Berisha armik në Washington
Presidenti, armik i shtypit, sipas Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve në SHBA. Bashkë me të edhe Castro i Kubës
Faqe 3
Zv. prokurori i Gjirokastrës Pasho: SHIK-u i kishte shtrirë kthetrat kudo. Berisha duhet të ikë
Do ta kërkosh Vlorën, Opozitë!
NGA FRROK ÇUPI
Mund të themi se opozita vdiq dy herë: Herën e parë vdiq vetvetiu, duke u ankuar se “Berisha na shtyp dhe populli nuk na ndjek”. Kjo vdekje u ndërpre në momentin kur në Shqipëri u shfaq portreti dhe fenomeni madhor Vlora. Vlora ngjalli opozitën politike shqiptare, duke ngjallur njëkohësisht edhe qytetarinë shqiptare që kërkon të dalë nga fshi në shtet. Vlora në këtë sens përfaqëson tërë Shqipërinë.
Ndërsa për herë të dytë, opozita po ndien vdekjen që po i vjen e sigurtë dhe përfundimtare tani kur po i kthen shpinën Vlorës. Shpina është dukur që në momentin kur opozita u përlet në tavolinën e Berishës me datën 9 Mars, duke e shmangur vetëm nga opozitë në pozitë na pozicion. Opozita atë ditë, në mes alternativës për të shërbyer Vlorën dhe Shqipërinë, apo për të shërbyer tryezën me lustër të Berishës, zgjodhi këtë të dytën.
Aktualisht jeta e Shqipërisë ndodhet në një alarm dhe kërcitje vdekjeprurëse, për shkak se mes fenomenit Vlora dhe opozitës politike është krijuar një hendek i madh, ku rri Berisha. Ky i fundit, njëkohësisht kërcënon Vlorën që të mos jetë qytetare e shqiptare siç është, në anën tjetër përkëdhel apo fshikullon opozitën me qëllimin që t’i largohet Vlorës. Opozita e rrahur apo e jargosur nga Berisha, po betohet këto ditë se “për Qell për PD ne nuk kemi lidhje me Vlorën”. Në anën tjetër i betohet Vlorës se “iu duam, iu kemi ardhur për dasma e për vdekje, si dhe për plazh”.
Mirëpo jeta politike shqiptare, aktualisht, ka dy definicione të mëdha: I pari, Vlora është në fakt e tërë Shqipëria dhe nuk është një pjesë e veçuar. Të gjithë shtetasit shqiptarë ushqehen e të njëjtën pakënaqësi kundër pushtetit të Berishës, të cilin nuk duan ta shikojnë më në fron. Definicion i dytë është ky: Pa Vlorën nuk mund të ketë as shpirt proteste, as qytetari, as shtet dhe qeveri. Pra as opozitë. Cili është shkaku që opozita ia ktheu shpinën Vlorës?
Më i thjeshti është se ndërsa opozita kërkon karrike, Vlora dhe Shqipëria kërkojnë zgjedhje dhe përparim. Karriket rrinë edhe në skutat e errëta, ndërsa përparimi është në dritën e diellit.
Një shkak tjetër është se opozita, e trembur dhe e lakua[r?], nuk ishte aq e aftë sa të kërkonte dhe realizonte operacione shpëtimtare, por të operonte pushtetin e doktor Berishës vetëm me anestezi lokale.
Shkaku i tretë pse opozita i trembet Vlorës (dmth. Shqipërisë), është se nuk ka marrë lejen prej diplomacisë së huaj. Sipas kësaj logjike, Berisha i kishte marrë lejen diplomacisë për të vjedhur dhe dhunuar popullin. Më tej, kjo do të thotë se diplomacia e huaj paska vendosur që Vlora të ishte në Jug, të kishte det dhe Ujin e Ftohtë. Dmth. opozita pret një Shqipëri tjetër të dhuruar nga diplomacia.
Ndërsa shkak më i ulët është se ka disa njerëz nga opozita që ditën puthin Vlorën, ndërsa natën Berishën.
Por do të jetë shumë e afërt dita kur opozita do ta kërkojë Vlorën. Atë ditë Opozita do të tentojë të ngrihet nga varri i Vlorën. Atë ditë Opozita do të tentojë të ngrihet nga varri i harruar ose të dalë nga tmerri post-mortor. Skena është gati: Berisha po përgatitet për t’i dhënë komandë Ushtrisë së tij jo-legale; përpjekjet për të ndarë Shqipërinë dhe për të mbretëruar në një fis verior. Atë ditë, opozita që nuk po pyet shumë për fatet e popullit, do të kërkojë strehtë për vete. Por mund të jetë shumë vonë. Mbetet vetëm të shpresojmë se Opozitës nuk do t’i duhet të enda atë gjatë sa çifuti nëpër shkretëtirë, për të gjetur Vlorën.
Revolta: 750 mijë armë, 1.5 miliard fishekë
Dje gjatë ndeshjes finale të Kupës, Partizani-Flamurtari. Foto A.Babani
Berisha nuk i dorëzon kupën Flamurtarit
Klimë e rëndë në ndeshjen e zhvilluar dje në stadiumin “Qemal Stafa”, për finalen e Kupës së Republikës, ndërmjet Partizanit e Flamurtarit.
Ka qenë incidenti i rëndë, i ndodhur dje më parë tre futbollistëve vlonjatë, ku civilë të zbritur nga furgonë pa targa pranë Presidencës, shkaku i gatishmërisë absolute të Policisë së Tiranës. Tensioni u shtua kur në mesditën e djeshme, pak para fillimit të ndeshjes, u përfol për praninë e Presidentit Berisha në shkallët e stadiumit. Njeriu që nuk ka parë kurrë deri në fund një ndeshje futbolli në jetën e tij, nuk e prishi rregullin edhe dje. Pas barazimit 2-2, fitues i Kupës së Shqipërisë u shpall Partizani që fitoi 4 me 3 me penallti. Në kohën që pritej të vinte në stadium dhe kupën ta dorëzonte Berisha, dhjetra civilë të armatosur kanë rrethuar godinën e Presidencës. Nuk besohet që ky veprim të ketë ardhur për shkak të pjesëmarrjes së tifozëve vlonjatë.
Dashuritë, tradhëtitë dhe arti i saj në SHBA
Parashqevi Simaku rrëfen intimitetet
Faqe 14-13