08/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 qershor 1997

PS-PD, aleancë kundër të vegjëlve

Vranicki gjen përsëri vërrnuje. Rrihet Agim Fagu, kërcënohet Arben Malaj. Dy javë më parë, atentat i pakryer ndaj Berishës në Zall Bastar Dje Gjykata Kushtetuese: mandatet proporcionale sipas përqindjeve mazhoritare. 10 parti të vogla kërcënojnë braktisjen e zgjedhjeve

Elektorali, kurthi “rozë”

Surprizat nuk kanë fund në ringun elektoral. Dje, Gjykata Kushtetuese ka përmbysur planet e partive politike të vogla, duke provokuar pështjellim në të dy kampet. Një modifikim i nxjerrë prej neneve të ligjit elektoral aktual, u ka hequr të drejtën forcave politike të vogla, që të përfitojnë shumicën nga lista proporcionale prej 40 mandatesh. Një formulë e tillë është gjykuar e padrejtë nga Kushtetuesja, e cila ka vendosur të ndajë mandatet shtesë në bazë të përqindjes mazhoritare, duke pranuar kështu padinë e ngritur nga qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe Partia Socialiste. Me hedhjen poshtë të nenit të ndarjes proporcionale të zonave, ligji i zgjedhjeve i kaluar në kaluan në parlament pas një debati që për pak rrëzoi qeverinë Fino, i penalizon sërish njëlloj partitë e vogla. Duke prerë të vetmen mundësi që forcat politike më të vogla se PD dhe PS të përfitojnë nga një kriter, i cili më shumë se ligjor është politik, Kushtetuesja ka ulur njëkohësisht traun për një pjesë të mirë të deputetëve të së djathtës dhe të majtës alternative, të cilët nesër do të evitojnë krijimin në Kuvendin Popullor të një bipolarizmi të rrezikshëm mes socialistëve dhe demokratëve. Për ta futur kësisoj vendin në një qerthull të ri përplasjesh politike, pasojat e të cilit po vazhdojmë t’i vuajmë. Kjo është padia e parë e bërë nga Partia Socialiste në pesë vjet që Gjykata Kushtetuese nuk e hedh poshtë. Si e tillë, ajo nuk mund të mos zgjojë dyshime në radhët e atij grupi partiak që kanë luftuar njëlloj si ajo kundër shtetit të Presidentit Berisha. E goditura e parë është opozita e djathtë, e cila po i bën vetë PS një shërbim indirekt, duke i marrë PD votat e elektoratit të saj. E goditur është edhe qendra, me të cilën socialistët kanë ndarë një pjesë të historisë së tyre të vonë, por edhe PSD, aleatja e fundit, e cila nuk do të përfitojë dot nga përqindja e fituar në votimin mazhoritar. Padia e aprovuar e ligjit elektoral pritet të krijojë një efekt i cili shumë shpejt mund të rikthejë krizën e para dy javëve. Dy reagimi i partive të vogla ishte mjaft i ashpër. Sulmet ndaj vendimit të Kushtetueses ishin të menjëhershme dhe tashmë në kampin e tyre flitet për braktisje të garës elektorale. Me të drejtë, partitë e mbledhura dje, kanë folur për “kompromis”, në vend të “absurditet”, ç’ka u deklarua nga PS. Por jo vetëm kaq. Tani opozita alternative ka të drejtë të kujtojë se ishin po socialistët që vendosën të ndajnë kryesitë e komisioneve elektorale me PD, që nuk ndërhyn me anë të kryeministrit të tyre për të penguar apo njerëzit e komisionit Mezini, që nuk emëruan nënkryetarin e SHIK-ut dhe nuk iu imponuan presidentit Berisha gjatë muajve të bashkëjetesës. Këto parti kanë të drejtë të flasin tani për akord mes dy të mëdhenjve, me qëllimin final të mënjanimit nga skena politike të asaj pjese të spektrit që prishin aktualisht kontrollin e dy partive të mëdha. Vendimi i marrë dje, 24 orë para se Vranicki të zbresë në Shqipëri, i vë para faktit të kryer të “vegjëlit”. Ata ndodhen tani para alternativës së rebelimit në tryezën e ish-kancelarit, ose të pranimit të një zgjidhjeje që padyshim është më e keqja për to. Mbetet të shihet nëse sot, axhenda e austriakut nuk do të pësojë përmbysje radikale.

“Berisha ish-agjent i CIA-s”

Komisar Mulosmani: “Nuk është e vërtetë”

Sokol Mulosmani në lidhje me artikullin e djeshëm të gazetës “Koha Jonë”, ku thuhej se “Mulosmani bën rrëmujë në hotel ‘Rogner’” sqaron: “Nuk kam bërë asnjë rrëmujë në Hotel ‘Rogner’, bile shumë rrallë e frekuentoj, pasi nuk kam aq para sa të hyj në këtë hotel të shtrenjtë. Mendoj se gazetari nuk është i saktë. Unë vërtetë komandoj një repart special, por jam korrekt me detyrën që më kanë ngarkuar dhe zbatoj vetëm Ligjin”.

Edhe PS tërhiqet nga zona elektorale nr. 17

Në zonën elektorale nr.17 ku kandidon si kandidat i pavarur drejtori i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi partie Komiteti Drejtues i PS vendosi të mos vendosë kandidaturë në emër të saj. Tërheqja e PS, pason atë të PSD, PAD, PDK, PBDNJ dhe disa partive të tjera të djathta, të cilat nuk kanë preferuar të dalin përballë drejtorit të gazetës së pavarur. I pyetur nga “KJ” Lesi tha: “I falënderoj partitë politike që i tërhoqën kandidatet e tyre. Ata bënë mirë që energjitë e tyre elektorale i ruajtën për zonat e tjera dhe nuk i harxhuan kot në Lezhë. Lezhjanët i votojnë, sipas preferencave partiake, ndërsa tek emri i kandidatit të mendohen mirë, në mënyrë që të përfaqësohen denjësisht në parlament”.

Pas zgjedhjeve në Irlandë kontrollohen vulat në kutitë e votimit Foto REUTERS