Mandati i Berishës, luftë në KQZ
Sekretari dhe nënkryetari i KQZ, letër Presidentit: Ose kryetar shteti, ose deputet. Reagon pjesa tjetër, shtyhet raporti zyrtar i 29 qershorit
Mandati i Berishës, luftë në KQZ
Faqe 3
Godo, nuk pranoj të jem kryetarues i Kushtetutës. Brojka: PS po bën gabimet tona. Ministria e Jashtme: furtunë mbi diplomatët e Berishës
Klemenca e Finos
Shtypi e ka sulmuar ashpër dje kryeministrin Bashkim Fino, pas takimit me presidentin Berisha, që e shpëtoi edhe një herë këtë fundit nga dorëheqja e menjëhershme. Gjatë ditës së pardjeshme, Berisha ishte matur ta bënte publik largimin e tij, por kontakti me kryeministrin menjëherë edhe një herë në minutën e fundit, divordën përfundimtar me poltronin më të lartë të shtetit.
Mund të konsiderohet një klemencë e tepërt kjo e Bashkim Finos ndaj një kundërshtari të pafuqishëm, që ka arritur tashmë në stacionin e tij të fundit. Megjithëse vetë Fino ka reflektuar duke luajtur futboll ndaj asaj që vendosi në Presidencë me kryetarin e shtetit, akti i pardjeshëm është një sinjal mëse preokupues për aftësinë e ish-opozitës për të reaguar përballë një njeriu që e ka patur gjithmonë të lehtë ta luftojë. Duke e lidhur dekretimin e mbledhjes së parlamentit me daljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, Fino ka rënë faktikisht në lojën e përfitimit të kohës dhe të shpëtimit të fytyrës, që kreu i shtetit po mundohet të luajë. Përkulkja e tij faktike përballë Sali Berishës është ndërkaq sfida e parë e humbur mes dy kampeve qeverisje zgjedhjet e 29 qershorit i ndryshuan pozitat e forcës brenda klasës politike shqiptare.
Pse doli i humbur kryeministri Fino nga takimi me Berishën? Për disa arsye. E para është gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria. Nga data 29 qershor, kur shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare që partia e Berishës të largohet nga pushteti, kanë kaluar më shumë se dy javë. Që nga ajo ditë, vendi nuk ka ende një parlament të mbledhur dhe një qeveri të dalë prej tij. Ndërkohë që humbja e kohës është një luks që as fitimtarët, as të humburit nuk mund t’ia lejojnë vetes. Vetëm pardje në Tiranë kanë ndodhur gjashtë vrasje, të gjitha me armë zjarri. Nëse Berisha i humbur ka kohë të presë, Bashkim Fino i fituar duhet të nxitojë për të ushtruar mandatin e përvëluar që zgjedhësi i lënë në dorë. Shtyrja e dorëheqjes së presidentit aktual qoftë edhe për 24 orë, është një akt i papërgjegjshëm që nuk justifikohet nga asnjë rrethanë. Nëse Fino nuk ishte në presidencë në 9 mars kur opozita i dha dorën Berishës duke mos e lënë të shohej humbjen, ai nuk mund të thotë se pardje nuk ishte aty. Madje i vetëm, në një pozitë të sikletshme për dikë që duhet t’i bëjë lëshime atij që nuk ka bërë kurrë të tilla.
Dorëheqja e Sali Berishës nga posti që, të paktën prej katër muaj e gjysmë, e mban krejt padrejtësisht, është veprimi i parë që pozita e re duhet të provokojë, për t’i hapur rrugë një normalizimi të vërtetë të vendit. Por kjo nuk arrihet sigurisht duke vajtur për t’i mbajtur dorën Berishës mbi tekstin e dorëheqjes.
Çahen monarkistët: Durollari tradhëtoi Lekën
Spanjë. Një dem duke dalë nga arena. Foto REUTERS
Berisha viziton zyrën e tij në selinë e PD
Presidenti fillon provat si kryetar Partie
Faqe 5
Autoblinda kiskave pa leje në Tiranë
Bashkia kërkon falimin e policisë për lënën
Faqe 6
Vritet mbreti i modës Gianni Versace
Dy të shtënat në kokë para shtëpisë. Bota tronditet
Faqe 13