25/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 korrik 1997

Rrokada e madhe e pushtetit

Hiqet gjendja e jashtëzakonshme. Berisha qytetari me eskortë, në zyrën e kryetarit të PD: “Mejdani me karrierë të errët” Faqe 3

24 orët e ndryshimit

Nga Gavrosh Levonja Dje, kur në orët e vona të mbrëmjes, nëopresidenti Mejdani do i jepte mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të partisë së tij, Fatos Nano, shqiptarët do të kuptonin se rrokada e madhe e ndërrimit të pushtetit në Shqipëri kishte ndodhur. Vetëm në pak orë, Shqipëria do të kishte emra të rinj në presidencë, parlament dhe qeveri. Pas kësaj, duke se u krijuan kushtet që emrat e lidershipit të ri poshtë majës së piramidës së re, të mësohen nga ora në orë. Pas çbllokimit të situatës me dekretimin e thirrjes së parlamentit të ri nga ish-presidenti Sali Berisha, gjithshka filloi të lëvizë me shpejtësi marramendëse. Duket se pozita e re është plotësisht e ndërgjegjshme për kohën e humbur si pasojë e manovrave obstruksioniste të Berishës, i cili për qëllime të caktuara apo duke qenë i paaftë të dilte nga lekura e tij, përdori të gjitha mjetet për të zgjatur në maksimum agoninë e tij të qenies në pushtet. Në ndryshim nga dita e parë e fillimit të punimeve të parlamentit të ri, ku u procedua vetëm me zgjedhjen e komisionit të verifikimit të mandateve, dita e dytë ishte një ditë tepër intensive, duke qenë e mjaftueshme për të bërë institucionalizimin e kalimit të pushtetit nga PD-ja tek opozita e mëparshme. Në njëzetekatërorëshin e ditës së djeshme u bë verifikimi i mandateve të deputetëve, u pranua dorëheqja e ish-presidentit Sali Berisha, u zgjodh kryesia e re e parlamentit dhe komisionet parlamentare, u zgjodh presidenti i ri, zoti Rexhep Mejdani, i cili bëri edhe betimin, u hoq gjendja e jashtëzakonshme që mbante vendin të mbërthyer prej më shumë se katër muajsh. Pas kësaj, zoti Mejdani, i cili do të dilte nga parlamenti në cilësinë e numrit një të shtetit, do të shkonte në zyrën e re në godinën e presidencës me veturën me targë RSH002, e cila deri para dy ditësh i përkiste Berishës, në kohën që nuk do të mungonte dhe një miniceremoni gjatë së cilës eskortat e dy politikanëve u përshëndetën me njera tjetrën. Ende pa u ambientuar me “banesën” e tij të re, presidenti i ri i Republikës, do të priste kryeministrin e deritanishëm, Bashkim Fino, i cili do t’i paraqiste dorëheqjen. Dhe, fill pas kësaj, vizitori tjetër i presidencës do të ishte lideri i PS-së, Fatos Nano, të cilit presidenti Mejdani do t’i jepte mandatin për formimin e qeverisë së re. Pra, vetëm gjatë ditës së djeshme u realizua ndryshimi në kreun e pushtetit kryesorë; të parlamentit, presidencës dhe qeverisë. Duke pasur parasysh se kabineti që do të kryesojë Nano është gati edhe në detaje, pritet që edhe hapat e tjera që lidhen me kalimin e pushtetit në duart e aleatëve të majtë do të rrjedhin me shpejtësi. Në këtë mënyrë, brenda pakorësh shqiptarët pritet që të ndjejnë frymëmarrjen e pushtetit të ri. Jetëgjatësia e tij varet kryekëput nga futja e koncepteve të ndryshme nga ato të Berishës, në sjellin e qeverisjes. Po nëse qeveritarët e rinj do të bëjnë gabime të ngjashme, qoftë edhe në miniaturë, fodi i tyre do të jetë edhe më i shpejtë se ai i njeriut që iku.

Sot ora 12.00: Nano shpall Qeverinë

Kryeministri Nano, zëvendësi i tij Fino urojnë Mejdani pak çaste pas zgjedhjes së tij President. Foto GENT SHKULLAKU

Leka Zogu, gati të shkojë në Shkodër

Dje telefonata e largët Faqe 4

Pranga në Rinas oficerëve të larë të policisë

800 mijë DM e implikim në vrasjen e M. Malës Faqe 9

Evakuohen 185 raketa tokë-tokë

Gjirokastër: Makina amerikane transportojnë Faqe 9