Fino: Fjala e fundit SHIK
PS: Në rast se Berisha nuk pranon do të rishikojmë qëndrimin tonë
Kryeministri i propozon Berishës dy kandidaturat për SHIK-un: juristët Arben Rakipi dhe Arben Kartini
Leshtërrikët në këmbët e Finos
Rasti “Shehu”, ku deri tani, në sfidën ndërmjet Finos dhe Berishës, rezulton i fituar ky i dyti, tregon se Qeveria e Pajtimit Kombëtar do të ketë shumë andra për të zhvilluar punën e saj normalisht në kuadrin e përpjekjeve të saj për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve brenda muajit qershor. Por do të ishte një pjesë fare e vogël e së keqes në qoftë se problemi i ndryshimeve në administratën e mbushur me besnikë fanatikë të Berishës të reduktohej vetëm në rastin e A. Shehut. Qeveria por edhe opozita, duke u marrë vetëm me A. Shehun, me televizionin apo ndonjë diçka tjetër, ka harruar administratën shtetërore, e mbushur kjo me njerëz, të cilët janë vënë në punë, jo për aftësi profesionale, por vetëm falë militantizmit partiak dhe besnikërisë ndaj Berishës. Dhe në këtë aspekt, kryepolici Shehu, të paktën nuk i mungonte aftësia, të cilën e nxjerrë në pah duke i shërbyer regjimit të mëparshëm.
Nuk do shumë mend se çdo qeveri nuk mund të punojë në kushte normale, kur brenda gjirit të saj ndodhen njerëz që më shumë se kreut të saj apo drejtuesve të dikastereve u binden të tjerëve që ndodhen jashtë saj, të cilët në mesë një rast kanë treguar se synojnë të minojnë qeverinë e pajtimit ose të paktën ta kthejnë në një instrument të të verbër, ashtu siç kishin deri pak kohë më parë qeverinë e zotit Meksi. Këtu nuk është fjala për të bërë një fushatë spastrimesh “anti PD”, as për të nxjerrë ndonjë urdhëresë a ligj, të ngjashëm me famëkeqin 24/1, që dërgoi nëpër shtëpi kundërshtarët e PD-së. Në PD, pra dhe në administratën e saj ka njerëz tepër të ndershëm, specialistë të zotë, adhurues të të përkushtuar për “7i” shërbyer atdheut. Por nuk mund të injorohet fakti se prej kohësh opozita ka bërë zhurmë për shfaqje të tilla negative si korrupsioni, nepotizmi, por edhe paaftësia, të cilat kishin përfshirë gjithë administratën shtetërore. Tani, duke parë pasivitetin e qeverisë, në radhë të parë drejtuesve të saj për të operuar në trupin e administratës, përshtypja e parë që të krijohet është se qeveria është pajtuar me një gjendje të tillë ose është e paaftë ta bëjë këtë, duke pasur parasysh rastin “Shehu”, ose se gjithë zhurma për të këqijat e administratës së emëruar nga PD-ja, paska qenë e lidhur me synimet elektorale apo siç shprehet vetë Berisha, “për të rifituar karriket e humbura”. Në rast se zoti Fino ka vështirësi përsa i përket njohjes së administratës që drejton, jemi të gatshëm ta ndihmojmë duke botuar dokumenta për t’i treguar nga ç’kritere janë emëruar në detyra e funksione një pjesë e njerëzve që i “shërbejnë” atij.
Së fundi, sikur zoti Fino ta ketë të lehtë të punojë me njerëz të paaftë, të përfolur për korrupsion, të vendosur në punë si “kushërinj të shokut Xhemal”, duke vënë mëndjen ata që marrin detyra speciale, duke i pasur si leshtërrikë nëpër këmbë, të paktën të marrë në konsideratë vërejtjen e emëruar në të cilën ndodhet buxheti i shtetit. Është paradoksal fakti që ndërsa është shtrënguar të bëjë shkurtimet drastike lidhur me shpenzimet në sektorë të ndryshëm, qeveria Fino tregohët jashtëzakonisht bujare duke paguar njerëz të paaftë ose më keq që punojnë kundër saj.
G. L.
Fino ka vënë në tryezën e Berishës kandidaturat e fundit për kryetar dhe nënkryetar të SHIK-ut. Arben Rakipi dhe Arben Kartini janë dy emrat që ka përmendur kryeministri, përkatësisht të propozuar si numrat një dhe dy të policisë sekrete shqiptare.
Mësohet se Arben Rakipi është jurist nga profesioni dhe aktualisht avokat. Kurse Arben Kartini, i propozuar për nënkryetar, është përfaqësues i Partisë Republikane, student i Djetorit dhe pishtar i Demokracisë, është 35 vjeç dhe hetues në Kavajë. Burime të mirëinformuara thanë se dy kandidaturat kanë pasur konsensusin e forcave politike dhe se pritet aprovimi i tyre nga Berisha.
Ndërkaq, në PS deklaruan dje se ky është shansi i fundit që do t’i jepet presidentit. Në rast refuzimi, mund të pësonte çarje i gjithë koalicioni dhe marrëveshja e 9 marsit e ngritur mbi konsensusin e partive politike.
Beteja për SHIK-un zgjat prej një muaji, kur Berisha ka marrë kërkesën për dorëheqje të Gazidedes. Ish-kryetari i SHIK ka kërkuar atëherë që të’i jepet mundësia për t’u larguar nga posti që e mban për pesë vjet rresht. Por që nga ajo kohë, zoti Gazidede ka vazhduar të qëndrojë në zyrën e tij, prej ku mundohet të jetë marrës me drejtimin e strukturave të shkëputura të institucioneve të tij. Ndërkohë, presidenti pati hedhur poshtë mjaft kandidatura që i propozuan forcat politike dhe qeveria. Përmenden emrat e Agim Fagut, Fatos Klosi dhe Neritan Alibalit.
Klinton në Kaliforni. Foto Reuters