Xhaferi: Berisha më mori 13 miliard
Faqe 2
Letër e presidentit të Fondacionit “Xhaferi” për “KJ”: Kreu i Shtetit përvetësoi miliardat. Gazidedë e Agim Shehu, tanxhente për lirimin e djemve
Enigma “Demi”
Ditët e fundit liderët e PD-së po lëshojnë sinjale në formë veprimesh e deklaratash se po përgatiten për humbje më 29 qershor.
Por ajo që ka më shumë rëndësi është se bashkë me këtë po duken dhe shenjat se ata nuk do ta pranojnë lehtë një disfartë të tyre. Krahas parregullsive të tjera, ata duket se kanë ndërmend të shfrytëzojnë qëndrimin që po mbahet në jug ndaj PD-së dhe eksponentëve të saj, për të justifikuar mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve në jug të vendit, ku parashikohet që ky të jetë katastrofal për PD-në. Krahas pretekstít për mospërndarjen e komiteteve, për praninë e bandave të armatosura, në plan të parë të propagandës së PD-së kanë dalë presionet dhe dhuna e ushtruar mbi liderët dhe aktivistët e PD-së, si dhe “mungesa e përgatitjeve” për zgjedhje. Kështu, rreth një javë më parë, njëri nga sekretarët e PD-së, rreth një javë më parë, zoti Ylli Vejsiu, pasi nuk gjen njeri në Berat për të organizuar mitingun e parashikuar, akuzon kundërshtarët socialistë për presione, intimidim dhe kërcënime ndaj aktivistëve të PD-së. Tre ditë pas kësaj, ndodh incidenti me sekretarin Demi, i cili keqtrajtohet në Sarandë, në kohën që përsëri zoti Vejsiu nuk lejohet të hyjë në Tepelenë. Këto mjaftojnë për t’u shfrytëzuar në aspektin propagandistik nga ana e PD-së, që në kushte të tilla nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje të lira. Ndoshta dhe deklaratat e Berishës për fitore të bujshme e historike, gjuha e tij e ashpër ndaj kundërshtarëve të tij dhe popullit të jugut, mund të bëhen pikërisht për të shkaktuar irritim tek populli i jugut. Për herë të parë, mundësinë e një mosnjohjeje të rezultatit e bëri publike personazhi kryesor i kësaj fushate të PD-së, pas Berishës, Azem Hajdari, para pak ditësh. Gjëja tjetër, dhe kjo është më e rëndësishme, mësohet se në një pjesë të qyteteve të jugut përfaqësuesit e PD-së në komisionet e votimit nuk janë paraqitur asnjëherë për të marrë pjesë në përgatitjet për zgjedhje. Edhe kjo, ndoshta më shumë se dhuna e keqtrajtimet e liderëve, do të shërbejë për të pasuruar listën e ankesave të drejtuesve të PD-së për kushtet e papranueshme që ekzistojnë në jug për të bërë zgjedhje. Lidhur me këtë, nuk është çudi që të pritet edhe një mosparaqitje e këtyre në ditën e votimit, ku si shkak do të shfrytëzohej ndonjë akt dhune, i cili do t’i faturohej socialistëve apo kundërshtarëve të tjerë të PD-së. Në këtë mënyrë, kësaj radhe i ashtuquajturi “bojkot i numërimit të votave”, i kritikuar ashpër nga Berisha mund të përdoret nga njerëzit e partisë së këtij. Shenja të tilla që po përgatisin opinionin për një mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e PD-së, kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të pranishme pas firmosjes së paktit në Romë nga Shehu dhe Nano. Por, duket se firma e liderit të PD-së nuk do të ketë vlerë, pasi ata që janë mbi të apo rreth tij janë gati të pështyjnë edhe atë që u nënshkrua në altarin e Papës.
Vranicki, luftë me akrepat e orës
Vranicki takon Finon dhe Nanon. Orari, “ALBA” dhe pranimi i rezultateve. Nyjet e pazgjidhura të misionit
Policia ruan qetësinë e mitingjeve
Foto REUTERS
Policia ruan qetësinë e mitingjeve. Foto REUTERS
Vlora: 29 Qershori si 29 Nëntori
Protestë anti-Berisha, qyteti i mbushur me parulla
Faqe 4
Zhvillohet mitingu. Shkodra i do socialistët
PS në incidente në qytetin më të madh të Veriut
Faqe 5
PD: Nano do fitojë 99.99%
Pas pengimit të Vejsiut në Memaliaj
Faqe 5