorën që ta ka zënë etja për pushtet e për rizgjedhje, përdore për të vendosur paqë zoti President. Bindu o komandant dhe ti o mercenar. Gjakun që po derdhni dhe jeta që po rrezikoni i përket vëllait tuaj, iu përket ju. Bindu, o i dashur qytetar, se përballë ke një shtet të egërsuar dhe të duhet që ti vetë ta ruash paqen dhjetë herë më me kujdes. Protesta protestë, por edhe paqja paqë. Larg nga provokimi i policisë sekrete. Tani ndodhemi këtu. E paguam mjaft shtrenjtë mosbindjen e shtetit: Vetëm dje tre të vrarë e njëzet të plagosur. Këtu stop. Edhe ata engjëj që na lanë, do të na bekonin në qoftëse që tani do të vendosnim paqen mes nesh që jemi. Asnjëra palë nuk del e fituar prej gjakderdhjes. O shtet, rri në anën e paqës dhe, me kaq është e sigurtë se gjaku ndalet. F. ÇUPI

Ora 01.00 e natës: Merret në shtëpi nga policia Kastriot Islami

Persona të panjohur kanë goditur me grushta mbrëmë në mesnatë në derën e shtëpisë së Kastriot Islamit. Sipas tregimit të të shoqes, Islami nuk o ka hapur derën, duke u thënë të panjohurve se nuk janë policë. Zonja Islami tha për KJ se është vënë në dijeni policia për incidentin dhe pas rreth 30 minutash, tëtë policë dhe një civil janë paraqitur në derën e banesës dhe kanë kërkuar që lideri socialist të shkojë me ta në komisariat për të bërë denoncimin. Zonja Islami u shpreh se i shoqi është marrë me forcë nga policët, të cilët kanë këmbëngulur, gjithmonë sipas saj, që ai të shkojë me ta për të denoncuar kërcënimin e të panjohurve. Nuk dihet fati i mëtejshëm i zotit Islami.

Fituesit e llotarisë së Kryqit të Kuq dt.28.02.1997

Fitojnë çmime prej 500 lekë biletat që mbarojnë me 37 Fitojnë çmime prej 2 000 lekë biletat që mbarojnë me 797 Fiton një çmim prej 5 000 lekë bileta që mbaron me 7545 Fiton një çmim prej 50 000 lekë bileta me Nr.serie 20/4441 Fiton një çmim prej 150 000 lekë bileta me Nr serie 4/4273 Fiton një çmim prej 800 000 lekë bileta me Nr.serie 5/9548 Fiton çmim suplementar prej 200000 lekë bileta me Nr.serie 2/2753