Berisha, dita e fundit President
Hapet rruga drejt qeverisë Nano. Këshilli Kombëtar i PD: Berisha rikthehet në vitin ’92. KQZ, ndahen milionat për komisionerët
Presidenti dekreton hapjen e Parlamentit. Berisha ndërpret konsultimet për Qeverinë. Sot ose nesër dorëheqja
Faqe 3
Berisha prapa gjishtit
Nga Frrok Çupi
Dje Presidenti i Rënë dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri ku do të dorëzojë “pasaportën” e presidentit dhe dosjen e shampanjës të boshatisur me 9 Prill 1992, si dhe e vendosi vehten në krye të Partisë Demokratike.
Kjo ishte lëvizja e fundit e Berishës; ai bëri një hap prapa dhe doli prapa gjishtit. Mbrëmë, edhe një herë ky njeri i përfunduar politikisht, ndezi edhe një dritë shprese.
E para, është shpresa se mund të fshihet prapa gjishtit.
Sali Berisha, njeriu që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si zjarrvënësi dhe shkatari i tragjedisë së vrasjes së mijëra shqiptarëve të pakët në periudhën shkurt-korrik 1997, tani u kthye aty ku e nisi aktin e kobshëm kundër vendit. Ai është vetëm deputet dhe kryetar i PD. Ai është aty ku lëshoi thirrjen e parë tek militantët: “Digjni gjithçka, janë komunistë, do t’i ngremë nga e para”. Megjithëse për pompëzën famëkeq, kthimi në pikën e nisjes mund të quhej një fatkeqësi, për Berishën e sotëm kjo konsiderohet një fitore. Ai mendon se si një deputet “i vogël” në një nga radhët e para të Parlamentit, do të fillojë të përtypë brezin e lëshuar prej fitimtarëve dhe qeverisë së tyre. Me siguri, në seancat e para të parlamentit nuk do të flasë, por menjëherë sapo të priten dritat që i la të vjedhura, ky do të ngrihet dhe të bërtasë si njeriu që i qanë hallin popullit. Me mandatin e vogël të deputetit do të fshihet krimin e shkatërruar ndaj vendit dhe popullit. Mirëpo, a i ka bërë mirë llogaritë Sali Berisha? Mirë apo keq, kjo është mënyra më e mirë që t’i ka mbetur. Aq më tepër që ai e di se kundërshtarët e tij janë shumë herë më të qytetëruar; ky mban mend se si këta kishin deklaruar më parë se nuk do të bëjnë si Berisha që burgosi paraardhësin e vet. Megjithëse kjo deklaratë ishte bërë në kushtet kur Berisha nuk e kishte ndezur ende fitilin për shkatërrimin e vendit. Se sa do ta mbrojë gjishti Berishën, këtë do ta tregojë e nesërmja.
E dyta, është hileja e “radhës së qumështit”. Berisha e vuri dje vetën në krye të Partisë Demokratike, duke siguruar kështu edhe një shishe në radhën pas tij. Të mërkurën ai del nga radha si President, dhe bën vetëm një hap prapa për t’i qëndruar afër “shishes” së dytë. Duke u vendosur si kryetar i PD, ai është i sigurtë se ka zënë pozicioni që nesër të vijë edhe një herë në atë vend që po lëshon. Aq më tepër që ka mbetur edhe diçka pa djegur ende.
Duke e ditur shumë mirë se sa halle i la në kurriz politikës së diskriminuar, ekonomisë së vjedhur e shkatërruar, qytetarit së vrarë për dheje, Berisha shpreson se si shtohet do të buzëqeshë në veshtrësinë e qeverisë së re, dhe t’i hidhet në qafë. Me këtë mënyrë, Berisha mendon se sonte e vitin 1992 do ta mbushë përsëri shishen e shampanjës. Mirëpo për këtë mungojnë dy gjëra dhe është shtuar një faktor tjetër. Mungojnë vitet 1992 dhe doktori i atij viti dhe, është shtuar urrejtja pa fund e popullit kundër Berishës. Ai tani mund të zgjidhet vetëm President i urrejtjes.
Parlamenti nesër, PD bën bojkot
Faqe 3
Berisha, stop në krye të shtetit, nesër në rrugë. Foto A.BABANI
Vlorë, terror e kaos edhe pas zgjedhjeve
Sot miting në Sheshin e Flamurit
Faqe 5
Albania, term i ri në ekonominë botërore
“Fati i Shqipërisë, i rëndësishëm për Europën”
Faqe 6
Greqia mbyll Kakavijën, i hapet mbërritjes
Blindë dhe ushtrie në anën tjetër të kufirit
Faqe 9