27/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 maj 1997

Berisha, 150 milion USD për E. Hoxhën

“ALBA”: Po punojmë për mbulimin e zgjedhjeve. PD cakton kandidatët e Tiranës. Nano e Gjinushi në Suedi “KJ” zbulon “Komplotet e politikanëve ndërkombëtarë”. Në vitin 1979, kardiologu Sali Berisha negocion për 150 milion USD. 10 milion i mori vetë

29 qershori nuk është 20 tetori

Jo vetëm në radhët e politikanëve, po edhe në opinionin e brendshëm në përgjithësi ndjehet një farë frike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 29 qershorit. Për këtë, sigurisht kanë ndikuar deklaratat e Berishës nëpër mitingje apo aktivitete të partisë së tij, për një “fitore historike” apo për “disfatën më të thellë” të opozitës. Këtë ndjenjë frike apo pasigurie e bën edhe më të madhe situata e tanishme e paqëndrueshme, ku gjithshka është e mundshme. Nga ana tjetër, opozita e ndjen veten disi të shokuar nga ringjallja pothuajse e paparashikuar e Berishës, i cili ka fituar shumë terren po të kihet parasysh situata e tij në ditët e para të marsit, kur dukej plotësisht i mbaruar. Opozita, e cila i kishte mbështetur shpresat për të mposhtur Berishën edhe tek faktori ndërkombëtar, disa herë gjatë javëve të fundit është ballafaquar edhe me ndonjë zhgënjim në këtë aspekt. Mbi të gjitha mbi opozitën rëndojnë akoma kujtimet e humbjeve të 26 majit, po më shumë të 20 tetorit, për të cilat nuk pati kritika as nga bashkësia ndërkombëtare. Megjithatë, do të ishte gabim në qoftë se opozita do të ndihej e ligështuar dhe e pushtuar nga pesimizmi. Në radhë të parë, kushtet nuk janë ato të një viti më parë, po kanë ndryshuar së tepërmi duke nxjerrë përballë opozitës një Berishë shumë herë më të dobët se ai i viteve të kaluara. Me gjithë rikuperimin e kohëve të fundit, ky ka humbur së tepërmi në shumë drejtime. Kriza e fajdeve dhe paaftësia ose mungesa e dëshirës së këtij për të manovruar në kohën e duhur, tashmë e kanë rrëzuar për tokë prestigjin e tij. Nga ana tjetër, Berisha nuk është më i dëshëruar edhe për ata që kanë përfituar duke i shërbyer atij. Këta, me instiktin e tyre për të shkuar pas më të fortit i janë larguar idhullit të dikurshëm. Gjithashtu, tani për Berishën janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme hapësirat për manipulime, falë të cilave arrin të gënjojë kundërshtarët e tij dy herë brenda pak muajsh. Pjesëmarrja e OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare jo vetëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, po edhe në përgatitjen e tyre kanë ndikuar dukshëm në këtë drejtim. Shtypja e fletëve të votimit dhe sjellja e kutive nga jashtë, nuk ka si të mos pengojnë në një shkallë të madhe mundësinë e manipulimit. Nga ana tjetër prania e forcave shumëkombëshe, të cilat me pretekstin e mbrojtjes së vëzhguesve të huaj do të ndodhen edhe pranë qendrave të votimit do të jetë një pengesë e madhe për bandat e PD-së apo njerëzit e SHIK-ut të dikurshëm për të kërcënuar anëtarët e komisioneve apo për të bërë lojëra me kutitë e votimit. Këto ditë u mësua se Italia do të sjellë në Shqipëri një kontigjent të konsiderueshëm ushtarësh shtesë, gjë që u a ka kërkuar edhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në forcat shumëkombëshe. Por mbi të gjitha bashkësia ndërkombëtare është e vendosur për ta mbyllur një herë e përgjithmonë krizën shqiptare. Dhe përballë faktit që Berisha, për të paktën dyjsmën e popullsisë është i padëshirueshëm, faktori ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm se me Berishën nuk pushtet ky vend nuk mund të gjejë kurrë qetësi. Së fundi Berisha është i padëshirueshëm edhe për institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat, tani, pasi kanë bërë llogaritë, shikojnë tek Berisha njeriun që nuk ka ditur të administrojë kontributet e dhëna Shqipërisë nga ana e tyre. GAVROSH LEVONJA

Atentati: Jeta e Berishës 1 mijë lekë

Presidenti Berisha, 5 vjeçari Lorenc Bruçi që i shpëtoi jetën dhe atentatori Ilir Ceta

Presidenti Berisha, 5 vjeçari Lorenc Bruçi që i shpëtoi jetën dhe atentatori Ilir Ceta

Ambasadori grek kundër konsullit të Gjirokastrës

Faqe 4

Fino, Arbnori: Kluheni mbrapsht ato që thatë për parlamentin

Faqe 5

Skandali i birësimeve: 3 foshnje zhduken në Korçë

Faqe 8