KOMPROMIS! Shqyrohet projekti Fino
Vranicki: Po nuk ratë dakort, do t’ju braktisim. Bisedimet vazhdojnë vonë. Kuvendi i hapur për të gjitha zgjidhjet
Grupi i PD pranon sfidën “Fino”
Franc Vranicki nuk e kishte menduar kaq të gjatë dhe të vështirë misionin e tij të papritur në Tiranë. I ardhur në Shqipëri pas kërkesës së Finos, ish kancelari kishte menduar të nisej dje pasdite me konsensusin e partive në xhep. Por gjithçka ka ka qenë më e vështirë. Politikani austriak e pa veten në kurthin e politikës hileqare shqiptare, liderët e së cilës dhanë edhe dje shembullin më të keq se si duhet të jetë klasa politike.
Vranicki u ndesh që në fillim me dy pozicione krejt të kundërta rreth ligjit të zgjedhjeve. Pozita ngulmoi që të qëndrojë varianti i saj dhe mbi të, të bëhen amendamente nga qeveria, kurse opozita ka këmbëngulur që projektligji i Finos të jetë ai që do të diskutohet dhe të aprovohet nga parlamenti. Duke parë se dy anët e litarit nuk po puqeshin, ish-kancelari ka zbritur në “shesh” me 13 propozime të veta, të cilat synojnë gjetjen e një kompromisi. Në esencë, varianti i Vranickit ofron disa modifikime që e bëjnë normal ligjin elektoral, por problemi i vërtetë duket se qëndron në faktin se cili prej varianteve do të ndryshohet. Këtu partitë shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën, duke synuar të imponojnë projektet e tyre.
Mbrëmë, deri në orën 20.45, burime nga parlamenti thanë se po përkthehej lista e propozimeve që ka bërë përfaqësuesi i OSBE-së. Grupi parlamentar i PD-së nën drejtimin e presidentit, ka diskutuar rreth variantit që do të debatohej nga parlamenti. Mësohet se parlamentaret e PD janë treguar të hapur për të gjetur një zgjidhje. Në fund të një debati të gjatë mësohet se është vendosur futja për diskutim e projektligjit të Qeverisë së Pajtim[it].
Për shkak të fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gazeta nuk mundi të presë përfundimin e bisedimeve mes palëve.
Sido që të jetë, diçka u pa qartë. Franc Vranicki mundi të evitojë në minutën e fundit një përplasje që mund ta kishte komprometuar përfundimisht procesin e vështirë të normalizimit dhe të shk[?] në zgjedhje. Tani më e keqja ka kaluar, dorëheqja e qeverisë është evituar, dhe negociata e qeverisë është evituar dhe egziston shpresa se ligji që do të dalë, do të jetë më i mirë për situatën që kalon Shqipëria.
K.J
Faqe 3