10/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 qershor 1997

Nano: Do kthej 100% fajdet

KQZ: Grindje për vulat në dorë. Komisioni Mezin vazhdon të heshtë për kandidaturat e reja. Plagoset me thikë një diplomat anglez

“Të mëdhenjtë” do të ndajnë “tortën”

Intervista e njërit prej liderëve kryesorë të PS-së, Dokle, pas takimit të së dielës me zotin Vranicki, tregoi se PS e shikon garën e tanishme elektorale si një çështje vetëm ndërmjet dy “të mëdhenjve”. Duke mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shpërfill interesat e partive të vogla, Dokle u shpreh se “këto parti duhet të gjejnë zgjidhje duke iu drejtuar marrëveshjeve politike”. I njëjti përfundim logjik mund të jetë nxjerrë nga PD edhe në kampin e “Bashkimit për Demokraci”. Duke u rradhitur në vendet e para të listës së proporcionalit të PD, liderët e aleancës së kryesuar nga Berisha, tashmë e bënë fakt të kryer bashkimin elektoral, që në fakt mund të konsiderohet një “gëlthitje elektorale”. Ndërkohë Berisha, i pakënaqur me kaq, shpallosi fare hapur synimet në drejtim të aneksimit edhe të forcave të tjera, madje më me peshë, duke deklaruar se “nuk mund ta lemë elektoratin republikan dhe atë të “Ballit Kombëtar” në mëshirë të fatit”. Mirëpo, duke pasur parasysh rolin që këto dy parti luajnë në grupimin e forcave të djathta, mundësitë e Berishës për të arritur sukses mund të thuhet se janë minimale. Por, nuk mund të shpërfillet prania e “kuajve të Trojës” të Berishës tek “Bali Kombëtar” dhe republikanët, por edhe në partitë e djathta në përgjithësi. Në momentin e duhur, këta mund të vihen në lëvizje dhe planet e Berishës realizohen. Për të arritur këtu, ai do të përpiqet me të gjitha mënyrat, në stilin e tij tashmë të njohur, pasi e ka të qartë që “renia” e ballistëve dhe republikanëve, do të thotë që pastaj të djathtët “t’i ketë në xhep”. Por edhe socialistët nuk i fshehin ambiciet në këtë drejtim. Duke u nisur nga periudha pothuaj njëvjeçare e bashkëpunimit me partinë e “Polit të Qendrës” dhe një farë afiniteti me PBDNJ, krerët e PS-së, mendonin se nuk do të diserjin shumë për të patur nën ombrellën e tyre partitë e mësipërme, pa përmendur parti të tilla si PUK, Partia Agrare apo ndonjë tjetër. Megjithatë, siguria socialistëve lidhur me këtë u trondit jo vetëm nga deklaratat kritike në drejtim të tyre nga PAD, por edhe nga qëndrimi kategorik i kohëve të fundit për të mos bërë aleancë apo koalicion me PS-në dhe për të konkurruar vetëm. Duke pasur parasysh momentin e kthesës 180-gradëshe të socialistëve lidhur me ndarjen e proporcionalit, ka mundësi që të ketë ndikuar vendimi i aleancësve për të mos u bashkuar me ta. Nuk është çudi që “kthesa” e socialistëve të jetë një formë presioni për të detyruar PAD të futet nën “ombrellën” e PS-së. Kjo e fundit, nga ana e saj, mund ta rishikojë kështu vendimin për të hyrë vetëm në zgjedhje, por ky gjest do të shoqërohej gjithsesi me kushtet përkatëse.

“Alba”: Nuk jemi policët e votave

Lideri socialist Nano mes simpatizantëve të tij dje në Vlorë Foto REUTERS

Agim Shehu, dy orë me atentatorin e Berishës

Faqe 2

Rrëfen për “KJ” Leart Shyti Policia: “Djali i Nanos ka vrarë Bujar Kaloshin”

Faqe 9

Përfundojnë hetimet. Fillon gjyqi për “Popullin” e “Xhaferit”

Faqe 10