09/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 korrik 1997

Nano: Qeveria krijohet në Berlin

Trojka OSBE: Këto zgjedhje janë të pranueshme. Fino, takim me Prodin. Sot tek Klinton. Mejdani: Po, do të jem President i shqiptarëve Faqe 3

Është koha për vëmendje

Kjo kohë mund të quhet kohë e një polarizimi shoqëror dhe politik. Mes dy njerëzve, njëri është shumë optimist për këtë që ndodhi, ndërsa tjetri nuk flet me pesimizëm. Pika e përbashkët mes optimistit dhe pesimistit mund të gjendet vetëm duke e quajtur këtë kohë shumë delikate, të ndryshueshme si qelqi. Ndërsa ndjenja që duhet të na bashkojë sa më shumë, është që tani të jemi të vëmendshëm, të vëmendshëm më shumë se kurrë. Po na u thye kjo kohë në duar, kemi për të humbur shumë më tepër se sa kemi humbur. Ndërsa po e ruajtëm “qelqin” e tanishëm, do të mund ta forcojmë shoqërinë dhe shtetin. I rëni nga froni po bën përpjekjet e fundit që të shtyjë kohën dhe ndërkohë të organizojë ndonjë prapësi tjetër. Ndërsa qeveria nuk ka në dorë aq kompetenca sa të mbulojë punët e rëndësishme. Netët dhe ditët e qyteteve të Shqipërisë janë të trembura nga krismat e armëve, sikurse rrugët ndodhen më shumë nën kontrollin e civilëve të armatosur që japin “drejtësi” me kallashnikov. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve është shumë i lartë. Paratë e vjelura nga të rinjtë për kompanitë rentiere ndodhen si minë në ajrin mes fitimtarëve dhe të humburve. Paqja është “ilaçi” më i kërkuar për mbarë njerëzit e tromaksur gjatë luftës. Ndërkohë që edhe zgjedhjet parlamentare u zhvilluan vetëm në parametrat e të pranueshmes nga e keqja. Por megjithatë, ja ku jemi. Po të bëjmë lëvizjen më të pakujdesshme, tani mund të thyejmë shtëpinë tonë të përbashkët. Nuk është aspak fjala për një bashkëjetesë konformiste, por për një kujdes njerëzor. Jemi duke dalë nga një foshnjëri tepër e vonët; tani duhet të ishim një shtet i burrëruar. Shumëkush, duke thithur lirshëm ajrin, thotë se erdhi dita e së mirës; sikurse të tjerë thonë se ka njënajësyre për të mos u gëzuar para kohe. Megjithëse të dy palët kanë më shumë të drejtë, do të doja të qëndroja krah të parëve, me qëllim që të mbështesim të mirën që po ndodh. Me këmbë në qelq ndodhen përgjegjësitë që kanë në dorë ndërtimin e qeverisë së re dhe përgjegjësinë për qeverisje. Në radhë të parë ata duhet të bëjnë të pamundurën e dobishme që të mbildhet sa më parë parlamenti, të zgjidhet qeveria dhe të fillojë normaliteti i jetës. Por në këtë proces hapi i krijimit është hapi më fatkeqësie dhe fatmirësie. Nuk mund të përjashtohet kurrë ajo qeveri që pretendoi për ekzistuar, por ndërkohë nuk duhet të krahasohemi me atë të keqe. Qeveria e ardhshme duhet të shërbejë popullit, sikurse vetë shteti duhet të asistojë individin. Qytetari i sotëm ndodhet mes një eksperiencë të keqe dhe një shprese të mirë. Por i duhet domosdo qytetarit që të shikojë fytyrë normale të ministrit, kryeministrit, Presidentit, policit, taksambledhësit, doganierit dhe fqinjit të zakonshëm. Shteti nuk është në ajër, shteti jemi ne të gjithë, pozitar e opozitar. Shteti asnjëherë nuk na mungon, po ta krijojmë të mirë, kemi për ta dashur përgjithmonë. Kjo është kohë vendimtare për të gjithë.

PD e Tiranës pa kokë, largohet Brojka

Qeveria Nano, ja piketat e para

PARTIA SOCIALISTE 1 - President i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani 2 - Kryetar i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano 3 - Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Bashkim Fino 4 - Ministër Financave, Arben Malaj PARTIA ALEANCA DEMOKRATIKE 5 - Ministër i Brendshëm, Neritan Ceka 6 - Ministria e Reformave Institucionale, Arben Imami 7 - Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen, Perikli Teta PARTIA SOCIAL DEMOKRATE 8 - Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Skënder Gjinushi 9 - Ministër i Jashtëm, Paskal Milo PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT 10 - Nje ministër. I është ofruar e Kulturës SHEHU? Tre ministritë e rëndësishme, ajo e Mbrojtjes, Brendshme dhe e Jashtme do të kenë nga një Sekretar Shteti. Në raundin e dytë të bisedimeve, liderët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 29 Qershorit, do të diskutojnë për zëv/Ministrat dhe Drejtorët e Drejtorive Klint(on), Shirak, Kohl e Prodi në seancat e djeshme të samitit të NATO-s në Madrid. Foto Reuters Klint(on), Shirak, Kohl e Prodi në seancat e djeshme të samitit të NATO-s në Madrid. Foto Reuters

Radio “KOHA”: Mbi 1 milionë dëgjues

Emisionet e radio “KOHA” kanë arritur numrin rekord të dëgjuesve për një radio shqiptare. Sipas sondazheve të deritanishme, emisioni “Alol Radio “KOHA” ka numrin më të madh të dëgjuesve mbi 1 milionë dëgjues.

Bandat e Jugut nxjerrin këthet ndaj gazetës “Koha Jonë”

Agjensia e transportit të gazetës “Koha Jonë” është bërë pre e bandave të Jugut gjatë ditëve të lushatës dhe sidomos pas 29 Qershorit. Civilë të armatosur kanë marrë forcërisht 6 automjete të gazetës “Koha Jonë”, të cilat transportonin gazetat nëpër Shqipëri. Gjithashtu ka mbi tre ditë që bandat kërcënojnë shoferët e gazetës, duke bërë që gazeta të mos shkojë në qytetet: Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Ballsh dhe disa ditë në Vlorë. Dëmet materiale kanë arritur në 5.5 milionë lekë të reja në agjensinë e transportit të gazetave “KJ”. Po kështu dje persona të armatosur kanë bllokuar gazetën në qytetin e Fierit. Ndërsa nga organet e policisë nuk ka patur asnjë tentativë për kapjen e këtyre bandave. REDAKSIA

Sonte në ora 20.00 në radio “KOHA”

Emisioni direkt “Alol Radio “KOHA”: Cila është kandidatura më e mirë për ministër të Brendshëm? Telefononi në 287 96, 287 81 dhe 29551. Emisioni direkt “Alol Radio “KOHA”: Cila është kandidatura më e mirë për ministër të Brendshëm? Telefononi në 287 96, 287 81 dhe 29551.