16/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 prill 1997

Ambasadorja Lino takon kryeministrin Fino. Deklarata e qeverisë amerikane mbështet Qeverinë e Pajtimit

SHBA: Jo ndryshimeve në Qeveri

Komisioni i Transparencës njofton parlamentin për hetimet tek VEFA Faqe 3, 11

PD-fillon ndryshimi i kursit

Partia Demokratike dha pardje sinjalin e parë se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhjet e qershorit. Sipas sekretarit të sapozgjedhur të partisë Genc Pollo, PD nuk mund të futet në votim në zonat ku egzistojnë komitetet e shpëtimit. Kjo deklaratë, e cila bëhet menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku presidenti Berisha përzuri “rebelët” e fundit që e kundërshtonin, zbulon planet e afta të PD ndaj mbajtjes së zgjedhjeve sipas një marrëveshjeje që e ka firmosur edhe vetë në 9 mars. Armatosja e popullatës pas hapjes depove ushtarake në fillim të marsit, është një ndër problemet më të mprehta që duhet të zgjidhë Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Duke marrë vëtebesimin e parlamentit, kryeministri Fino e deklaroi si përparësi të kabinetit të tij fillimin e mbledhjes së armëve. Gjatë një muaji qeverisjeje, qeveria ka bërë disa tentativa për ta filluar këtë operacion tejet të vështirë, suksesi i të cilit do të varet në fund të fundit nga shumë faktorë. Funksionimi i pushtetit lokal, organizimi i komisariateve të policisë, efikasiteti i administratës shtetërore dhe prania e trupave ushtarake të huaja, duket se do të jenë përcaktuese në grumbullimin e një sasie të frikshme armësh që ndodhen në duart e civilëve dhe fëmijëve. Por, me kartën e armatosjes nuk mund të luhet politikisht dhe aq më tepër duke e parë çështjen nga optika e një konflikti krahinor. Kur flet për komitetet të jugut, Pollo e lokalizon problemin, a thua se Veriu i Shqipërisë nuk i ka hapur depot e armëve. Megjithëse është edhe vetë deputet i Jugut (Pollo nuk ju përgjigj apelit të qeverisë për të shkuar në zonën e tij në Përmet), sekretari i përgjithshëm i PD vazhdon të inkriminojë një popull të tërë, duke spekuluar me çështjen e armëve, që është në fakt një problem global për Shqipërinë. Nuk janë vetëm komitetet e shpëtimit që disponojnë sasi armatimi. Në Laç, tre ditë më parë, një grup fëmijësh kanë hyrë të paqenguar në një tunel municioni, i cili ka shpërthyer duke vrarë dy prej tyre. Ky fakt kronikë dëshmon se të gjithë shqiptarët kanë marrë dhe kanë përdorur armë. Të spekullosh me këtë do të thotë të sabotosh një marrëveshje historike në fund të të cilës kanë firmosur tre përfaqësues të lartë të PD, Berisha, Shehu dhe Vejsiu. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, nuk mund të vendosën kushte për futjen në zgjedhje. Çfarë do të ndodhte nëse, për shembull, opozita do të vendoste si kusht që në 9 mars, për shembull, opozita të të vendoste si kusht që në 9 mars përkacëtimin e statusit të SHIK dhe RTV para se të hidhtë firmën në marrëveshje? Problemi i mbledhjes së armëve është para së gjithash një problem rendi dhe rendin në qeverinë e Pajtimit e mbulon një ministër i PD. Nëse demokratët duan të kontribuojnë në grumbullimin e armëve dhe përgjithësisht në rivendosjen e rendit publik, duhet ta bëjnë këtë para së gjithash me anë të njerëzve të tyre në qeverinë e koalicionit. Përndryshe, çdo ankesë ndaj anarshisë dhe rrëmujës do të tingëllonte demagogjike. Forcat politike kanë ndërkaq rastin të mbajnë shënim sesi partia e presidentit po fillon të marrë kthesën, ndërkohë që në horizont shfaqen zgjedhjet parlamentare.

2 mijë paqeruajtës mbërrijnë në Shqipëri

Ushtarët italianë të misionit zbresin dje në portin e Durrësit Foto G.Shkullaku Ushtarët italianë të misionit zbresin dje në portin e Durrësit. Foto G.Shkullaku

Ministri italian i Mbrojtjes dje në Durrës

Andreatta inspekton forcat paqeruajtëse Faqe 2

Nismë e Komitetit të Shpëtimit Tepelenë

“Rebelët” ril hapin shkollat Faqe 6