Zgjedhjet, shtyhet katastrofa
Faqe 3
Komitetet e Jugut: Në zgjedhje me kandidatët tanë. Arben Malaj i shkruan Berishës: Plotëso ligjin e fajdeve, që të vijmë udhihunat
Shtyhet përplasja e madhe
Mbledhja e parë e dhjetë partive me kryeministrin, pas krizës së ligjit elektoral, u mbyll pa përplasje, por edhe pa shtrëngim duarsh.
Tetë, nga dhjetë forcat politike të tryezës, kanë radhitur në një deklaratë propozimet e tyre për hyrjen në zgjedhje, duke i bërë edhe një herë kritikën më të ashpër ligjit elektoral që kaloi parlamenti para tre ditësh. Në listë duhet llogaritur edhe fraksioni i ri i PD, Lëvizja për Demokraci, që nuk u lejua nga PD të marrë pjesë në bisedime. Deklarata, e cila u nënshkrua nga partitë e opozitës, nuk u firmos nga PD, demokratizianët dhe partia e Lacos. Këto parti do të paraqesin sot vërejtjet e tyre tek kryeministri.
Katër propozime, të cilat përmbajnë disa pika se cila, kanë hedhur partitë e opozitës në tryezën e Fინოს. Ndarja e zonave, raporti proporcional-mazhoritar, komisioni qendror i zgjedhjeve, SHIK-u, RTV dhe financimi i fushatës, janë pikat që, sipas partive nënshkruese të deklaratës ndajnë fatalisht zgjedhjet e ndryshme nga ato të manipuluara. Po të shikohet lista e hartuar, ku bëjnë pjesë kërkesa tashmë të hedhura në bisedime nga opozita, duket qartë se në 72 orët e fundit, opozita ka zgjedhur taktikën e luftës së saj. Siç duket, partitë e pakicës kanë vendosur tashmë se me PD dhe Berishën do të përdorin gjuhën e forcës. Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë nga rastet e rralla që opozita shqiptare përplasët pa u lëkundur me presidentin. Nga ana tjetër, opozita e ka kuptuar mesa duket, se pesha e saj specifike është rritur mjaft, përderisa në përbërjen e frontit “antizgjedhje”, hyjnë tetë parti politike, që nga e djathta në të majtë të spektrit politik. Nëse në 26 maj, ky front niste majtas dhe ndalonte në qendër, tani ai ka përfshirë të djathtën e moderuar dhe atë historike. Ligji elektoral ka parë deri tani copëzimin e të djathtës, dhe parti si Balli Kombëtar e shohin veten të rreshtuar kundër ish-aleatit PD.
Dje në zyrën e Finos ka nisur faza e dytë e asaj që do të jetë një luftë e gjatë nervash dhe që do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve. Megjithëse gjithçka duket e komprometuar nga momenti që PD kaloi ligjin dhe Berisha e deklaroi atë së bashku me datën e zgjedhjeve, opozita e ka kuptuar se po të qëndrojë e kapur fort pas kërkesave të saj, i ka të gjitha shanset që të arrijë ta ndryshojë situatën. Jo më larg se dy ditë më parë, Bashkimi Fino deklaronte për KJ se nuk bëhej merak nëse presidenti dekretonte ligje dhe se gjithmonë mund të bëheshin amendamente.
Përplasja e madhe dje është evituar. Siç duket të dyja palët po hetojnë forcat dhe terrenin në të cilin lëvizin. Dukej paradoksale, por avantazhi mund të kalonte tani në kampin e opozitës. Mjafton pak rezistencë. Me një vend të shkatërruar nga anarshia dhe terrori, me financa të shpartalluara dhe monedhë kombëtare në rënie të lirë, me opinionin ndërkombëtar kundër dhe një presion të lartë të kancelarive, PD nuk guxon më ta përsërisë 26 majin. Përndryshe përfaqësuesit e saj mbrëmë nuk do të kishin mbajtur shënime, por do të kishin përplasur grushtin. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë sot. Berisha e ka provuar me shumë se një herë se është kampion i surprizës.
S.M
Vranicki nesër: Ja djajë, ja engjëjt
Shehu dhe Nano duke dalë nga takimi i djeshëm me kryeministrin
Foto G. Shkullaku
Komandati i Gardës presidenciale viziton natën gazetën “Koha Jonë”
Parambrëmë, rreth orës 24.30, forca të shumta të Gardës Presidenciale me në krye komandantin e tyre Xhaxhit Xhaferi kanë “vizituar” redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.
Pasi kanë ndeshur në rojet e shumta të redaksisë janë larguar për të “vizituar” shtëpinë e drejtorit të gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Edhe këtu, komandanti i Gardës zoti Xhaferi është përballuar me rojet e armatosura të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Adem Gopani, i cili rastësisht është fqinj me drejtorin e gazetës. Gjithashtu edhe këtu rojet e drejtorit kanë reaguar, por në çast gardistët janë justifikuar se “erdhëm pasi dëgjuam krisma armësh(!)” ndërkohë që asnjë krismë nuk kishte dalë nga rojet e gazetës “Koha Jonë”.
Siç duket komandanti i Gardës ka bërë rikonjicion se ku mund të vendoset më mirë tritoli, si me 2 Mars, kur u dogj dhe u shkatërrua redaksia e gazetës.