01/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 dhjetor 1997

Berisha: Me armë në 29 Qershor

PS: Në zgjedhje me Forumin për Demokracinë. Opozita kundër. Fino: Nuk kandidoj në asnjë zonë Faqe 5 Presidenti viziton Shkodrën i veshur me antiplumb. Armët do t'jua mbledhim pas zgjedhjeve. Hajdari do të kandidojë në Vlorë

Italia: “Lamtumirë Berisha”

Kryeministri italian Prodi vjen në Shqipëri pa u zhdukur jehona e skandalit “Foresti”. Duke pasur parasysh zhurmën që po bëhet jashtë, në radhë të parë në Itali, duket se nuk do të kalojë pa pasoja edhe për beniamin e saj, Berishën. Qëndrimi i njëanshëm i ambasadorit italian në vendin tonë, është bërë shkak që qeveria e kryesuar nga Romano Prodi të ndodhet në një pozitë të ndërlikuar. Aktiviteti proBerisha i Forestit, ka shumë mundësi të shfrytëzohet nga partitë e tjera në Itali, duke përfshirë edhe ndonjë parti të koalicionit, si “Rifondazione Comunista” dhe të gjelbërit. Ishin ato që kundërshtuan dërgimin e forcave të armatosura në Itali, për shkak të dyshimeve lidhur me ndihmën që këto mund t’i jepnin Berishës. Por më vështirë qeveria italiane e Prodit e ka me aleatët evropianë, në radhë të parë me SHBA. Në përëndim tashmë janë të gjitha shenjat që Berisha nuk gëzon asnjë lloj simpatie dhe i “është prerë bileta” për të ikur. Ftesa për Finon në Hollandë në kremtimet e përvjetorit të Planit “Marshall”, do të thotë diçka më këtë drejtim. Madje, nuk mungojnë interpretimet sipas të cilave SHBA, me t’u njohur me aktivitetin e Forestit në mbështetje të Berishës, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tyre me këtë të fundit duken të zemëruara me Italinë. Në këtë kontekst shikohen edhe protokollet e nënshkruara në Romë në fillim të javës, të cilat nga qarqe të ndryshme konsiderohen si fillim i një fushate të SHBA kundër Italisë. Gjithsesi për misionin shumëkombësh në Shqipëri të drejtuar nga Italia ka filluar të flitet me skepticizëm. Vetë kritikët lidhur me faktin se forca shumëkombëshe duhej të ishte nën një flamur të vetëm, atë të Evropës është një aluzion i hapur kundër Italisë. Në një simpozium të BEP-it (krahu i armatosur i BE), u fol hapur se shtetet pjesëmarrëse në operacionin në Shqipëri shikojnë më shumë interesat e tyre. Pra, tani, Itali në, në mënyrë që kjo të shpëtojë prestigjin e saj në sytë e aleatëve perëndimorë, vetëm largimi pa shumë bujë i Forestit nga Shqipëria, është shumë pak. Ajo, nga ana tjetër, duhet të ofrojë prova tepër bindëse se nuk ka ndonjë preferencë në drejtim të Berishës. Ftesa e bërë për liderin socialist Nano, i cili atje ndërmori një tur kontaktesh me politikanë italianë të të gjithë spektrit është vetëm një provë nga provat për të treguar se Berisha nuk ze ndonjë vend të veçantë në politikën italiane, por me Nanon në Itali mund të jenë trajtuar edhe problemet e periudhës “postBerisha”. Vizita e sotme e kryeministrit Prodi gjithashtu synon t’i japë pa dyshim një impuls në kahun pozitiv zhvillimeve politike në Shqipëri. Nuk është çudi që duke i folur për vështirësitë e krahut italian, kryeministri italian duke e trajtuar Berishën si complic me Forestin, mund t’i kërkojë këtij që të bëjë koncesione në drejtim të opozitës; fjala vjen të ndikojë në heqjen e pengjes së jashtëzakonshme. Kjo më tepër për të parandaluar ndonjë negative që shkaktoi skandali “Foresti” në sytë e aleatëve të Italisë, gjë që çon edhe të ardhmen e rolit të Italisë në Shqipëri. Krahas zërave andejm e rrotull se Italia në Shqipëri, krahas zërave në Evropë duhet të hyjë në Shqipëri me një flamur të vetëm, domethënë edhe deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Albright për të sjellë në Shqipëri trupa të NATO-s, që të stërvisin ushtarët shqiptarë për ruajtjen e rendit. Ndërkohë, që aleatët shpërfillën vërejtjet italiane për emërimin e spanjollit Westendorp si përfaqësues i BE në Bosnjë. GAVROSH LEVONJA

Prodi, 24 orë në “pazarin” shqiptar

Prodi dhe Fino në konferencë shtypi gjatë vizitës së kaluar Foto G.Shkullaku Prodi dhe Fino në konferencë shtypi gjatë vizitës së kaluar. Foto G.Shkullaku

Çmimi i bukës 80 lekë. Fillon tregëtia me valutë

Faqe 11

Fino: Nuk bëjmë dot më shumë

Faqe 4

Numrat e telefonave të gjithë qeveritarëve

Faqe 15