Faqe 3
Fino në parlament: Ja projekti im. SHBA, Gjermania dhe OSBE paralajmërojnë Berishën. 9 marsi në pikëpyetje
Berisha provokon kryengritjen
- NGA FROK ÇUPI- Sali Berishën nuk e do populli shqiptar në fronin e shtetit. Kundër Sali Berishës u ngrit populli me armë, në kryengritje të përgjithshme. Akoma ka nevojë për shpjegime të mëtejshme kjo e vërtetë që e ktheu në gërmadhe Shqipërinë!? Sali Berisha bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dje, ai në kundërshtim me tërë vullnetin politik të Shqipërisë dhe të Botës, në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve, nxitemthi shpalli zgjedhje mbi bazën e ligjit të tij personal. Vetëm logjika e barbarit mund të shkojë në këtë rrugë. Çfarë kërkon të bëjë më tej ky njeri?! Kërkon që të vjedhë përsëri votat e popullit!? Ky nuk do të ishte më një 26 Maj, por një ngjarje më e kemi më sy e faqe që të themi para Botës se jemi një popull që mund të jetojmë në shtet, si të gjithë popujt bashkëkohorë. Vetëm për hir të një Berishe! Por edhe sikur Berisha t’i imblëdhë votat me dorë kuti për kuti, përsëri populli nuk e do e nuk do ta dojë. Aq më pak do ta dojë, dhe aq më shumë do ta urrejë kryetarin e shtetit. Çfarë kërkon më tepër Berisha?! Kërkon që të thërrasë natën e zezë për jetën e shqiptarëve?! Europa dhe Amerika po thonë qartë se me Berishën dhe pa zgjedhje të ndershme, Shqipëria nuk do të ketë asnjë ndihmë. Ndërkohë Shqipërisë po i vjen fundi edhe ekonomikisht. Uria, plus armëve që ka shpërndarë Berisha, do të bëjë viktimat shqiptare aq të panumërta, sa shkaktari Berisha do të humbasë mes tyre. Këtë tmerr po projekton ky këtë ditë, me qëllim që të hakmerret deri në palcë ndaj popullit për kryengritjen ndaj tij. Berisha kërkon që të provokojë përsëri kryengritjen popullore. Ndërsa p.sh., populli i Vlorës i është betuar gurit e drurit se Berisha nuk shkel më në atë tokë, ky që nga Tirana deklaron se vlonjatët e duan dhe do t’i vizitojë. Ndërkohë iu organizon vrasjen dhe terrorin. Po në këtë kohë të gjithë kryengritësve shqiptarë, iu hedh fyturës dorezat e tij, si një sfidë. As më pak dhe as më shumë kjo është një provokacion i egër. A do të digjet Berisha në një kryengritje tjetër?! Kjo, me sa duket, nuk i intereson; atij i intereson që edhe Flaka kundër tij të djegë Shqipërinë. Por ja që e bëri të pabërën dhe do të bëjë akoma më keq?! Çfarë do të bëjë të tjerat?! Partitë politike që i dhanë “strehë” Berishës me 9 Mars, ndërsa po e trembente vala e kryengritjes popullore, kanë përgjegjësi që të merren vesh me klientin e tyre Berisha dhe të përgjigjen para popullit. Nuk do të shiha dhe të përgjigjen para popullit. Nuk do të shiha edhe në zgjedhje! Mbasi Berisha e di këtë gjë, dhe nuk do ta dijë... Do të denoncojnë 9 Marsin dhe do të kthehen në pikën kur Berisha po qante dhe kërkonte kthehen në pikën kur Berisha po qante dhe kërkonte mëshirë? Edhe kjo ka një çmim. Do të gjejnë forca të tulla sa të thërrasin popullin në akte demokratike për të kërkuar menjëherë dorëheqjen e Presidentit që rebeIi nga Marëveshja dhe armët?!... Po forcat ndërkombëtare, çfarë do të bëjnë?! Të rrinin indiferent?! Bukur, këtë do Berisha. Të tërhiqen nga Shqipëria? Aq më mirë për Berishën. Të sjellin forca të vendit ushtarake për ndërhyrje në një shtet sovran? Aq më mirë për Berishën. Se sjellin më mirë për Berishën. Se gjellin ... [pjesa e fundit e kolonës është e paqartë dhe e prerë]
Berisha në Kavajë, Vlora përsëri në shesh
Sali Berisha prek me dorë antikomunistët kavajas
Foto Reuters
E keqja është Sali Berisha
Nano në telefon me Vranickin
Fatos Nano ka komunikuar në telefon me Franc Vranickin. Lideri socialist ka insistuar që ai të vijë në Tiranë, por është shprehur se PD po saboton rikthimin në demokraci.
Pa dialog dhe sinqeritet bisedimet dalin jashtë loje-ka qenë mesazhi i Nanos.
Lexoni faq[e] 2
PS hap fushatën në Jug
Shpallja e datës së zgjedhjeve nga Berisha në Kavajë, socialistët e Nanos i ka gjetur në skajin jugor të vendit, në Sarandë.
Rexhep Mejdan[i], sekretar i Përgjithshëm i PS dhe bashkëpunëtorët e tij të PS, kanë zgjedhur qytetin bregdetar si vendin ku do të niste ofensiva e tyre zgjedhore. Dje në Sarandë, anëtarë të PS dhe simpatizantë të saj kanë marrë pjesë në një aktiv të zgjeruar me kryet socialistë të Tiranës, ku është folur për objektivat e kësaj partie ndaj zgjedhjeve të 29 qershorit. “Socialistët duhet të zhvillojnë konceptin e sulmit dhe jo atë të mbrojtjes” - ka thënë sekretari i Përgjithshëm Mejdan[i] që në fillim të aktivit. Më pas Mejdan[i] tha se partia e tij ka dëshmuar përgjegjësinë e vet deri tani për të gjitha zhvillimet politike në vend. “Alternativat ishin dy: kryeministër ose ministër të brendshëm në qeverinë e Pajtimt Kombëtar”, tha Mejdan[i], që i kërkoi anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij të kalojnë nga koncepti i mbrojtjes në konceptin e sulmit. “Komitetet e shpëtimit publik, kanë luajtur vetëm një rol të rëndësishëm qytetar dhe kanë mundur të administrojnë gjendjen e rëndë në disa qytete të Jugut”,-ka thënë Rexhep Mejdani, duke shpjeguar opinionin e PS lidhur me këto komitete, të përfolura muajt në tavolina partiake dhe në shtyp. Një mbledhje e tillë mendohet se është zhvilluar nga kundërshtarët e PS edhe në Gjirokastër, por ende në këtë rreth jugor nuk është bërë i mundur organizimi i votave ... [teksti i prerë]
Sali Berisha prek me dorë antikomunistët kavajas. Foto Reuters
Presidenca: Zgjedhjet në 29 Qershor. Tetë parti: Nuk marrim pjesë. Të gjithë presin Vranickin
Fino në parlament: Ja projekti im. SHBA, Gjermania dhe OSBE paralajmërojnë Berishën. 9 marsi në pikëpyetje