PD, “balet” para Vranickit
Nano: “Përballë PD nuk tolerojmë më”. Vranicki për komitetet: “No problem”
Propozim fiasko për datën e zgjedhjeve nga PD: 15 Qershori. OSBE këmbëngul: 29 Qershori. SHBA nuk toleron
“Surpriza” Rogner
Berisha huan përsëri me blofin. Partia e tij vuri dje në tryezën e Vranickit propozimin për zhvillimin e zgjedhjeve në datën 15 qershor.
Duke dalë nga takimi me ish-kancelarin, Tritan Shehu tha se partia e tij po tregonte gatishmërinë e duhur për të shkuar në zgjedhje brenda piketave të marrëveshjes së 9 marsit. Ai dhe Pollo i thanë shtypit se data e ofruar nuk bie ndesh me limitet e ligjit elektoral, pasi ky ligj nuk përfshihet në paktin e marsit.
Nuk u desh shumë kohë që të shihej se me propozimin në fjalë ishin kundër si nëntë partitë politike me të cilat PD do të bëjë dakort për rregullat e lojës, ashtu edhe vetë Vranicki. Ai i tha partive se data 15 qershor nuk le kohë për tu përgatitur, dhe përgatitjet për një vend si Shqipëria e vitit ’97, kanë një rëndësi kapitale. Sipas ish-kancelarit, duhet kohë për përgatitjen e listave të zgjedhjeve, kutive të votimit dhe kushteve të tjera të fushatës. Ai ia mbylli kështu derën një propozimi që ka pamjen e një spekulimi të pastër politik me vullnetin e përhapur në politikën shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar për të shkuar sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme.
Shou politik apo blof elektoral? Duket se është edhe njëra edhe tjetra. Duke ofruar 15 qershorin si datë të mundshme, demokratët e kanë ditur se do të hasin në kundërshtimin e të gjithëve. Mesi i qershorit nuk është koha më e përshtatshme për të hyrë në zgjedhje, ashtu siç nuk është i tillë as mesi i korrikut. Në kushtet kur pushteti lokal është dëmtuar në pjesën dërmuese të tij, kur për të bërë gati kutitë e deri edhe fletët e votimit kemi nevojë për asistencën e huaj, kur rendi nuk është stabilizuar ende dhe vendi mban era barut, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të qeta. Këtë PD, Berisha dhe Shehu e dinë shumë mirë, prandaj edhe propozojnë diçka të parealizueshme, me qëllim që të heqin nga vetja padinë e sabotatorit të marrëveshjes së 9 marsit.
Ndërkaq, propozimi për të mbajtur zgjedhje në mes të qershorit, përbën një tentativë për ta çuar vendin në votime pa debatruar dhe rënë dakort për çështjet themelore që kanë të bëjnë me rregullat e lojës. Kur deklaroi se nuk shqetësohet nga thyerja e afatit të parashikuar në ligjin elektoral, Tritan Shehu ka dashur të thotë se nuk shqetësohet as nga fakti që Shërbimi Informativ Kombëtar nuk ka ende kryetarin dhe strukturat e veta. Përgatitja e votimit, që rrëfen RTV nuk është vendosur akoma asgjë dhe që strukturat paraushtarake të PD nuk janë çarmatosur nga organet përkatëse.
Të gjithë kundër, asnjë pro. Propozimi i PD mund të konsiderohet tashmë i arsivuar, nga momenti kur Vranicki deklaroi se nuk ka dyshim se zgjedhjet do të mbahen në 29 qershor. E humbur ndërkaq doli vetë partia e presidentit Berisha. Pasi, kur propozon mesin e muajit të ardhshëm për të shkuar në votime, PD nuk do të jetë e ardhshme për të luajtur për të kundër, shtyrjen e zgjedhjeve në korrik ose gusht. Tashmë Berisha dhe Shehu u deklaruan si partizanë të mbajtjes së zgjedhjeve sa më parë. Nëntë partitë e tjera u mbet t’ua plotësojnë sa më shpejt dëshirën.
K.J
Kështu SHIK ndiqte politikanë e gazetarë
Një ushtar i forcave shumëkombëshe, i lemoshë vogëlushit shqiptar. Foto Reuters
Tom Berisha përgatit materialet propagandistike të PD
800 mijë marka për fushatën elektorale të PD
Faqe 2
Shqipëria, përveç Presidentit
Nga Frrok Çupi
Faqe 4
A. Shehu: Dua të jem kryepolic
Faqe 7