08/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 korrik 1997

Ikën T. Shehu, Nano shpall emrat

Pas tërmetit, dorëheqje: Ikën Durollari Ermenji, PS, 97 deputetë, PD vetëm 28. Tetë parti në parlament. Monarkia, rezultatet arhivohen

Fjala fituesve

Njolla ngjyrë rozë e të dielës së fundit të qershorit, u shtri pardje pothuajse në të gjithë hartën e Shqipërisë. Shqiptarët dëshmuan se nuk e kishin ndryshuar gjatë shtatë ditëve të ngjeshura të javës së shkuar, dëshirën për ta kaluar në opozitë presidentin Berisha dhe partinë që ka mbajtur pas gjatë pesë vjetëve. Pardje, fitorja e PS u bë më e bujshme, kurse humbja e PD më e thellë. Vendi ballkanik provoi kështu me anar[k]isë dhe armëve shijen e votës së lirë, socialistët atë të shampanjës së fitores, kurse demokratët po përgatiten për sezonin e opozitës, gjatësinë e të cilit tani e nuk e di ende askush. Shqipëria ka mbyllur pardje pesë vjet dominim blu, duke votuar ashtu siç di të votojë, gjithmonë kundër, me mllef, en bloc dhe në mënyrë referendare. Domethënë, siç kishte votuar më 1992. Ruri i dytë i votimeve e konfirmoi plotësisht këtë tendencë, duke nxjerrë fitues 19 socialistë, vetëm gjashtë demokratë, dhe nga një përfaqësues të partive më të vogla, të cilat e përb… përballuan keq “dallgën” e majtë që përfshiu zgjedhjet. Ky ka qenë rezultati më i keq elektoral i demokratëve që nga themelimi i partisë së në dhjetor 1990. Ndërsa turi i parë tregoi se PD e kishte humbur garën me socialistët, ballotazhi i pardjeshëm konfirmoi se partia e Berishës ka të njëjtin popullaritet të ulët, në Jug dhe Veri, në zonat “rebele” dhe ato “normale”, në rajonet historikisht problematike dhe ato të konsideruara “bastione të demokracisë”. Mjafton të shihet se PS fitoi në Kavajë, aty ku Nano u ndal për herë të parë në shtatë vjet, vetëm dy javë më parë, kur piu një kafe për disa minuta me kryeministrin Fino. E nisur në xhiron elektorale të zhurmshme dhe të politikisht të vjetëruar të liderit faktik të saj, fushata e PD pësoi kështu një fund që nuk qe aq i papritur për shqiptarët, ndërkohë që habit(i) jo pak të huajt. “Faktori” Berisha ra, e bashkë me të ra edhe stili pesëvjeçar i qeverisjes që nuk e nxori dot Shqipërinë në brigjet e lumtura të premtuara në mars ’92. Humbja e PD shënon kësisoj rënien e modelit të drejtimit të vendit dhe shqiptarët e dhanë mjaft qartë këtë mesazh. Me përfundimin e turit të dytë të zgjedhjeve, duket se u zgjidh aspekti politik i një krize që e çoi Shqipërinë në kaosin më spektakolar të pasluftës. Fitorja e dala nga kutitë konfirmojnë se qeveria e ardhshme do të jetë politikisht e bindur në një shumicë parlamentare prej dy të tretash, e cila do të kontrollohet nga grupi prej mbi 95 deputetësh i PS, si dhe dy partitë e tjera të koalicionit, PSD e PAD. Ekzekutivi i cili pritet të shpallet në dy javët e ardhshme, do të jetë një formulë kompromisi, ku ana aritmetike do të ketë gjithsesi një rëndësi të dorës së dytë, përballë kompromisit programatik që do të jetë treja parti. Përndryshe, në rast se koalicioni i ardhshëm do të ketë formën e një kompromisi formal të zhbalancuar nga pesha e madhe specifike e PS në vendimet që priten të merren, qeveria e përzier e pluralizmit shqiptar do të pësojë fatin e kabinetit fillestar të Aleksandër Meksit. Ish-aleatët e PD dinë diçka rreth kësaj teme. Për më tepër që qeveria e ardhshme do të gjejë padyshim Shqipërinë më të rrënuar që mbahet mend në 30 vjetët e fundit. Nga çarmatimi tek tajat dhe rindërtimi i institucioneve, pozita e re do të duhet të sforcohet në kufijtë e tolerancës që klasa politike e një vendi ballkanik mund t’i lejojë vetes. Shqiptarët kanë nevojë për një rifikim të ri pas furtunës. Ne na duhet një Eden amerikan, por për të bërë këtë na duhen liderë të rinj politikë dhe një stil i ri qeverisjeje. Vota që dhamë jep mundësinë që vendi të drejtohet me qetësi dhe stabilitet. Fjalën e kanë fituesit. SKËNDER MINXHOZI

Ish opozita fiton mbi 2/3 e Parlamentit

Shkodër: PD fiton me dhunë

Zona 4, vriten 2 komisionerë Faqe 7

Jap dorëheqjen nga drejtori i gazetës “Koha Jonë”

Nisur nga zgjedhja ime deputet i pavarur në Kuvendin Popullor si dhe duke patur parasysh se mandati i deputetit nuk përputhet ligjërisht me asnjë lloj detyre private jap që sot dorëheqjen nga drejtori i gazetës së pavarur “Koha Jonë”. Pas kësaj redaksia e gazetës do të drejtohet nga kryeredaktori si dhe nga një Bord, sipas principeve perëndimore. Emrat e anëtarëve të Bordit do të bëhen publike brenda pak ditësh. NIKOLLË LESI

Ardian Krasta, drejtor i radio “KOHA”

Dje, pronari i radio “KOHA”, Nikollë Lesi emëroi drejtor të radios gazetarin dhe prezantuesin e mirënjohur të spektakleve televizive, Ardian Krasta.

Kryeministri i ardhshëm Nano preferon Golemin për plazhin e të dielës, aty ku Shehu humbi bujshëm

Sot në Madrid Klinton takon Finon

Faqe 5