24/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 prill 1997

Karrikehumhurit

Ka karrikthyer, por ka edhe karrikehumhur. Shefat e Partisë Demokratike i vunë epitete i parë grupit të deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar që dolën kundër diktatit të presidentit dhe truprojve të tij, Shehu e Pollo. Tentativat e Shehit, Vionit dhe Sereqit për ta kthyer në minutën e fundit timonin e prishur të partisë, u trajtua në mënyrën më të keqe, në po atë mënyrë me të cilën ishin trajtuar edhe paraardhësit mocionistë ose djathtistë. E zënë me një debat të brendshëm që zhvillohej në sfondin e shkatërrimit të shtetit dhe zhdukjes së strukturave partiake, PD u tkurr në sallën e parlamentit, prej nga deputetët e saj flisnin gjithë ditën në emër të elektoratit. Një grusht njerëzish të kontestuar nga të katër anët, u bënë pjesëtarët e një komedie me shumë pjesë, që televizioni i porositur nga lart e transmetonte herë pas here. Lindën kështu karrikehumhurit, të cilët mbanjë mandatin e shqiptarëve, por nuk shkojnë t’i takojnë shqiptarët. Është harxhuar shumë bojë për gjendjen e tensionuar në Jug. Zyrtarisht, Partia Demokratike e konsideron situatën në këtë pjesë të vendit si tepër të rrezikshme dhe jashtë kontrollit. Liderët e kësaj partie nuk harrojnë të nënvizojnë në të gjitha prononcimet e tyre publike se në Jug janë komitetët dhe se Jugu është problemi i vetëm që na pengon për të shkuar në zgjedhje. Mediat e shtetit japin edhe ato kontributin e tyre, duke dhënë lajme tragjike të ndodhura në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër. Një panoramë që duket e pashpresë dhe që shtrihet duke filluar nga brigjet e Shkumbinit. Fituese në 26 maj dhe 20 tetor, PD kontrollon ndërkaq të gjithë pjesën jugore të Shqipërisë. Në Sarandë dhe në Vlorë, në Gjirokastër dhe në Tepelenë, figurat kryesore të PD kanë marrë votat e zgjedhësve dhe i përfaqësojnë ata në pushtetin qendror dhe atë lokal. Genc Pollo në Përmet, Gëzim Zile në Vlorë, Leonard Demi në Sarandë, Blerim Çela në Tepelenë dhe Fatos Beja në Gjirokastër, janë përfaqësuesit e popullit që paguhen nga shteti shqiptar për të sjellë në organet e larta zërin e elektoratit të tyre. Këta deputetë, që ngrenë dorën në emër të votuesve, gjykatësve, përmendët dhe tepelenasve, janë pa dyshim parlamentarët më të çuditshëm që mund të jenë parë ndonjëherë. Një vit pasi janë “emëruar” si deputetë, këta persona kanë frikë të shkojnë në zonat e tyre. Dy javë më parë kryeministri Fino i bëri thirrje deputetëve të shkojnë në zonat e tyre dhe të ndihmojnë në qetësimin e situatës dhe rimëkëmbjen e pushtetit të rrënuar nga trazirat. Edhe pse i bërë nga një politikan socialist, apel i mësipërm duhej të kishte tingëlluar si arsyeshëm për veshët e deputetëve shqiptarë, sidomos atyre të Jugut. Por siç duket Pollo, Beja, Çela e Demi, nuk dëgjojnë mirë nga ai vesh. Asnjëri prej tyre nuk e ka parë deri tani zonën ku është votuar dhe as nuk duket se ka ndërmend ta bëjë këtë. Megjithëse Berisha ka deklaruar se ku ndërmjet të bëjë “shumicë së heshtur”, askush nuk është i sigurt nëse do të shkojë për ta vërtetuar këtë. E ta prej deputetëve të mësipërm nuk ka guxuar të shkojë e ta “qetësojë” këtë shumicë në jug. Të paktën, këta persona mund të kishin shkuar për t’u shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve e të shumta, që mund të kenë qenë edhe votues të tyre në maj dhe tetor 1996. Vëllezërit pas kësaj, këta janë të paguar si deputetë, do të kishin të drejtën të flisnin në emër të popullit. Megjithatë askush ndoshta nuk duhej të priste me shumë nga Pollo, emër ky i cili në një gjuhë që Pollo e shumë të tjerë flasin, Pollo dhe shokët e tij janë më të mëdhenj se të tjerët. Pollo dhe shokët e tij janë më të zhurmshëm, por më shumë larg... të paktën jo më larg se Sabiha Kasimati, Koka, Hotel Rogneri ose trageti Vkinga. Pollo e di se për çfarë e kemi fjalën... K.J

VEFA, piramida po lyp

Ministri i Financave: “Nuk ka mundësi që VEFA të jetë dëmtuar kaq shumë” Fage 8

Fino - Berisha në gjykatë për Shehun

Poster elektoral i Partisë Laburiste në Angli Foto Reuters

Luftë në Burrel: katër të plagosur

Fage 2