A. Shehu, gunga e Qeverisë
Paraqitet ligji elektoral proporcional. Komisioni i Zgjedhjeve nuk do të jetë pluralist
Faqe 3,5
Alba - fillim i vështirë
Dje ushtarët e misionit “Alba” hynë në Vlorë.
Rreth 850 trupa italiane dhe greke hynë nga deti e toka, të shoqëruara nga 320 mjete të blinduara. Bersalierët dhe autoblin[d?]a shkelën në qytetin e protestës, të rrethuar nga një klimë e përgjithshme mikpritjeje. Përkundër frikës që i kishte shoqëruar në 30 kilometrat nga Fieri në Vlorë, ushtarët e “Alba”-s zbuluan një fytyrë të re të kryeqendrës së protestave dhe morën lule në vend të kallashnikovëve. Pushteti lokal dhe komiteti i Shpëtimit treguan se misioni ndërkombëtar ishte po aq i mirëpritur sa edhe në pjesën tjetër të vendit. Bashkë me Vlorën, ranë edhe dyshimet e para rreth mënyrës sesi do të pritej në terren ardhja e rreth 6000 trupave të forcës ndërkombëtare të paqes. Tani shtetet organizatore të misionit janë më të qeta, pasi u provua se, të paktën për momentin, mesazhi i ndihmës dhe neu- neutralitetit është lexuar njëlloj në të dy krahët: në Tiranë dhe në Jug. Ushtarët evropianë kanë parë në vend se “uniteti i Shqipërisë”, aq shumë i deklaruar nga kryeministri italian Prodi, është një realitet i prekshëm. Por, pas ditës së parë, misionit do t’i duhet të fillojë nga zbatimi i detyrës që i është ngarkuar. Dhe këtu duket se fillojnë edhe vështirësitë. Pasi zbuluan Tiranën dhe Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën, ushtarët evropianë do të duhet të fillojnë nga shpërndarja e ndihmave. 6000 vetë të armatosur rëndë do të merren me shoqërimin e tre milion eku ndihmave humanitare që pritet të mbërrijnë së shpejti në portet kryesore të vendit. Kjo sasi ndihmash, tepër e vogël për një numër kaq të madh ushtarësh, duket e pamjaftueshme për të justifikuar një mision, qëllimi humanitar i të cilit është përsëritur më shumë se një herë nga kancelaritë perëndimore. Të gjendur përballë një situate kaotike në vend, të presuara nga reagimet politike në gjirin e qeverive pjesëmarrëse si dhe nga rreziku i shndërrimit në palë në konfliktin e ashpërsuar shqiptar, forcat shumëkombëshe po vuajnë mungesën e një objektivi preciz, që politika evropiane nuk mundi ta përcaktojë dot. Çarmatosa e popullsisë, vendosja e rendit dhe pjesëmarrja në normalizimin e kushteve për kalimin në zgjedhje, kanë qenë tema rreth të cilave qeveritë perëndimore kanë hezituar gjatë, duke krijuar jo pak paqartësi dhe përplasje që e kanë mjegulluar arsyen e ardhjes së trupave të tyre këtu. Kur zbritën në Durrës, disa ushtarë italianë deklaruan se nuk e dinë ende se çfarë do të bëjnë në Shqipëri. Vështirë se e kanë mësuar edhe tani, një javë pas instalimit në kazermat e shkatërruara ushtarise shqiptare. Misioni “Alba” mund të bëjë megjithatë diçka të vlefshme për shqiptarët. Pasi të shoqërojë karvanet e ndihmave, të rrethojë portet dhe aeroportet dhe të ruajë sigurinë e përfaqësuesve evropianë në Shqipëri, ushtarët mund të influencojnë me prezencën e tyre në qetësimin e situatës dhe të jenë këtu ditën kur ne do të shkojmë në votime. Shpresojmë brenda qershorit. Ky akt është më i çmuari që mund të bëjë për Perëndimin, pasi zgjedhjet janë rruga e vetme me anë të cilave do të fillojë qetësimi përfundimtar i një vendi të rebeluar kundër qeverisë së tij të keqe.
Lajmërim
Lajmërohen gazetarët e revistës "AKS" dhe gazetës "Sport Ekspres" që të paraqiten pranë kompanisë "Koha Jonë" për të filluar ribotimin e tyre.
Lart, Agim Shehu dhe ushtarët turq të misionit “Alba”
Foto Reuters
Lart, Agim Shehu dhe ushtarët turq të misionit “Alba”. Foto Reuters